Imamët afganë: Ekstremistët dëmtojnë imazhin e Islamit

Publikuar në Maj 7, 2017, 12:38 p.m.

Një numër studiuesish fetarë dhe anëtarë të këshillit provincial në Balkh,  Afganistan të dielën thanë se zyrtarët përgjegjës duhet t'u përgjigjen popullit për sulmin vdekjeprurës të së premtes nga ekstremistët talebanë ndaj trupave të ushtrisë Shahien në Balkh. 

Hoxhallarët  theksuan se sulmet terroriste nuk kanë asnjë lidhje me mësimet Islame dhe duke kryer mizori të tilla, terroristët duan të krijojnë frikë në mesin e njerëzve dhe të dëmtojnë imazhin e Islamit.

Duke folur për sulmin e talebanëve, ata thanë se Islami e dënon ashpër terrorizmin dhe militantizmin në të gjitha format dhe manifestimet e saj.

"Sulmet ndaj xhamive dhe vendeve të shenjta nuk kanë arsyetim fetar, kryengritësit duke qëlluar vende të tilla e dëmtojnë imazhin e Islamit para krejt botës", tha dijetari fetar Mavlavi Matiullah.

"Terroristët kanë përcjellë një imazh negativ të Islamit në botë, por Islami nuk është kështu, Islami nuk i lejon vrasjet", tha Mahmud Danishxho, kreu i departamentit të Haxhit në Balkh, Afganistan.

Sulmi i së premtes në kampin e ushtrisë vrau rreth 135 ushtarë dhe la të plagosur më shumë se 80 të tjerë.



Burimi : Tolo News