Projekti i Izraelit për libanizimin e botës arabe dhe botës islame

Publikuar në Maj 10, 2017, 8:37 a.m.

Dhe pas gjithë këtyre ngjarjeve, rradha i erdhi Sirisë. Sionizmi, imperializmi dhe prapambajtja e arabëve filluan një luftë globale kundër një shteti arab si Siria. Sipas justifikimit të tyre, ata planifikonin një revolucion paqësor kundër atij që e përshkruajnë si “Asad Mizori”. Megjithatë, edhe kjo luftë që ka zgjatur më shumë se gjashtë vite e gjysëm nuk është asgjë më shumë sesa pjesë e këtij plani të Izraelit për të shpërbërë botën arabe.

Që nga momenti i krijimit të shtetit të Izraelit, lëvizja sioniste nuk kanë hequr dorë qoftë edhe njëherë të vetme nga dëshira e tyre për të coptuar botën arabe dhe më pas për ta kontrolluar atë. Sionistët, të cilët nuk kanë mbetur vetëm në plnifikimin mendor për ta sjellë në jetë këtë projekt, përveç dëshirës për të marrë nën kontroll shtetet arabe kanë ndërmarrë projekte dhe veprimtari të rëndësishme për të garantuar dëshirën e tyre për krijimin e një ambjenti të sigurtë për ata në Lindjen e Mesme.

Oded Yinon, i cili është edhe një prej themeluesve të partisë në pushtet Likud, e cila punon fort për zhvillimin e kësaj teorie që njihet si Projekti i Izraelit të Madh e mbron veten brenda një të fshehte të madhe.

Ashtu siç edhe dihet, Yinon është një mik i vjetër i ish kryeministrit të Izraelit Ariel Sharon. Megjithatë, për vite të tëra me rradhë tashmë, ky strategjist sionist që punon për shërbimet e inteligjencës së Izraelit është fokusuar veçanërisht në shërbimet e inteligjencës ushtarake. Ndërsa përsa i përket aktiviteteve të tij jashtë territorit të Izraelit, ai prej një kohe shumë të gjatë dërgohet në Amerikë si pjesë e delegacioneve izraelite atje. Planet e Yinon, i cili është edhe arkitekti i shumë prej strategjive të partisë aktuale në pushtet Likud janë publikuar për herë të parë në muajin shkurt të vitit 1982 në revistën izraelite “Kivunim”. Plani izraelit, i publikuar në këtë revistë e cila referohet si organi medatik i shpërndarjes së informacionit të Organizatës Botërore Sioniste mbante titullin: Strategjia Izraelite e të Tetëdhjetave.

Në fillimet e vitit 1982, Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin, ndërsa mbante rolin e kontrollatorit të të gjithë Evropëë Lindore, ishte në një luftë të ftohtë me Amerikën. Ndërsa Izraeli kishte firmosur një marrëveshje paqeje me Egjiptin dhe kishte dorëzuar një pjesë të madhe të Sinas. Ndërsa mes Iranit dhe Irakut po përjetoheshin kohët më të ashpra të konfliktit mes tyre, shpërtheu lufta edhe në Liban.

Me këtë luftë Libani u kthye de facto në një shtet me pesë qeveri të ndryshme. Si pasojë e kësaj situate, veriu ishte në duart e të krishterëve me udhëheqjen e Sulejman Frenxhije, i cili mbështetej nga Siria. Lindja isht pushtuar nga ushtria siriane dhe mbahej nën kontrollin e ushrisë libaneze. Rrjedha e Lumit Litani ishte nën kontrollin e Organizatës së Çlirimit të Palestinës ndërs në jug (pavarësisht se atje ndodhej një popullësi me shumicë shiite) kontrollin e mbanin milicitë izraelite me në krye Saad Haddad. Sipas kësaj situate, në mënyrë që ndarja në pjesë e Libanit t’i sillte më shumë siguri Izraelit me kushtin që ndarja të ribëhej edhe njëherë, pas krijimit të ushtrisë siriane dhe Organizatës së Çlirimit të Palestinës, ndarja e Libanit ishte e favorshme për Izraelin.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, Yinonit i lindi ideja që ta shdërronte të gjithë botën islame në situatën që ndodhej Libani. Ky hap ishte në një farë mënyre e vetmja mundësi me anë të së cilës, një popull i vogël si hebrenjtë të mund të shtrinin kontrollin e tyre nga Nili deri në Eufrat. Me anë të këtij planifikmi të përçarjes qeveria hebreje përmbushte edhe një interes tjetër, do të mundësonte njohjen e ligjshmërisë së shtetit të Izraelit. Në këtë mënyrë, shteti i Izraelit do të mund të justifikonte ligjshmërinë e dhunshme me anë të parimit se çdo popull duhet të ketë shtetin e tij.

Plani për përçarjen e botës arabe u bë aksi kryesor më i rëndësishëm strategjik që Izraeli do të ndiqte në të ardhmen. Këtu është e nevojshme të rikujtojmë se pasi u mbarua punë me Libanin, Iraku u nda në tri shtete: shiitë, sunnitë dhe kurdët. Pas Irakut dhe Libanit, në listë qëndronin të listuara edhe projektet e rradhës për Egjiptin, Libinë, Sudanin, Sirinë, Marokun, Iranin, Turqinë, Somalinë dhe Pakistanin. Yinoni filloi ta vinte në zbatim projektin e tij duke përfitur edhe nga problematikat që tashmë ishin ekzistuese në kufinjtë e shteteve arabe. Këto problematika i kihin kthyer vendet arabe në disa shtëpi lojrash të ndërtuara prej letrash. Njëkohësisht, vendet arabe kishin grupime shoqërore të ndryshme të cilat në përgjithësi nuk kishin mundur që të krijonin një harmoni mes tyre. Në shumicën e kufinjve të shteteve arabe kishte konflikte mes shtetesh. Konfliktet ideologjike që do të përjetoheshin mes islamikëve, nacionalistëve dhe sekularistëve do t’i hapnin rrugën krijimit të themeleve të konflikteve të brendshme brenda çdo shteti.

Plani i Yinon, i cili nuk ndërtonte harta për të mos i përkufizuar kufinjtë parashikonte që shteti sirian të ndahej në katër nënshtete: në Damask do të ishin sunnitë, në Allepo përkatësitë e tjera, në Jug duzinjtë dhe në pjesën bregdetare alevitë. Sipas këtij plani, ndërsa parashikohej që pjesa perëndimiore arabe të ndahej mes arabëve dhe berberinjve, ishte parashikuar që Jordania të pranohej si një shtet i ri për palestinezët. Në këtë projekt, gadishulli arabik përkufizohet si kështjellat prej rëre: udhëheqës elitarë të kullava të fildishta, popullësi të shtetit me shumicë të huajshë dhe ushtri të dobëta.

Sipas projektit hebre, Egjipti ndodhej përballë një sistemi me shumë probleme të limituar dhe pranë falimentimit si dhe të përbërë nga byrokratë të pamjaftueshëm. Problemi kryesor ishte ai i ekonomisë që kishte ngritur flamurin e falimentimit me popullsinë e lodhur, burimet e dobësuara, shkencën e prapambeturë, elitën e pasur dhe popullsinë e shkatërruar të varfër të cilës nuk i njiheshin as shërbimet më thelbësore, papunësinë, krizën e identietetit dhe ndërprerjen e ndihmës së jashtme.

Në projektin e tij, Yinnon e përshkruan Egjiptin vetëm me një shprehje, një shtet që mbahet në fije të perit. Koptët që sapo kishin filluar të nxirrnin kokën prisnin të krijonin shtetin e tyre të pavarur në Egjipt, ndërsa për Sinan doli në dritë një dhënë shkencore. Përbërja gjeologjike e Sinas dhe rajonit të gadishullit janë të ndërthurura me njëra-tjetrën. Pra, kjo nënkuptonte se të dyja kishin të njëjtën pasuri të nëndheshme të naftës. Kjo gjë e bën Sinan, i cili ka dimensione të rëndësishme strategjike dhe fetare të bëhet pjesë e disa nga pikave më gjigande të pasurisë për ekonominë botërore. Nga ana tjetër, sipas planit në mënyrë të pashmangshme duhet që kontrolli i Sinas të jetë në dorë të Izraelit dhe kjo nën një farë mënyrë shpjegon faktin se pse që nga marrëveshja e paqes së Izraelit dhe deri më tani Sina ka mbetur një vend i shterë dhe i pashfrytëzuar. Dhe kjo është një ndër fatkeqësitë më të mëdha që i ka ndodhur botës islame, që prej fillimeve të marrëveshjes së Egjiptit me Izraelin dhe muajve të parë të regjimit të Mubarakut, udhëheqësit e Egjiptit kanë deklaruar se periudha e luftës mes Izraelit dhe arabëve ka ardhur drejt vitit dhe kanë filluar fushatën për kalimin në periudhën e paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Pranimi i një roli të këtillë prej tyre i shkaktoi një tragjedi të vërtetë botës islame.

Fakti që Yinon është shprehur se “Për Egjiptin nuk do të ketë përplasje ushtarake dhe përdorim të luftës” ka qënë një fatkeqësi më vete. Sepse Yinon ishte i sigurtë se performanca e këtij regjimi udhëheqës në Egjipt me mënyrat e gabuara që përdor dhe qorrsokakët ku ka mbetur nuk do të duan të futen në një konflikt drejtpërsëdrejti me Izraelin dhe do të pranojnë që të bëjnë kompromis me at, duke e çuar vendin drejt humnerës.

Në këtë moment është e rëndësishme të rikujtojmë me kujdes se vetëm katër muaj pasi u publikua ky lajm i Yinonit, Izraeli pushtoi Libanin. Përgjatë një lufte tetëmbëdhjetë vjeçare të pushtimit Izraelit, ai i vrau si shoqëri e tërë palestinezët ose i detyroi ata që të braktisnin shtetin e tyre. Përsëri edhe gjatë kësaj periudhe, Izraeli bëri të pamundurën që ta largonte nga aty ushtrinë siriane. Në vend shoqëritë që i përkisnin grupimeve të ndryshme etnike filluan të kishin mosmarrëveshje me njëra-tjetrën dhe kështu Libani u nda në pesë shtete. Megjithatë, edhe sot de facto Libani ende vazhdon të jetë i ndarë në të njëjtën mënyrë dhe vazhdon t’i ruajë kufinjtë politikë. Nga ana tjetër, Iraku, ushtria e të cilit tashmë ishte shumë e lodhur nga lufta që sapo kishte kaluar me Iranin, sapo doli nga lufta sulmoi menjëherë Kuvajtin në vitin 1990 për të hedhur kështu hapat e parë të planit të shpërbërjes. Kohë më pas, në vitin 2003, Amerika me pretekstin e Saddam Hysejni kishte armë jo konvencionale pushtoi Irakun. Vite më pas, nga deklaratat e zyrtaëve amerikanë është mësuar se në fakt prezenca e këtyre armëve ka qënë vetëm një pretekst për të pushtuar Irakun.

Dhe pas gjithë këtyre ngjarjeve, rradha i erdhi Sirisë. Sionizmi, imperializmi dhe prapambajtja e arabëve filluan një luftë globale kundër një shteti arab si Siria. Sipas justifikimit të tyre, ata planifikonin një revolucion paqësor kundër atij që e përshkruajnë si “Asad Mizori”. Megjithatë, edhe kjo luftë që ka zgjatur më shumë se gjashtë vite e gjysëm nuk është asgjë më shumë sesa pjesë e këtij plani të Izraelit për të shpërbërë botën arabe.



Burimi : Medya Şafak