Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik: Arroganca botërore synon zhdukjen e identitetit Islam

Publikuar në Maj 2, 2017, 2:32 a.m.

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se kuptimi dhe zbatimi i parimit kur'anor "Besim në Zotin dhe mohim i despotizmit" bëhet shkak për madhërinë e Umetit Musliman, sepse sot arroganca botërore synon të zhdukë identitetin  Islam në rajon dhe në botë.

Ajetullah Hamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të enjten në mëngjes në takim me profesorët, kënduesit e Kur’anit dhe hafizët e Kur'anit të Shenjtë nga 83 vende të botës që morën pjesë në Garat Nndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë, deklaroi se identiteti Islam nuk lejon ndërhyrjen dhe hegjemoninë e armiqve dhe shtoi:

"Njohurit dhe mësimet Kur'anore janë shpëtimtare dhe konstruktive për një jetë me dinjitet dhe fisnikëri të Umetit Musliman në përgjithësi dhe këto mësime duhet të shndërrohen në një diskurs të hapur dhe të qartë të shoqërive islame."

Ajetullah Hamenei problemet aktuale të Umetit Islam i quajti pasojë të hegjemonisë kulturore, ekonomike dhe politike të perëndimit dhe shtoi:

"Sot shumë  shtete islame, nuk kanë identitet islam dhe armiqtë mund të depërtojnë shumë lehtë në kulturën, bindjet, ekonominë, politikën dhe në marrëdhëniet shoqërore të tyre dhe të krijojnë urrejtje dhe konflikte në mes myslimanëve".

Ajetullah Hamenei, në vazhdim deklaroi se largimi nga Kur'ani bëhet shkak që armiqtë të shfrytëzojnë situatën dhe të fusin kundër -vlera  në shoqëritë muslimane. Ai theksoi:

"Gjendja aktuale e shteteve dhe vendeve islame përballë Amerikës, sionizmit dhe plaçkitësve, është rezultat i largimit nga Kur'ani i shenjtë, ndërsa nëse do të afrohemi pranë Kur'anit dhe identitetit islam, do të mënjanohen të gjitha këto probleme".

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu tha se përpjekja për përhapjen dhe për të kuptuar në mënyrë të drejtë Kur'anin e shenjtë, është vepra më e mirë, ndërsa duke theksuar nevojën e vazhdimit të lëvizjes kur'anore në Iran dhe në vendet e tjera islame, shtoi:

"Për fat të keq, popujt musliman dhe vendet islame janë larguar nga Kur'ani dhe janë bërë të panjohura me konceptet e vërteta të tij".



Burimi : Pars Today