Nga Kisha Luterane e përqafoi fenë Islame

  • Kristin Szremski është 55 vjeçare nga Uashingtoni, D.C.
Publikuar në Maj 10, 2017, 8:17 a.m.

"Udhëtimi im personal i besimit më ka sjellë kuptimin tim për Zotin në qartësinë e kristalit. Kjo nuk do të thotë se unë di gjithçka për Zotin, sepse kuptimi ynë për Të është i kufizuar. Por, kur isha protestante dhe më vonë katolike, Zoti  më dukej i zemëruar me mua, i largët, dhe u përqëndrova në Jezusin si ndërmjetës.

Islami më ka mësuar se Zoti është Absolut. Mes emrave të tij prej 99-të, mësojmë se Zoti  është dashuria absolute, mëshira, bujaria, dhembshuria dhe pastërtia.

Ai është gjithashtu është gjykatësi absolut dhe llogaritës i çështjeve tona. Pra, në një farë mënyre Islami solli në fokus idetë e mëparshme që kisha për Zotin,  ndërsa gjithashtu sqaroi se Ai është Krijuesi dhe vetëm Ai na krijoi. Prandaj, Ai është Ai që meriton adhurimin.

Kam kuptuar se Zoti është lehtësisht i arritshëm për ne.

Por më së shumti, kam arritur të kuptoj se Zoti është lehtësisht i arritshëm për ne. Ai na tregon se Ai është 'më afër nesh sesa venat tona. Të gjithë që duhet të bëjmë është të bëjmë një përpjekje për të rritur besimin dhe spiritualitetin tonë nga gjëra të tilla si leximi i Kur'anit dhe namazi. Ne bëjmë një hap drejt Zotit dhe Ai vjen duke vrapuar drejt nesh.



Burimi : Huffpost