Të vendosur në rezistencën e armatosur, Hamasi pranon shtetin e Palestinës sipas kufinjve të vitit 1967

  • Lideri i lëvizjes së rezistencës palestineze, Khaled Meshaal gjatë një konference ku ka parashtruar dokumentacionin e politikës së re të lëvizjes në Doha, Katar më 1 maj 2017. (Foto nga Reuters)
Publikuar në Maj 4, 2017, 12:14 a.m.

Lideri i lëvizjes Hamas së rezistencës palestineze, Khaled Meshaal është shprehur se ky grupim pranon si shtet të Palestinës formën e pavarur që ai pati marrë dhe me kufinjtë e vitit 1967.

Këtë të hënë, gjatë takimit në Doha, Meshaal ka shpallur politikën e re të Hamasit duke u shprehur se “Hamasi mbështet çlirimin e Palestinës si të tërë, megjithatë është i gatshëm që të pranojë kufinjtë e vitit 1967, pa e njohur Izraelin si shtet dhe pa iu cënuar asnjë e drejtë.”

Në vazhdim ai theksoi faktin se ky dokumentacion nuk njeh në asnjë mënyrë apo formë Izraelin si shtet dhe ka shtuar se “Ne nuk dëshirojmë që të shkelim mbi parimet tonë, megjithatë dëshirojmë të jemi të hapur. Shpresojmë që ky dokument i ri të luajë një rol pozitiv në qëndrimin e shteteve evropiane kundrejt nesh.” Në dokument sanksionohet e “Nuk ka kurrësesi një njohje të legjitimitetit të entitetit sionist.”

Në dokument bëhet thirrje për kthimin e refugjatëve palestinezë dhe nënvizohet e drejta e këtij grupi për rezistencë të armatosur kundër regjimit të Tel Avivit.

Në charter shkruhet se: “Rezistenca në të gjithë format dhe metodat e mundshme kundrejt një pushtuesi është një e drejtë legjitime e garantuar nga ligjet hyjnore dhe nga normat dhe ligjet e së drejtës ndërkombëtare. Një ndër këtë mënyra është edhe rezistenca e armatosur, e cila përbën një zgjedhje strategjike për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e popullit palestinez.”

Në vazhdim të dokumentit thuhet se: “E drejta e refugjatëve palestinezë dhe të dëbuarve nga shtëpitë e tyre, prej të cilave janë privuar dhe nuk lejohen të kthehen – qofshin këto territore të pushtuara në vitin 1948, apo në vitin 1967 (që përfshin të gjithë Palestinën) është një e drejtë natyrore si individuale, ashtu edhe kolektive... Është një e drejtë e pacënueshme dhe nuk mund të privohet nga asnjë palë, as palestineze, as ndërkombëtare, as arabe.”

Më herët në po të njëjtën ditë, Hamasi ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të zgjidhet një lider i ri i lëvizjs.

Për më tepër:

Duke marrë parasysh këtë deklaratë, regjimi i Tel Avivit është shprehur se kjo ngjarje kërkon t’i mbuljë sytë botës nga e vërteta. Zëdhënësi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur se “Hamasi po mundohet të mashtrojë botën, por nuk do të mund ta arrijë një gjë të këtillë.”

Hamasi është një forcë udhëheqëse në luftën kundër Izraelit, i cila ka marrë pjesë në tri luftra kundrejt territorit palestinez që prej vitit 2007 dhe ka vrarë mijëra njerëz.

Lufta më e fundit filloi në fillimet e korrikut të vitit 2014 dhe përfundojë më 26 gusht të po të njëjtit vit. Në luftë mbetën të vrarë rreth 2.200 palestinezë dhe rreth 11.100 të plagosurë.



Burimi : Press TV