Al Kaida e Jemenit ka pranuar se po lufton në anën e regjimit saudit

Publikuar në Maj 4, 2017, 12:16 a.m.

Kreu i degës së Al-Kaidës në Jemen kanë pranuar sekretin duke thënë se militantët e tij shpesh kanë luftuar me fraksionet e qeverisë jemenase të Hadit, me të cilin sjell në pyetje fushatën e koalicionit saudit në luftën e tyre kundër luftëtarëve  arab shiit në Jemen e të cilin koalicion e përkrah edhe SHBA-ja.

Kasim al Rimi udhëheq grupin të njohur  Al-Kaida tč gadishullit arabik(AQAP) të cilën Washingtoni e konsideron si pjesë më e rrezikshme të rrjetit global terrorist, gjersa në Jemen po luftojnë në anën e njëjtë. SHBA-të herë pas here kryejnë sulme në krerët e Al-Kaidës në Jemen, sikurse para dy vitesh kur e vranë Naser al Wuhejshi, por të cilën vend e zëvendësuan krerët tjerë.”Po luftojmë me të gjithë mysliman tjerë në Jemen, së bashku me fraksione të ndryshme islamike”, ka cek al Rimi duke shtuar se ithtarët e tij janë bashkuar me një varg fraksionesh,”duke përfshirë selefit ultra-konservativ, Vëllazërinë myslimane dhe vëllezërit tjerë të fiseve sunite në Jemen, kundër kryengritësve shiit të quajtur Houti në Jemen”.

Al-Rimi nuk ka treguar se çfarë do të thotë”krahas vëllezërve të cekur”, por është e qartë se Al-Kaida de facto është aleat i qeverisë së kryetarit Mansur Hadit dhe mbështetësit e tij, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në luftë  kundër shiitëve dhe pjesëve të ushtrisë jemenase në luftë e cila ka shkatërruar vendin, ka shkaktuar uri dhe ka vrarë më shumë se 10.000 njerëz. Vëllazëria myslimane dhe grupet vehabite janë disa nga milicitë kyçe në anën e Mansur Hadit dhe rregullisht marrin pajisje dhe armë nga koalicioni i regjimit saudit i cili në këtë luftë ka përkrahjen dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Luftën në Jemen e kanë nis luftëtarët besnik të Masur Hadit i cili ka uzurpuar pushtetin, por me kryengritjen e jemenasve dhe kur Hutit shiitë e morën kryeqytetin Sana, ka ik në Arabinë Saudite. Koalicioni të cilën e udhëheq  regjimi saudit të cilën  e përbëjnë kryesisht shtetet arabe, ndërsa fushatën e madhe ajrore kundër Jemenit Arabia Saudite e ka nis që nga marsi i vitit 2015 e deri në ditët e sotshme. Bisedimet paqësore nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara nuk kanë pas sukses të tejkalojnë anët ndërluftuese, dhe konflikti në Jemen ka mundësuar që Al-Kaida dhe ISIS-I të shfrytëzojnë kaosin dhe të rrisin ndikimin në Jemen, veçanërisht në Jemenin jugor, në të cilin luftëtarët e Mansur Hadit nuk arritën të rikthejnë ligjin dhe rendin.



Burimi : Logiçno