50 komandant turq japin dorëheqje, ISIS-i i merrë armët e ushtarëve të vrarë

Publikuar në Maj 6, 2017, 1:52 a.m.

Ahmed Takan, gazetar i gazetës Jeni Cak në Turqi në një artikull të tij ka folur për disfatën e rëndë të ushtrisë turke në operacionin e quajtur “ Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë dhe për dorëheqjen e 50 oficerë të lartë me grada të ushtrisë turke.

Turqia së bashku me ushtrinë çlirimtare ka nisur një operacion të quajtur “ Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë mirëpo tradhtia e ushtrisë çlirimtare dobësoi shumë operacionin e nisur nga ushtria turke. Ahmed Takan thotë se ushtria çlirimtare e cila bashkëpunon me ushtrinë turke, armët të cilat i ka marrë nga ushtria turke ua shet terroristëve të ISIS. Sipas  gazetarit Takan ushtria turke ka dështuar në operacionet e saj në Siri dhe opinionit i fsheh dëmet reale që ka pësuar në operacionin Mburoja e Eufratit. “

Terroristët e ISIS marrin armët e ushtarëve turq të vrarë ndërkohë që 50 oficerë me grada të larta të ushtrisë turke kanë dhënë dorëheqjen. Ndërkohë ushtria turke për të marrë trupat e pajetë të ushtarëve të saj është detyruar t’i japë grupit terrorist ISIS, terroristët e vrarë. Nëse kjo gjendje vazhdon, populli turk do të detyrohet të paguajë shpenzime të larta. Bijtë e familjeve turke çdo ditë vriten dhe zhyten në dhe. Spitalet Diluk dhe Kelis janë të mbushur me ushtarë të plagosur. Për ekipet mjekësore nuk ka asnjë ditë pushimi. Ushtarët kanë humbur vullnetin e tyre për të luftuar”, shkruan gazetari Ahmed Takan.