Serbia përpiqet të balancoj në mes të Rusisë dhe NATO’s

Publikuar në Maj 1, 2017, 1:37 a.m.

Është e qartë se Serbia edhe më tutje përpiqet të balancoj në mes të Rusisë dhe NATO’s, përkundër asaj që Moska po e forcon presionin, thonë bashkëbiseduesit serb për Radion Evropa e Lirë versioni në gjuhën serbe, në lidhje me paralajmërimin se deminuesit e ushtrisë serbe vitin e ardhshëm mund të gjenden në Siri krahë për krahë me kolegët rus.

Në intensifikimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Moskës vitet e fundit, blerjes së armatimit, themelimit të qendrës së përbashkët humanitare në Nish dhe dërgimit të ndihmës viktimave të luftës në Aleppo, operacioni i përbashkët i deminimit në Siri do të ishte hapi më i largët konkret në bashkëpunimin ushtarak ruso-serb, përcjellë gazetametro.net.

“Konsideroj se në Ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë e Serbisë e kanë vlerësuar situatën para se të pranojnë një aksion të tillë. Nese është ideja vetëm që të ndihmohet atëherë këtu nuk shoh ndonjë problem, por me kusht që kjo nuk do të thotë që do t’i vendosin njerëzit tanë në ndonjë situatë luftarake”, ka thënë Vladan Zivulovic, kryetar i lidhjes Atlantike të Serbisë.

Ai ka përmendur se Serbia deri tani gjithmonë i ka dërguar njësitet ushtarake nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.