Takimi Putin-Erdogan në Soçi të Rusisë

Publikuar në Maj 4, 2017, 12:19 a.m.

Turqia është partner i besueshëm dhe i rëndësishëm i Rusisë, ka deklaruar të mërkurën kryetari rus Vlladimir Putini, pas takimit me kryetarin turk Rexhep Tajib Erdoganin.”Procesi i normalizimit” në marrëdhëniet tona është prapa nesh, Vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona bilaterale”, ka thënë Putini. Ka shtuar se janë shfuqizuar të gjitha sanksionet kundër Turqisë, duke përjashtuar vetëm atë të importit të perimeve. Ka theksuar njashtu se është i pajtimit me kryetarin turk lidhur me çështjen e vendosjes së zonave të sigurta në Siri. Erdogani pas takimit ka deklaruar se armëpushimi apo ndërprerja e konflikteve të armatosura në Siri me garancionet  e Rusisë, Iranit dhe Turqisë është rast i rëndësishëm për arritjen e zgjidhjes politike në Siri.

“Ky çast i artë nuk duhet të shkatërrohet”, ka thënë Erdogani. Duke komentuar për sulmet kimike në qytetin sirian Khan Shajkun, Erdogani ka deklaruar se”sulmi i tillë brutal nuk guxon të mbetet i padënuar”. “Kam parë se jemi të të njëjtit mendim me Putinin se është koha e fundit për dënimin e përgjegjësve për sulme të këtilla. Çdo sulm dhe prishje e armëpushimit jo vetëm që situatën në terren e bën më të keqe por me këtë edhe sabotohen përpjekjet e vendeve garantuese. Besojë se hapat që do të bëjnë Turqia dhe Rusia do të ndryshojnë fatin e rajonit”, ka porositur Erdogani në Soçi në fillim të takimit me Putinin. Erdogani dhe Putini janë takuar sot në rezidencën presidenciale në Soçi, ndërsa fillimi i takimit ishte i hapur për media.

“Dua të falënderoj mikun tonë të respektuar në thirrjen dhe mundësinë që të realizojmë këtë takim, në mënyrë që kem arritur nga një pjesë në pjesën tjetër të Detit të Zi”, ishin fjalët me të cilët Erdogani nisi fjalimin e tij përshëndetës. Më tutje theksoi se vizita e tij Rusisë do të jetë çasti që në mënyrë gjithëpërfshirëse të bisedojmë më marrëdhëniet tona bilaterale, por edhe për ngjarjet rajonale.”Gjendemi në periudhën para së cilave përball nesh gjenden përgjegjësit  mëdha. Besojmë se hapat që do të ndërmarrin Turqia dhe Rusia do të ndryshojnë fatin e rajonit”, ka theksuar Erdogani.

Kryetari rus ka theksuar se marrëdhëniet e vendit të tij dhe Turqisë kanë karakter të veçantë.”Ju falënderojmë që nuk e keni refuzuar ftesën tonë dhe keni ardhur në Soçi. Marrëdhëniet tona po zhvillohen në mënyrën ashtu siç jemi marr vesh më parë. Jam i kënaqur që kemi rast që në atmosferë punues të bisedojmë lidhur me marrëdhëniet tona bilaterale, por edhe për temat aktuale, kryesisht për gjendjen në Siri”, ka cekur Putini.

 

Me ftesë të kolegut të tij rus, Erdogani të mërkurën ka arritur në Soçi për të biseduar lidhur me marrëdhëniet bilaterale por edhe tema rajonale, me theks të posaçëm në intensifikimin e marrëdhënieve në mes tyre dhe situatës së luftës në Siri. Kryetari turk gjatë këtij rasti  ka deklaruar se është i bindur se procesi i normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ka përfunduar  dhe se termi  i normalizimit nuk do të përdoret, por dy vendet do të vazhdojnë procesin e intensifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Edhe Putini ka thënë se të dyja vendet do të vazhdojnë të punojnë në ngritjen e marrëdhënieve në nivel të tillë të cilën e meritojnë dy vendet dhe shtoi se është i bindur se shumë vetë në botë janë të befasuar me një bashkëpunim të tillë të afërt në mes institucioneve ushtarake dhe të sigurisë të të dyja vendeve.

Erdogani më herët ka porositur se Rusia dhe Turqia nuk duhet as një sekondë të humbin në burokraci dhe do të duhej të investojnë përpjekje konstruktive për realizimin e bashkëpunimit tregtar në shumë prej 100 miliard dollar.

“Ne vendosmërinë tonë në atë aspekt e kemi treguar shumë herë. Në rast se duam të arrijmë shumën prej 100 miliard dollar këmbim tregtar, kusht është që bashkërisht të ndërmarrim përpjekje në konstruktive”, ka thënë Erdogani.



Burimi : Al Jazeera