Rreth 10-të milion vizitorë në Xhaminë Kazimije të Imamit të shtatë

Publikuar në Maj 1, 2017, 1:30 a.m.

Qindra mijëra mijëra besimtarë po vizitojnë Xhaminë, Mauzoleun, e Imam Musa Qazimit (a.s.) në Bagdad, Irak,  kurse të dielën arrinë kulmin për një javë të vizitave me milona vizitorë  që do tubohen në Bagdad, në kryeqytetin e Irakut.

Turmat e vizitorëve dolën në rrugë në shenjtë përkujtimi për Imam Qazimin  në lagjen veriore të Qazimijes.

"Kjo vizitë do të thotë shumë për ne, sepse ne tregojmë respekt për vuajtjet e Imamit dhe për padrejtësitë që janë bërë kundër tij dhe ne ripohojmë betimin tonë ndaj tij", tha Ahmed  Xhemal, 28 vjeçar, një shërbëtor civil në turmen e vizitorëve.

Imam Qazimi (a.s), është imam i shtatë prej 12-të imamëve të respektuar në  Islamin Shiit, i cili u martirizua në vitin 799. Përkujtimi është një ngjarje e madhe në Bagdad, në kryeqytetin e Irakut.

Organizatorët vlerësuan se rreth 10 milionë njerëz erdhën në Qazimije për përkujtim në vitet e fundit, gjë që është akoma më pak se 17 milion besimtarë  që kanë thënë se kanë vizituar qytetin e shenjtë të Qerbelasë për  Arbain vitin e kaluar.

Shumë nga rrugët kryesore janë të ndaluara për trafik për zvogëluar rrezikun e auto-bombave  terroriste dhe për të lejuar që vizitorët të arrijnë vendin e shenjtë. Disa prej vizitorëve ecin disa ditë, kryesisht nga pjesa jugore e Irakut.



Burimi : ABNA24