Ilir Meta u zgjodh kryetari i ri i Shqipërisë

Publikuar në Prill 29, 2017, 2:07 a.m.

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u zgjodh sot në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit shqiptar pa praninë e opozitës, për kryetar të ri të Republikës së Shqipërisë për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Për zgjedhjen e Ilir Metës kryetar kanë votuar 89 deputetë, ndërsa dy deputet ishin kundër. Për zgjedhjen e Ilir Metës për kryetar, në rundin e katërt të votimit ishte e nevojshme mbështetja apo vota për e 71 deputetëve shqiptar. Kandidaturën e Ilir Metës për kryetar e kanë mbështetur 23 deputetë.

Në tri rundet të para të votimit askush nuk u zgjedh pasi që askush nuk ishte i dominuar. Kandidatin për kryetar të Shqipërisë e propozon grupi me më së paku 20 deputet shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë i cili përbëhet prej 140 deputetëve, ndërsa roli i kryetarit të Shqipërisë kryesisht është vetëm ceremonial. Kryetari i ri i porsazgjedhur i Shqipërisë Ilir Meta rolin e kryetarit do të ushtrojë gjatë mandatit pesëvjeçar gjer në vitin 2022.

Ilir Meta, kryetari i ri i porsazgjedhur i Shqipërisë kohë më parë, saktësisht në vitin 2012 është liruar nga akuza për korrupsion lidhur me tenderin për një hidrocentral, për shkak të cilit atë kohë ka dhënë edhe dorëheqje në funksionin e tij në atë kohë, atë të nënkryetarit të qeverisë shqiptare.

Ilir Meta, kryetari i porsazgjedhur shqiptar, në karrierën e tij politike , ka qenë kryeministër i  Shqipërisë nga viti 1999 gjer në vitin 2002, ka qenë nënkryetar i qeverisë dhe shef i diplomacisë nga viti 2009 gjer në vitin 2011, me ç’rast ishte xhiruar një bisedë e tij me ish ministrin e ekonomisë Dritan Priftin duke u përpjekur që  rregullojë biznesin e një firme lidhur me ndërtimin e një hidrocentrali me ç’rast për kryerjen e shërbimit ka kërkuar 700.000 Euro.

Atë video- inqizimin e ka publikuar një televizion lokal i Tiranës, pas së cilës Ilir Meta ishte detyruar që në janar të atij viti të jep dorëheqje në pozitën e zëvendëskryeministrit dh ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë. Ai në atë kohë e ka demantuar akuzat, duke theksuar se inqizimi ishte i montuar, por të cilën ekspertët britanik dhe amerikan e kanë demantuar atë.