Ne nuk e pranojmë krijimin e Shtetit Palestinez sipas kufinjve të vitit 1967

Publikuar në Maj 9, 2017, 12:39 a.m.

Zëvedës sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islam në Palestinë, Zijad Nahale është shprehur kështu: ‘Ne nuk e pranojmë krijimin e një shteti palestinez sipas kufinjve të vitit 1967 si një zgjidhje të konfliktit.’

Gjatë një reportazhi ekskluziv që kadhën për agjencinë e lajmeve palestineze, El Jevm, zëvedës sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islam në Palestinë, Zijad Nahale është shprehur kështu: ‘Ne nuk e pranojmë krijimin e një shteti palestinez sipas kufinjve të vitit 1967 si një zgjidhje të konfliktit.’

Zijad Nahale, duke e kritikuar me tone të forta dokumentin politik që është shaqur në zhvillimet e ditëve të fundit si një marrëveshje kombëtare për pranimin e krijimit të një shteti palestinez sipas kufinjve të vitit 1967 është shprehur kështu: ‘A nuk është Xhihadi Islam dhe palët e tjera që nuk e pranojnë krijimin e një shteti palestinez sipas kufinjve të vitit 1967 kombëtarë?’

Nahale, duke theksuar se një dokument i këtillë do të lëndojë ndjenjat e atyre që ndjekin rrugën e rezistencës është shprehur se ‘Hamasi dhe Xhihadi Islam duhet të jenë partnerë në rezistencë dhe çlirimin e vendit.’

Zëvedës sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islam është shprehur kështu në lidhje me vizitën e Mahmud Abbasit në Amerikë dhe takimit të tij me Donal Trump: ‘Qëllimi i këtij takimi është që t’i rikthehemi zhvillimit të bisedimeve që janë të favorshme për Izraelin.’

A mos ndoshta pritja enduziaste e Mahmut Abbasit në Shtëpinë e Bardhë ka qënë një rrushfet për atë që të pranojë këtë zgjidhje tragjike dhe të frikshme që Amerika propozon për zgjidhjen e çështjes palestineze..

Zijad Nahale, duke kritikuar rritjen e shpresave se Persidenti i Amerikës do të mund të ofrojë ndonjëherë një alternativë të drejtë për zgjidhjen e çështjes palestineze i ka kërkuar Mahmut Abbasit që të heqë dorë nga veprime të këtilla në të keqe të Rripit të Gazzës.

Zëvedës sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islam duke theksuar se kjo është një tradhti ndaj Intifadës së Jeruzalemit ka kërkuar që Qeveria e Shtetit Palestinez të qëndrojë në koordinim të sigurimit të daljes me sukse të grevës së urisë së të dënuarve në burgjet izraelite.

Në dokumentin e ri politik, Hamasi ka theksuar se kërkon të krijojë një shtet sovran dhe të pavarur brenda kufinjve të vitit 1967, ka shtuar marrëveshjen kombëtare për kthimin e refugjatëve dhe emigrantëve palestinezë në shtëpitë e tyre.



Burimi : Rasthaber