Presidenti i Shqipërisë Viziton Arabinë Saudite

Publikuar në Prill 29, 2017, 2:46 a.m.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite. Po sipas medieve shqiptare, ai ka vizituar sot xhaminë e Pejgamberit në Medinë ku ka falur namazin.

Më herët, kreu i shtetit ka vizituar Qabenë e shenjtë, aty ku myslimanët kryejnë ritualet e tyre në çdo kohë të vitit.

Krah tij është i biri, i cili ka zgjedhur të veshë një rrobë të posaçme që mbahet në momente të caktuara rituali.

Ky është i pari rast ku një zyrtar shqiptar i këtij niveli viziton vendin e shenjtë në Mekë. Nishani është shoqëruar në këtë vizitë nga autoritete të larta të shtetit saudit.