Zonat e sigurisë në Siri

Publikuar në Maj 6, 2017, 1:48 a.m.

Rusia, Irani dhe Turqia,si vendet garantuese të armëpushimit, kanë nënshkruar në Astana të Kazakistanit memorandumit për krijimin e katër zonave të sigurisë në Siri. Ceremoninë e nënshkrimit e kanë kundërshtuar disa anëtar të opozitës siriane të cilët kanë shprehur protestën e tyre. Disa edhe e kanë braktisur sallën e takimit. Memorandumi për krijimin e katër zonave të sigurisë në Siri parasheh krijimin e zonave të sigurisë buzë kufirit të zonave të sigurisë për të parandaluar konfliktet luftarake, ceket në projekt dokumentin.

Burimi nga opozita siriane cek se Rusia ka propozime për zgjidhjen e konfliktit në Siri. Në dokument, flitet se Rusia propozon që të krijohen katër zona të sigurisë  për zvogëlimin e tensioneve në Siri, në krahinat Idlib, në veri të krahinës së Homsit, në Gutën lindore dhe në jug të vendit. Burimi nga një delegacion ka thënë se në pas nënshkrimit të dokumentit për zonat e sigurisë, ai do të hyjë në fuqi një ditë pas nënshkrimit, ndërsa caktimi i kufijve të tyre  do të zgjas rreth dy javë. Përveç kësaj, ai ka cek se Rusia për sigurimin e këtyre zonave do të mund të shfrytëzojë edhe policinë e saj ushtarake.

Bashar Xhaferi shef i delegacionit sirian në bisedimet në Astana, ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit për krijimin e katër zonave  të sigurisë në Siri, duke shprehur shpresën në implementimin e tij të shpejtë. “Siria përshëndet iniciativën ruse për zonat e de eskalimit. Damsku konfirmon vazhdimin e luftës kundër terrorizmit. Duam që miqtë tanë rus dhe Iranian të shqyrtojnë detajet e implementimit të këtij memorandumi sa më pare”, ka cek Xhaferi  në konferencën për shtyp.

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara Stefan de Mistura ka përshëndetur sot planin për krijimin e zonave të sigurisë në Siri si hap në drejtim të duhur të ndërprerjes së armiqësive në Siri. Rusia, Irani dhe Turqia, pas rundit të ri të bisedimeve në Astana kanë nënshkruar memorandumin e zonave të sigurisë në Siri. Delegacioni i opozitës siriane ka protestuar dhe ka braktisur takimin. “Konsideroj se sot në Astana ishim dëshmitar të hapit pozitiv të premtuar në drejtim të duhur në procesin e de eskalimit të konfliktit”, ka thënë De Mistura para gazetarëve. Biseduesi kryesor rus Aleksandar Lavrentijev ka deklaruar se Moska është e gatshme për bashkëpunimin më të përafërt edhe me SHBA-të dhe Arabinë.

State departamenti amerikan ka shpreh shqetësimin e tyre lidhur me memorandumit për zvogëlimin e dhunës në Siri në të cilin kanë ndërmjetësuar Rusia dhe Turqia duke deklaruar se Washingtoni është skeptik  pasi që Irani është njëri nga garantuesit e marrëveshjes së arritur. “Edhe më tutje jemi të shqetësuar për shkak të memorandumit nga Astana dhe kyçja e Iranit si garantues i marrëveshjes”, ka publikuar State departamenti amerikan, duke shtuar se aktivitetet e Iranit në Siri kanë sjell në rritjen e jo në zvogëlimin e dhunës në Siri.

Përfaqësuesi i opozitës siriane ka thënë se atë nuk mund të pranojë. Ai si arsye për refuzim ka cek se zonat e sigurisë mund të kërcënojë integritetin territorial të Sirisë, dhe konsiderojmë se Irani nuk është vend që mund të garantojë planin paqësor.

“Dëshirojmë që Siria të ruajë integritetin e vet territorial, ka thënë delegate opozitar Osama Abu Zaid pasi që tri shtetet kanë nënshkruat memorandumin. “ Ne e kundërshtojmë ndarjen e Sirisë. Ndërsa lidhur me marrëveshjen, ne nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe kurrë nuk do të jemi për të, gjersa Irani konsiderohet si shtet I cili do të garantojë paqen”, ka përfunduar Zaidi.



Burimi : GlobalCir