Zyrtari ırakian:Udhëheqësi i ISIS-it Bagdadi lë ndjekësit e tij të vdesin në Mosul

Publikuar në Maj 17, 2017, 1 a.m.

Udhëheqësi i ISIS-it AbuBakr al-Bagdadi ka ikur nga Mosuli dhe thuhet se ka shkuar në Siri.

Gjenerali Maan al-Saadi, një zyrtar i shërbimit të kundër terrorizmit irakian, tha për Al Arabiya se shefi i ISIS-it, AbuBakr al-Bagdadi ka ikur nga Mosuli dhe ka braktisur ushtarët e tij "duke i lënë ata të vdesin".

Maan Al-Saadi tha se Bagdadi ka ikur në një vendndodhje të panjohur dhe pritet të planifikojë sulme të mëtejshme ndërkombëtare.

Militantët e ISIS-it kanë pësuar humbje të konsiderueshme në Mosul dhe se ata "nuk mendojnë më se kanë një vend" në qytet pas çlirimit të shumicës së rretheve të qytetit, tha ai.

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi më parë tha se informacioni i disponueshëm për Bagdadin dëshmon se ai është larguar nga Mosuli shumë kohë më parë, duke deklaruar se militantët e ISIS kanë vetëm dy zgjedhje, "dorëzimi ose vdekja".

AbuBakr al-Bagdadi ka humbur kontrollin mbi operacionet në Mosul, duke mos luajtur asnjë rol në luftimet në qytet.

Sipas zyrtarëve ushtarakë të Irakut, roli i tij përfundoi në këtë rajon.

 



Burimi : Basnews