Imam Hamanei: Me ndryshimin e qeverive nuk ndryshon edhe armiku

Publikuar në Maj 9, 2017, 12:44 a.m.

Imam Hamanei është takuar me disa zyrtarë aktivë në fushën e arsimit dhe me disa mësuesë me rastin e “Javës së Mësuesve” në Iran.

Me rastin e “Javës së Mësuesve” në Iran, Këshilltari i Revolucionit, Ajetullah Sejjid Ali Hamanei është takuar me me disa zyrtarë aktivë në fushën e arsimit dhe me disa mësuesë

Në këtë takim modest, këshilltari i revolucionit është shprehur kështu: “Republika Islamike e Iranit nuk e pranon objektivin e vitit 2030. Objektiva të këtilla nuk mund të na përfaqësjnë neve dhe të na detyrojnë të hedhim hapa pas. Kjo gjë që shihet si një shpëtim global i zhvilluar nën ndikueshmërinë e fuqive globale, dhe pse duhet kjo gjë t’u i japë të drejtën këtyre fuqive mbi kulturat dhe kombet e ndryshme prej tyre. Për këtë arsye ne jemi kategorikisht kundër preanimit të firmosjes dhe zbatimit të vendimeve me objektiva të këtilla. Veçanërisht, Këshilli i Lartë i Revolucionit Kuturor duhet të tregohet i kujdesshëm në çështje të këtilla.”

Ajetullah Hamanei, i cili ka theksuar se përsa kohë i gjithë populli dhe shteti janë aktivë në të gjithë fushat e jetës, armiku nuk mund të bëjë asgjë, e ka vazhduar kështu fjalën e tij: Nëse dëshironi që kjo pjekuri dhe ky nder që është krijuar duke qëndruar përballë rrezikut të vazhdojë, atëherë duhet të merrni pjesë në zgjedhje. Nëse dëshironi që Republika Islamike të vazhdojë të ruajë fuqinë e saj në rang botëror, atëherë duhet të merrni pjesë në zgjedhje.

Për më tepër, këshilltari i revolucionit është shprehur kështu “Nuk është e rëndësishme se për kë do të votoni. E rëndësishme është që gjithkush të shfaqet atë ditë dhe të votojë. Pra, duhet të vërtetohet se populli e mbështet Islamin dhe Republikën Islamike. Përballë një qëndrese dhe vullneti të këtillë, armiku nuk mund të bëjë asgjë.”

Këshilltari i revolucionit islamik, duke theksuar se edhe në sytë e armiku Irani shfaqet si në forcë e madhe, ka bërë këto vlerësime: kjo forcë dhe fuqi rrjedh nga fakti se populii është i gatshëm në të gjitha fushat e jetës. Unë po them haptazzi populli, sepse nuk dua që më pas dikush të ndryshojë fjalën time dhe t’i drejtohet një grupi specifik. Qeveritë këtu mbeten të pafuqijshme.

Një pjesë tjetër e fjalimit të Imam Hamaneit vazhdon kështu, “Armiku është gjithmonë armik dhe këtë nuk e ndyshon dot ngritja apo rënja e një qeverie. Armiku përpiqet ta lëshojë helmin e tij në çdo çast të mundshëm dhe nuk i inteesojnë qëndrimet politike, megjithatë friksohet vetëm nga populli se mund ta ndalojë. Sigurisht, druhet se përballë tij mund të gjejë një popullsi prej 80 milionë njerëzish.”



Burimi : Rasthaber