Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shesin armë Arabisë Saudite në vlerë prej 100 miliard dollar

Publikuar në Maj 15, 2017, 12:25 a.m.

SHBA-të së shpejti do të përfundojë një varg kontratash lidhur me shitjen e armatimit Arabisë Sauditë në vlerë prej 100 miliard dollar, ka deklaruar zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, një javë para vizitës së presidentit amerikan Donald Trump Arabisë Saudite. Zyrtari amerikan i cili ka folur për Reutersin në kushtin e anonimitetit, ka thënë se pakoja për shitjen e armëve Arabisë Saudite do të mund të tejkalojë shifrën prej 300 miliard dollar brenda një dekade. Në atë mënyrë Arabia Saudite do të rris aftësitë e saja të mbrojtjes,porse aleati amerikan Izraeli do të ruajë përparësinë kualitative ushtarake mbi të gjitha vendet e rajonit, ka deklaruar zyrtari anonim amerikan. Qëllimi është që pakoja e kontratës të jetë i gatshëm gjer në vizitën e Trumpit Arabisë Saudite të planifikuar për 19 maj.

Gjatë viteve të kaluara Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin furnizues kryesor të armatimit për Arabinë Saudite, që nga avionët F015 gjer të sistemet kontrolluese të vlefshme në miliarda dollar. Pakoja e re e kontratës përfshin armë të ndryshme amerikane dhe pajisje ushtarake teknike, duke u nisur nga anijet luftarake, sistemet e mbrojtjes raketore si dhe sistemet me të cilat do të përforcohet edhe marina ushtarake saudite.

“Do të shohim se Arabia Saudite do të realizojë përparësi të dukshme të përgatitjes së vet luftarake. Në shumë mënyra kjo do të ju ndihmojë që të aftësohen për përgjigjet në kërcënimet me të cilën ballafaqohen”, ka thënë zyrtari anonim.

Riadi zyrtar paralajmëron që Trumpi do të merr pjesë në tri ngjarje kryesore: një varg takimesh me zyrtar saudit,  takimin e veçantë me krerët e Këshillit të Gjirit për bashkëpunim dhe në drekën zyrtare me 56 lider arab dhe mysliman, të cilët janë të ftuar në këtë ngjarje. Gjatë drekës do të bisedohet për luftën kundër ekstremizmit dhe rrugëve të financimit të terrorizmit.

Presidenti amerikan Donald Trump me liderët arab dhe mysliman  do të bisedojnë në luftë kundër ISIS-it, luftën në Jemen dhe kërcënimin të cilën paraqesin raketat balistike, si dhe kërcënimet tjera për trafikun detar në detin e Kuq.

Pjesa më e madhe e bisedimeve do të jetë përkushtuar luftës në Siri, me theks të posaçëm në stabilizimin e zonave të vendosura të sigurisë, apo “zonat për deeskalimin e konfliktit” me qëllim që refugjatëve sirian të sigurohen strehë të sigurt.