Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetëegjashtë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Prill 27, 2017, 11:22 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor.

Imam Muslimi, e ka përcjellur hadithin, ashtu siç është shënuar, në argumentet e padiskutueshme, por ata që kanë ardhur pas tij, kanë luajtur me përmbajtjen e hadithit. Ja pra ky është qëllimi i uehhabistëve bashëkohorë, kur këmbëngulin se duhet t’u përmbahemi kuptimit të hadithit. Ashtu siç kemi bërë të qartë, në këtë hadith gjenden disa pika të dobëta.

Si fillim zotëri i nderuar, dua të them se ju, në dy programet tona të fundit, keni cekur disa argumente. Tani dua t’iu pyes, nëse gjenden dhe argumente dhe prova të tjera, të cilat argumentojnë vërtetësinë e pjesës së Hadithit Thekalejn: “Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”.

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetëegjashtë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit i Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (k.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Si fillim në programin tonë të fundit cituam se, pjesa më e rëndësishme, e Hadithit Thekalejn është: “Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Ne vëmë re se, botëkuptimi fetar emeuist, veçanërisht ai i tepruar, i Ibn Tejmijjes dhe i ndjekësve të tij, se janë orvatur me mish e me shpirt, duke këmbëngulur se, kjo pjesë e rëndësishme, e Hadithit Thekalejn është e dobët. Falenderimi i takon Allahut (f.m.t.), që në dy programet tona të fundit, ashtu dhe në programet tona paraardhëse, kemi vërtetuar në mënyrë të hollësishme, duke bërë të ditur se gjendja, nuk është aspak ashtu siç është paraqitur dhe se shumica e dijetarëve muslimanë janë të njëzëri, për pjesën më të rëndësishme të Hadithit Thekalejn. Më pas kemi paqyruar dhe prova dhe rrugë të tjera, të cilat kanë vërtetuar thelbin, boshtin kryesor dhe përmbledhjen e Hadithit Thekalejn.

Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për praninë e dy rrugëve, që kalojnë ne veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Taberaniut, që kemi përmendur në programin tonë paraardhës, që kanë të bëjnë me çështjen në fjalë. Për më tepër ne kemi shpjeguar se, këto dy rrugë janë të vërteta, madje qëndrojnë në shkallën më të lartë të vërtetësisë. Kumtojmë se ekpertët e shkencës së disiplinës dhe klasifikimit të haddithëve, janë të njëzëri se përcjellësit e dy zinxhirëve të transmetimit, janë besnikë dhe të drejtë. Më tej kemi sqaruar se dy zinxhirët e transmetimit, kanë disa përcjellës të përbashkët, ashtu siç kanë dhe disa përcjellës të ndryshëm. Megjithatë në këtë program, do t’iu lajmërojmë se ky hadith, që ceket në veprën e Taberaniut, kalon dhe në vepra të tjera, me të njëjtin zinxhir transmetimi.

Hadithi i përket Zejd Ibn Erkamit. Ky i fundit thotë: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (k.m.t.) duke urdhëruar: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. E para është Libri i Allahut dhe tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”. (1)

Përmbajtja e këtij hadithi kalon në veprën me titull: “Marife ue’t-Tarihi” (Dituria dhe Historia), e dijetar Ebu Jusuf Feseuiut (viti i vdekjes 277 sipas mërgimit islam). Ky hadith është si vijon: “Ne na rrëfeu Jahja (Mësuesi i Feseuiut) dhe na tregoi se Xherir Ibn Abdilhamidi, ky nga Hasan Ibn Ubejdilahu, ky nga Ebu Duhaja, ky nga Zejd Ibn Erkami se ky ka rrëfyer: “Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (l.m.t.) duke thënë: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi , që për sa kohë që lidheni pas së cilave nuk do të shmangeni. Këto janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”. (2)

Në zixhirin e transmetimit të hadithit të sipërcituar gjenden Xherir Ibn Abdilhamidi, Hasan Ibn Ubejdilahu dhe Zejd Ibn Erkami, të cilët aludojnë dhe në hadithin që përmendet në veprën e mësipërme me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Taberaniut. Themi se këto i kemi sqaruar më parë. Atëherë shpjegojmë se tani, duhet të hetojmë dhe të njohim, autorin e veprës Ebu Jusuf Feseuiun dhe mësuesin e tij Jahjain.

Pa humbur kohë kalojmë, në shqyrtimin e të dyja figurave, si atë të figurës së parë së dijetar Feseuiut, e cila ka lidhje më të dytin, mësuesin e tij Jahjain. Në këtë pikë dua të përjell disa njohuri, nga vepra me titull: “Kashif Fi’l-Marifeti” (Zbuluesi i Diturisë), e Imam Dhehebiut. Ky i fundit në veprën e tij shpalos: “Ky është Jakub Ibn Sufjan Ebi Jusuf Feseui Hafidhi. Ebu Asimi dhe Ebu Nuajmi kanë përcjellur hadithë nga ai. Sërish dhe Imam Nesauiu dhe Imam Tirmidhiu kanë përjellur hadithë nga ai. Madje Abdullah Ibn Durusteuejhi për të është shprehur kështu: “Ai është një muhaddith besnik, klasifikues, i mirë dhe i përkushtuar”. Ky është mendimi i parë për Ebu Jusuf Fefeuiun. (3)

Ndërsa mendimin e dytë për të, do ta përcjell nga vepra me titull: “Takribu’t-Tedhhibi” (Qasja e Afrimeve), e Ibn Haxher Askalanit. Ky i fundit citon: “Ai është Jakub Ibn Sufjan Farisi Ebu Jusuf Feseuiu, një muhaddith besnik dhe një hafidh. (4) Pra duke u mbështetur në këtë përkufizimin pohojmë se dijetar Feseuiu është dhe besnik dhe hafidh. Si përfundim shkrimtari i veprës me titull: “Marife ue’t-Tarihi” (Dituria dhe Historia), Ebu Jusuf Feseuiu është një personalitet besnik dhe i përkushtuar.

Tani pa humbur kohë, kalojmë në trajtimin e gjendjes morale, të mësuesit të Feseuiut. Për këtë i drejtohemi veprës me titull: “Kashif Fi’l-Marifeti” (Zbuluesi i Diturisë), e Imam Dhehebiut. Ky i fundit kumton: “Ai është Jahja Ibn Jahja Bekr Temimi Nishaburi Ebu Zekerijja dhe është një dijetar i madh. Ai ka përcjellur hadithë, nga Imam Maliku dhe Dhuhejr Ibn Muauije. Më pas Imam Buhariu, Imam Muslimi, Daud Ibn Husejn Bejhakiu, kanë përcjellur hadithë nga ai. Imam Ahmed Ibn Hanbeli ka nënvizuar: “Rajoni i Hurasanit, nuk ka rritur asnjë dijetar tjetër pas Ibn Mubarekut”.

Ibn Rahuejhi ka theksuar: “Unë nuk kam parë asnjë të ngjashëm me të. Ai ishte me kujtesë të fortë, jurist dhe zotërues i hadithëve (5) megjithatë ai nuk ka përcjellur shumë hadithë”.

Imam Dhehebiu, pas paqyrimit të gjendjes së tij vendos shenjat: “H. M. dhe T.”, të cilat nënkuptojnë se si Imam Buhariu, Imam Muslimi dhe Imam Tirmidhiu, kanë përcjellur hadithë nga ai”. (6)

Të njëjtat përkufizimi si të mësipërmet i vëmë re dhe në veprën: “Takribu’t-Tedhhibi” (Qasja e Afrimit), e Ibn Haxher Askalanit. Ai thotë: “Ai është Jahja Ibn Jahja Ibn Bekr Ibn Abdurrahman Temimi Ebu Zekerijja Nishaburi. Ai është dritë, besnik, me kujtesë të fortë dhe imam”. (7)

Duke u nisur në pohimet e lartpërmendura të Imam Dhehebiut dhe Ibn Kethirit, të cilët pohojnë se Jahjai është një muhaddith besnik, shtojmë se nuk është më e nevojshme, që të vijojmë shqyrtimin tonë. Në këtë pikë kërkoj, që ndjekësit tanë të nderuar, t’u kushtojnë rëndësi përmbajtjes së hadithit.

Krahas pjesës që është më e rëndësishme në këtë hadith, është se përveç pjesës: “Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, është edhe bartja e pjesës tjetër të hadithit: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi, që për sa kohë që lidheni pas së cilave nuk do të shmangeni. Këto janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Si rrjedhojë pohojmë se hadithi, që nuk kalon në fomën: “Ju bëj që të kujtoni Allahun përmes Ehli Bejtit tim”, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhjet e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, por është në formën: “Përderisa të lidheni fort pas Ehli Bejtit”. Këtu rikujtojmë se në përmbajtjet e tjera të Hadithit Thekalejn kalonte artikulli: “E-H-Dh”. Ju lutem që ta ngulisni mirë në kokë këtë pikë. Kur të hetojmë argumentimin dhe jurisprudencën e hadithit do të shqyrtojmë dhe këtë çështje.

Duke u mbështetur në dritën e shpjegimeve të veprës me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Taberaniut dhe në “Marife ue’t-Tarihi” (Dituria dhe Historia), Ebu Jusuf Feseuiut, përshkruajmë se hadithët të cilët, i kemi përcjellur nga veprat në fjalë, zotërojnë zinxhirë të vërtetë transmetimi, në të cilat nuk gjendet asnjë pikë dyshimi. Madje në veprën e tij: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërteta), e dijetarit bashkëkohor shqiptar, Shejh Nasiruddin Albanit, ka shqyrtuar hadithin, në të cilin gjendet Atijje Aufi.

Dijetarët e cilësojnë hadithin në fjalë si të dobët, si pasojë e pranisë të Atijjes, që e akuzojnë si një shiit, në zinxhirin e transmetimit të tij. Megjithatë ai vetë sqaron se hadithi i lartpërmendur, mund të pranohet si argument, falë dëshmitarëve të tij dhe se cilësohet si një hadith i mirë. Ai thotë kështu: “Hadithi i Atijje Aufit, i përcjellur nga Ebu Said Hudri. Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) duke thënë: “Nuk ka dyshim se unë, kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Kini kujdes se si do të silleni me ta pas largimit tim nga kjo botë. Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, cilësohet si një hadith i mirë, falë dëshmitarëve, që gjenden në zinxhirin e transmetimit të tij. (8)

Sërish sqarojmë se ky hadith, cilësohet si një hadith i mirë, duke u mbështetur në zinxhirët e transmetimit të përcjellura, në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Taberaniut dhe në veprën me titull: “Marife ue’t-Tarihi” (Dituria dhe Historia), e Ebu Jusuf Feseuiut, në të cilat pëcjellës Atijje Aufi nuk është aspak i pranishëm.

Madje dijetari shqiptar, i ka cilësuar si të vërteta, në veprat e tij, hadithët e ndryshëm, në të cilët ceket pjesa e rëndësishme: “Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”.

Në veprën e tij me titull: “Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël), thotë: “I dërguari i Allahut (k.m.t.) ka thënë: “Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit. Kini kujdes se si do të silleni me ta pas largimit tim nga kjo botë”, është një hadith i vërtetë. (9)

Atëherë Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, e pranon si një hadith të vërtetë, Hadithin Thekalejn, në të cilin kalon pjesa: “Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”.

Madje Shejh Albani në veprën e tij “Sahihu’s-Sunenit’t-Tirmidhi” (Hadithët e Vërtetë të Suneteve të Imam Tirmidhiut) citon: “I dërguari i Allahut (l.m.t.) ka urdhëruar: “Unë kam për t’iu lënë një gjë, që nëse lidheni fort pas saj, nuk do të shmangeni kurrë pas teje. Njëra nga kjo është më e madhe se sa tjetra. Librin e Allahut dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit. Kini kujdes se si do të silleni me ta”. Më tej ai shton se ky është një hadith i vërtetë. (10)

Tani kërkoj vëmendjen maksimale, të ndjekësve tanë të nderuar, kur të paraqis në mënyrë të qartë dhe të përpiktë këtë të vërtetë. Nëse kjo pjesë e Hadithit Thekalejn: “Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, nuk do të ishte e vërtetë, Shejh Albani do të na kishte tërhequr vërejtjen, ashtu siç ka bërë edhe në hadithët e tjerë. Tani këtë që thashë do t’ua ilustroj me disa shembuj.

Në veprën e tij me titull: “Sahihu’s-Suneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Sunetëve të Tirmidhiut), dijetar shqiptar Shejh Albani, ka shënuar hadithin e përcjellur nga Ebu Hurejre, i cili është si vijon: “Allahu im! Bëmë që të jem i dobishëm, me dijen që më ke mësuar. Mësomë dije që të jetë e dobishme. Shtomë dijen. Falenderimi të takon Ty, në çdo kohë dhe në çdo vend. Unë i mbështetem Allahut nga banorët e Xhehennemit”.

Lejomëni t’iu shpreh se, pas shënimit të hadithit të mësipërm, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani thotë: “Ky është një hadith i vërtetë përveç pjesës: “Falenderimi të takon Ty, në çdo kohë dhe në çdo vend”. (11)

Në një vend fragment të kësaj veprës së tij ai cek: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) ka thënë: “Allahu i përgjigjet secilit që i lutet Allahut. Kjo përgjigje ose ndodh në këtë botë, ose ruhet më vonë, për në botën tjetër, ose bëhet me lehtësimin e mëkateve, në raport me lutjet e kryera. Mjafton që lutësi, të mos ketë kërkuar të kryejë mëkat, ose të ketë shkëputur lidhjen farefisnore, ose të mos jetë nxituar. Më pas e kanë pyetur: “O i dërguari i Allahut?!” Vallë si ndodh nxitimi i tij?!” Ai është përgjigjur: “Thënia: “Unë u luta por nuk m’u pranua lutja”.

Sërish Shejh Albani ka thënë: “Ky hadith është i vërtetë përveç pjesës: “Ose bëhet me lehtësimin e mëkateve, në raport me lutjet e kryera”. (12)

Në një tjetër vend të veprës së mësipërme ai shkruan: “Një endacak erdhi tek i dërguari i Allahut (k.m.t.) dhe i tha: “Vallë si ta di unë që ti je i dërguari i Allahut (l.m.t.)?!” Ndërsa ai tha: “Tani shiko unë do të thërras këtë vresht hurme dhe ai do të rrëfejë dhe do të dëshmojë, se unë jam i dërguari i Allahut” dhe thirri vreshtin e hurmës. Vreshti i hurmës nisi të zbresë nga pema. Më pas u ul përpara Muhammedi (p.q.m.t.) dhe dëshmoi. I dërguari i Allahut (l.m.t.) iu drejtua: “Tani kthehu në vendin tënd”. Më tej vreshti i hurmës u kthye dhe zuri vendin e tij. Kur e pa këtë endacaku u bë menjëherë musliman”.

Rishtas pas shënimit të hadithit në fjalë, dijetari shqiptar citon: “Hadithi në fjalë është i vërtetë, përveç pjesës: “Kur e pa këtë endacaku u bë menjëherë musliman”.

Dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar, e ka zbatuar këtë mënyrë, në shumë vende të veprës së tij me titull: “Sahihu’s-Suneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Sunetëve të Tirmidhiut). Megjithatë ai nuk ka shënuar kurrë, se Hadithi Thekalejn është i vërtetë, përveç pjesës: “Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”.

Duke u nisur në pohimin e lartpërmendur të Shejh Albanit, themi me bindje të plotë, se ky është një hadith tërësisht i vërtetë i cili pranohet i tilllë pa kushte.

Për më tepër, gjenden dhe një larmi rrugësh të tjera transmetimi, që sigurojnë vërtetësinë e Hadithit Thekalejn. Këtu dua të rikujtoj vetëm thëniet që përmenden në veprën me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çëshjeve të Pazgjidhura), Ebu Xhafer Tahauiu (viti 321 i vdekjes sipas mërgimit islam). Hadithi është si vijon: “Ne na rrëfeu Ahmed Ibn Shuajbi (Imam Nesaiu) se ne na tregoi Ahmed Ibn Muthenna, se Zejd Ibn Erkami ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një vend të quajtur Gadiru’l-Humi. Teksa i dërguari i Allahut (f.m.t.), mbante një hutbe, u bë një vend me hije, nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë hutbes së tij ai na u drejtua: “Pandeh se unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi, njëra është më e madhe se tjetra: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”.

Ebu Xhaferi thotë kështu: “Ky hadith është i vërtetë, nga ana e transmetimit të tij, sepse anjëri nga përcjellësit e zinxhirit të transmetimit të tij nuk është kritikuar”. (13)

Ashtu siç shihet dukshëm, ky hadith përmban pjesën: “Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Me këtë kuptojmë se dhe një dijetar i madh si Imam Tahauiu e ka përcjellur këtë pjesë.

Theksojmë se siç e kemi bërë të qartë dhe në programet tona, hadithin e mësipërm e ka përcjellur edhe Imam Ibn Kethir Kurejshiu (viti i vdekjes 774 sipas mërgimit islam), në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi). Në këtë hadith gjendet pjesa: “Kini kujdes se si do të silleni me ta pas meje. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Ibn Kethir pasi përcjell këtë hadith shënon: “Mësuesi ynë Ebu Abdullah Dhehebiu thotë: “Ky është një hadith i vërtetë”. (14)

Pra Ibn Kethiri nuk ka lënë asnjë shënim. Ky është një dëshmues se Ibn Kethiri, i ka dhënë rëndësi dhe e ka pranuar vërtetësinë e hadithit. Pohojmë se përveç Ibn Tejmijjes dhe vartësve të tij, askush nuk ka ngritur hijet e dyshimit, mbi pjesën e rëndësishme të Hadithit Thekalejn. Nuk mund ta kuptoj se kur unë shpalos: “Ky është një “nasibi”, pra një njeri që ushqen armiqësi dhe urrejtje ndaj Ehli Bejtit”, disa njerëz më kundërshtojnë duke reaguar: “Përse i ngreni këto akuza ndaj tij?!” Jo vëllai im nuk është ashtu, sepse të tërë dijetarët, e kanë pranuar këtë hadith si të vërtetë, por shikoni qasjen e këtij njeriu.

Një tjetër dijetar, i cili ka përmendur Hadithin Thekalejn, është dhe dijetar Alusiu, mësuesi i Hatib Bagdadit, në veprën e tij me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve). Ky hadith është kështu: “Gjatë komentimit të ajetit 33 të Sures Ahzab që është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”,  shton: “Besoj se dhe ju e dini se hadithi i vërtetë: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. E para është Libri i Allahut, i cili është një litar i zgjatur nga kupa qiellore dhe tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, e cila ka vënë në pah vërtetësinë e hadithit.

Atëherë përsërisim faktin, se nuk gjendet asnjë dyshim, në vërtetësinë e Hadithit Thekalejn. Këtu bën përjashtim vetëm Ibn Tejmijje, i cili në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunetit të Lajmëtarit), i cili kur vjen tek cilësimi i pjesës së rëndësishme të hadithit citon si më poshtë: “Për sa i përket hadithit të dërguarit të Allahut (k.m.t.), nga Imam Tirmidhiu: “Farefisi im im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra”, themi se kur e kanë pyetur Imam Ahmed Ibn Hanbelin për këtë, ai e ka cilësuar si të dobët. Gjithashtu njerëz të ndryshëm të fushës së dijes, e kanë cilësuar këtë si një hadith të dobët dhe janë shprehur se ky nuk është një hadith i vërtetë. (15)

Megjithatë ai nuk ka përcaktuar emrat e atyre, të cilët e kanë cilësuar këtë si një hadith të dobët. Ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta kenë të qartë se Ibn Tejmijje, është duke orvatur në krijimin e përshtypjes në mendjet e lexuesve, se ky hadith nuk zotëron zinxhirë të vërtetë transmetimi.

Duke u mbështetur, në dritën e këtyre sqarimeve, ne nuk mendojmë në asnjë mënyrë, se gjendet ndonjë problem ose dyshim, që ka të bëjë me pjesën më të rëndësishme, në zinxhirin e transmetimit të Hadithit Thekalejn.

Prezantuesi: Zotëri na sqaruat se, nuk ka asnjë dyshim, që në lidhje me çështjen në fjalë. Megjithatë ne hasim në një problem me këtë çështje. Disa aludojnë se, hadithi që ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit është më i vërtetë se sa përmbajtjet e hadithëve, të cilët kalojnë në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Vallë a është e mundur që të shqyrtoni dhe këtë aludim dhe më pas të na bëni të ditur se si qëndron e vërteta?!”

I ftuari: “Ibn Tejmijje dhe shumica e uehhabistëve bashkëkohorë, orvaten me mish e me shpirt, me qëllimin e argumentimit, se hadithi që ceket në veprën me titull: Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, është më i rëndësishëm, më i vërtetë, më i përpiktë dhe më i besueshëm. Këta dijetarë uehhabistë pretendojnë, se hadithi i cili kalon në veprën Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit është më i vërtetë, se sa përmbajtja e hadithit të vërtetë, që përmendet në veprat e Imam Dhehebiut, Ibn Kethirit, Imam Tahauiut, Shejh Albanit, dijetar Feseuiut, Hakim Nishaburit dhe të tërë dijetarëve të tjerë.

Atëherë shtrojmë pyetjet: Ku përqendrohet çështja?! Cili është problemi në këtë pikë?! Pohojmë se gjendet vetëm një njeri, i cili e ka dëgjuar dhe e ka përcjellur këtë hadith, nga i dërguari i Allahut (l.m.t.) dhe ai është Zejd Ibn Erkami. Nëse përmbajtjen e këtij hadithi të shënuar, në veprën e Imam Muslimit, do ta kishin përcjellur dy ose tre vetë, ne do të ishim shprehur kështu: “Hadithi në fjalë, i cili është shënuar në veprën me titull: Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, është përcjellur në një hark të dytë kohor nga ai i paraardhësve të tij.

Por përcjellësi i këtij hadithi që kalon në veprën me titull: Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit është një i vetëm. Kjo është dhe çështja që do të shqyrtojmë këtë mbrëmje, prandaj kërkoj vëmendjen maksimale, të ndjekësve tanë të nderuar, sepse kjo çështje kërkon që të mendohemi thellë mbi të. Ne duhet t’i bëjmë më të ndendura medimet tona në mënyrë që të zbardhim nëse përmbajtja e hadithit që ceket në veprën me titull: Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit ose hadithi që kalon, në veprat e dijetarëve të tjerë është më i vërtetë.

Tani le të hetojmë së bashku, hadithin që kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se unë e kam lexuar përmbajtjen e plotë të tij. Ky hadith i gjatë është si vijon: “Mua më rrëfeu Jezid Ibn Hajjani, ju lutem të mos e harroni këtë njeri dhe më tha e unë, Husejn Ibn Sebraja dhe Umer Ibn Muslimi, shkuam bashkë tek Zejd Ibn Erkami. Gjatë kohës së qëndrimit me Zejdin, Husejn Ibn Sebraja i tha: “Me të vërtetë ti o Zejd, ke përjetuar shumë të mira, në jetën e kësaj bote. Fillimisht ti ke patur fatin, që të shohësh Muhammedin (p.q.m.t.), të dëgjosh hadithët e tij, të marrësh pjesë në shumë luftra, së bashku me të dhe të falesh namaz pas të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Me të vërtetë ti o Zejd, ke përjtuar shumë të mira, në jetën e kësaj bote. Ndërsa tani o Zejd! Të lutem rrëfena, hadithët që ke dëgjuar nga Muhammedi (p.q.m.t.).

Ndërsa Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “O djali i vëllait tim! Betohem në Allahun (k.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë. Por lërmë të të bëj të ditur, se ndonëse unë i kam harruar një pjesë të hadithëve, të mësuara përmendësh, nga i dërguari i Allahut (l.m.t.), këtë hadith e mbaj mend mirë. Hadithi është si vijon: “Një ditë Muhammedi (p.q.m.t.), gjendej i ulur pranë një vije uji, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, pas kthimit nga kryerja e Haxhit të Lamtumirës.

Më pas ai u ngrit dhe falenderoi Allahun (f.m.t.) dhe mbajti një fjalim, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. Mua më thirri i dërguari i Allahut (Xhibrili p.m.t.) dhe unë marr me mend se Allahu (k.m.t.), më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani), i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë, kështu që ju këshilloj që të lidheni fort pas tij! Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij”.

Më tej vijoi: “Ndërsa tjetra është Ehli Bejti im. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe ndaj Ehli Bejtit tim. Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!” (16)

Jam i bindur se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për emrin e Zejd Ibn Erkamit, sepse këtë emër e kemi përmendur dhe në hadithët e mëparshëm. Zejd Ibn Erkami citon hapur, duke u nisur nga kalimi i viteve, qënia në pleqëri të thellë, nuk i mban mend mirë një pjesë të hadithëve. Më pas ai na shpjegon e nuk është i detyruar, që ta mbajë mend përmendësh dhe të përcjellë në mënyrë të përsosur hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.), sepse mund të ketë harruar një pjesë të tij. Më tej ai shton se ky urdhër i Muhammedit (p.q.m.t.), ka ndodhur në vendin e quajtur Gadir Humi. Këtu ndodhen disa pika që dua t’i bëj të qarta. Ndjekësit tanë të nderuar, duhet të kenë kujdes këto pika të rëndësishme:

Pika e parë është, se përcjellësi i këtij hadithi ëhtë Jezid Ibn Hajjani.

Pika e dytë është, pohimi i Zejd Ibn Erkamit, se mund të ketë harruar disa dukuri.

Pika e tretë është, lidhja e hadithit me vendin e quajtur Gadir Humi.

Tani dua t’iu bëj thirrje, ndjekësve tanë të nderuar, se nuk duhet të harrojnë thënien: “Inni tarikun fikum Thekalejni / Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda”. Sërish shihet qartë se thënia: “Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij”, nuk i përket Zejd Ibn Erkamit. Këto fjalë ose i përkasin përcjellësit të hadithit, ose i përkasin Imam Muslimit. Ndonëse nuk mund të përcaktojmë, se cilit i përkasin këto fjalë, shpalosim se këto fjalë nuk i përkasin Zejdit. Duke u nisur pikërisht nga këto fjalë, shprehim se kuptohet qartë, se ose ky nuk është një hadith i përcjellur i plotë, sepse është një hadith i përcjellur si kuptim.

Pas leximit të përmbajtjes së hadithit të sipërcituar, duam t’iu bëjmë të ditur se Ibn Tejmijje, këmbëngul mbi këtë përmbajtje, duke aluduar se vetëm kjo, është përmbajtja e vërtetë e këtij hadithi dhe duke shtuar, se përmbajtjet e tjera të shënuara nuk janë të vërteta.

Mendimin e Ibn Tejmijjes, e ka përvetësuar dhe dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar Shuajb Arnauti, në analizën e tij të kryer, të veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ibn Tejmijje këmbëgul fuqishëm, në këtë çështje duke ngritur aludimin: “Me thënien: “Inni tarikun fikum Thekalejni / Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda”, e cila kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” e Imam Muslimit ne duhet të kuptojmë e vetëm Kur’ani Famëlartë është burimi i vetëm pas së cilit duhet të lidhemi fort, sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë nga shmangia. (17)

Si rrjedhojë me këtë nënkuptojmë se jo të tërë, e pranojnë si të vërtetë, përmbajtjen e pjesës: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim” dhe Ibn Tejmijje është njëri nga ata. Pohojmë se orvatjet e tij të shumta, kanë për qëllim mohimin e lidhjes fort pas Dy Porosive të Rënda. Me këtë ai do të thotë se lidhja fort pas, Farefisit të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk është një detyrë dhe se kjo lidhje, nuk zotëron cilësinë e shpëtimi nga shmangia, ashtu siç e zotëron Kur’ani Fisnik. Megjithatë në veprën me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Sunenëve të Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut, i dërguari i Allahut (k.m.t.) urdhëron: “Unë kam lënë në mesin tuaj dy gjëra që përderisa të ldheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Njëra nga këto është më e madhe se tjetra. Këto janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im”. Ja pra siç shihet qartë ehde në këtë hadith, ne jemi të urdhëruar që të lidhemi fort pas të dyjave, e megjithatë Ibn Tejmijje këmbëngul me mish e me shpirt që ne të lidhemi fort pas Librit të Allahut.

Dijetar Shuajb Arnauti, në këndvështrimin e këtij kuptimi, këmbëngul në kumtimin: “Ai ka për qëllim të thotë: “Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!” Më pas ai ka përcjellur thënie të hapura, të cilat kanë bërë të qartë se cilët janë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Më tej ai ka shënuar, hadithin e përcjellur, nga Zejd Ibn Erkami, i cili bën fjalë për shtimin e kujdesjes dhe dashurisë, si dhe largimin nga hidhërimi dhe shkaktimi i vuajtjeve të Ehli Bejtit”. (18)

Shkurtimisht të tërë dijetarët uehhabistë këmbëngulin në të tyren se vetëm përmbajtja e hadithit i cili ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit është i vërtetë. Qëllimi i tyre është shumë i qartë, duke cilësuar si pjesë të dobëta dhe si rrjedhojë mohimi e përgjegjësisë sonë, pjesëve të rëndësishme të Hadithit Thekalejn si: “ma in temessektum / përderisa do të lidheni fort pas tyre”, “ma in ehadhtum / përderisa lidheni” dhe “len tedilu / nuk do të shmangeni”, “len jefterika hatta jerida alejje’l-haude / Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”.

Themi se kjo është një çështje e rëndësishme. Tani do t’i drejtohem të tërë muslimanëve të botës, të cilët kërkojnë të vërtetën, prandaj ju lutem tregohuni të kujdeshëm. Mos thoni që ky hadith nuk kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, është shumë e qartë, se ky hadith kalon në këtë vepër, por edhe Imam Muslimi mund të gabohet. Ne zotërojmë një mori argumentesh, në të cilat dijetarët uehhabistë, kanë shprehur hapur, pohimin se Imam Muslimi, është gabuar në shumë raste. Me dëshirën e Allahut të Lavdëruar, në programin pasardhës, do të shpalosim disa vende, në të cilat Imam Muslimi ëhtë gabuar.

Ajo që është më e rëndësishme, është se argumentet që zotërojmë, fuqizojnë hadithin që ceket tek vepra e Imam Muslimit, ose janë një përforcues i argumenteve të padiskutueshëm, që kalojnë në veprat e tjera.

Në duart tona, kemi argumente që janë dëshmues, se përmbajtja e hadithit të përcjellur, nga Zejd Ibn Erkami, e cila është e shënuar në veprën me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), e Imam Tahauiut, ose e dijetar Feseuiut, ose Imam Taberaniut, ose Hakim Nishaburit dhe vepra të tjera të ngjashme, është më e vërtetë dhe më e përpiktë, se sa vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Pika e parë ashtu është se ashtu siç dimë, se përcjellësi i këëtij hadithi është një i vetëm, gjihashtu jemi ë dijeni se kjo është një ngjarje e padisktueshme. Me fjalë të tjera me këtë kuptojmë, se Muhammedi (p.q.m.t.), ka mbajtur një herë hutbe, gjatë jetës së tij të bekuar, në zonën e Gadir Humit. Si rrjedhojë ne nuk mund të pohojmë se Zejd Ibn Erkami ka përcjellur dy ngjarje të ndryshme. Argumenti i pohimit tonë është vepra me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), e Imam Tahauiut.

Ky i fundit në veprën e tij shënon se Zejd Ibn Erkami citon: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një vend të quajtur Gadiru’l-Humi. Teksa i dërguari i Allahut (f.m.t.), mbante një hutbe, u bë një vend me hije, nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë hutbes së tij ai na u drejtua: “Pandeh se unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi, njëra është më e madhe se tjetra: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. (19)

Duke u nisur nga hadithi i mësipërm, kuptojmë se bëhet fjalë, për të njëjtën ngjarje dhe jo për një ngjarje tjetër.

Pika e dytë është se, ashtu siç na tregojnë hadithët e vërtetë, këtë ngjarje nuk e ka dëgjuar vetëm bashkëkohësi i nderuar Zejd Ibn Erkami, por e kanë dëgjuar me dhjetra bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.). Sipas një hadithi këtë e kanë dëgjuar tridhjetë bashkëkohës, ndërsa sipas një hadithi tjetër pohojmë, se këtë ngjarje madhështore, e kanë dëgjuar shumë më tepër. Këtu unë do të përmend vetëm ata që e kanë dëgjuar. Përshëndetja qoftë mbi ty o imami i njëshmërisë!

Imam Aliu (p.m.t.) i mblodhi njerëzit në vndin e quajtur Rahbe dhe i tha: “Për hir të Allahut, le të ngrihet në këmbë i i cili ka dëgjuar fakët e të dërguarit të Allahut që kanë të bëjnë me mua në ditën e Gadir Humit, ndërsa ata të cilët nuk e kanë arë me sytë e tyre dhe nuk e kanë dëgjuar me veshët e tyre të mos ngrihen”. Menjëherë u ngritën në këmbë tridhjetë vetë.

Ebu Nuajmi shkruan kështu: “humë njerëz u ngritën në këmbë dhe dëhmuan. I dërguari i Allahut (k.m.t.) kur ngriti dorën e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti: “Vallë a e dinë besimtarët se unë kam më tepër kujdestari, mbi beimtarët e a ata kanë mbi vetveten?! Ata u përjigjën: “Po”. Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij. Allahu im bëhu kujdestari i atij që e pranon atë si kujdetar dhe bëhu armiku i atij që ushqen armiqësi ndj tij”.

Ndërsa në fund të hadithit Ebu Teufeji se mbyll me fjalët: “Kur u ndava nga ai vend po më shokonin disa gjëra ndërmend. Në rrugë e sipër takova Zejd Ibn Erkamin dhe ia tregova atij ato që pashë dhe dëgjova. Ndërsa ai më pyeti: “Vallë përse dyshon?! Edhe unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut që t’i shprehej kështu Aliut”. (20)

Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, Zejd Ibn Erkami e mban mend fije për pe dhe e vërteton ngjarjen e Gadir Humit, pikërisht ashtu siç ka ndodhur, në vendin e quajtur Rahbe, si pasojë e moshës së tij të re. Sërish me këtë hadith kuptojmë, se bëhet fjalë për një ngjarje të vetme dhe se nuk janë përjetuar të tjera. Pika e dytë është, se përpara nesh, shtrihet tabloja se këtë hadith, nuk e ka përcjellur një njeri i vetëm por tridhjetë vetë.

Kur lexojmë përmbajtjen e hadithit në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit ne hasim në fjalët e Zejd Ibn Erkamit: “Betohem në Allahun (l.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë. Por lërmë të të bëj të ditur, se ndonëse unë i kam harruar një pjesë të hadithëve”.  Megjithatë në hadithin tjetër Zejd Ibn Erkami, përdor thënie që tregojnë qartësi. Në këtë pikë delikate dua t’i pyes analistët dhe njerëzit objektivë, se cili është hadithi më i përpiktë. Hadithi i cili përmban fjalët: “Betohem në Allahun (f.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë. Por lërmë të të bëj të ditur, se ndonëse unë i kam harruar një pjesë të hadithëve, të mësuara përmendësh, nga i dërguari i Allahut (k.m.t.), këtë hadith e mbaj mend mirë”, ose hadithi tjetër?!

Kjo është arsyeja kryesore, se përse Imam Tahauiu, në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), në fund të përcjelljes së hadithit, ka shënuar thëniet, të cilat përcjellësi i tij, Ebu Tufejli e ka pyetur Zejdin: “Vallë a e dëgjove këtë nga i dërguari i Allahut?!” Ndërsa Zejdi iu përgjigj: “Çfarë thua kështu?! Këtë e dëgjuan të tërë ata që ishin të pranishëm në atë hije, e panë me dy sytë dhe e dëgjuan me dy veshët e tyre”. Më pas ka shtuar se, zinxhiri i transmetimit i tij është i vërtetë, sepse në këtë zinxhir transmetimi, nuk gjendet asnjë përcjellës, i cili është kritikuar. (21)

Lejomëni t’iu përsëris, se të paktën tridhjetë njerëz, e dëgjuan zërin e të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Unë edhe sot e kësaj dite, ende nuk mund ta kuptoj, se si mund t’u jipet përparësi, hadithit të shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, duke lënë tërësisht mënjanë, tërësinë e argumentëve fetarë dhe hadithëve të shënuar në veprat e këtyre, ekspertëve të tjerë të fushës së hadithit (muhaddithëve)?! Në njërën anë, kemi një mori përcjellësish, ndërsa në anën tjetër, përballemi me përmbajtjen e hadithit të Zejdit: “Betohem në Allahun (f.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë”.

Për më tepër, ne kemi dhe një pikë tjetër e cila mbështet, vërtetësinë e hadithit të Zejd Ibn Erkamit, e një sërë dijetarëve që kanë përcjellur këtë hadith në veprën më titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ashtu siç theksova dhe më lart, çështja është e thellë dhe e përpiktë. Në këtë pikë të nxehtë, le t’i drejtohemi hadithëve të shënuar në veprën e sipërcituar.

Le të ndalemi pikërisht tek hadithi nr: 19266 i cili është kështu: “Ne na rrëfeu Jezid Ibn Hajjani (22) dhe më tha se unë, Husejn Ibn Sebraja dhe Umer Ibn Muslimi, shkuam bashkë tek Zejd Ibn Erkami. Gjatë kohës së qëndrimit me Zejdin, Husejn Ibn Sebraja i tha: “Me të vërtetë ti o Zejd, ke përjetuar shumë të mira, në jetën e kësaj bote. Fillimisht ti ke patur fatin, që të shohësh Muhammedin (p.q.m.t.), të dëgjosh hadithët e tij, të marrësh pjesë në shumë luftra, së bashku me të dhe të falesh namaz pas të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Me të vërtetë ti o Zejd, ke përjetuar shumë të mira, në jetën e kësaj bote. Ndërsa tani o Zejd! Të lutem rrëfena, hadithët që ke dëgjuar nga Muhammedi (p.q.m.t.)”... dhe deri në fund të hadithit. Nënvizojmë se ky përcjellës na ka rënë në sy dhe në hadithin e përcjellur në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Dijetar Shuajb Arnauti për këtë hadith pohon: “Ky hadith është i lidhur në mënyrë të pashkëputur, me zinxhirin e transmetimit të hadithit paraardhës”. (23) E thënë ndryshe ky hadith është i njëjti me atë të veprës së mësipërme. Por vallë çfarë ka bërë Muslimi?! Ai ka përcjellur hadithin në fjalë me të njëjtin zinxhir transmetimi me atë të veprës së Imam Ahmed Ibn Hanbelit.

Pyetje: O Muslim. Vallë përse e ke prerë përgjysmë hadithin, duke qenë se ky hadith, zotëron një zinxhir të njëjtë transmetimi?! Nëse zinxhiri i transmetimit të tij është i vërtetë, atëherë duhet ta përcillje si një të plotë edhe nëse zinxhiri i transmetimi i tij është i dobët, sërish detyra jote ishte, ta përcillje atë si një të tërë. Vallë kjo është ndërgjegjia dhe përgjegjësia jote fetare?! Këtë nuk e them unë, por e miraton dijetari shqiptar Shuajb Arnauti. Ky i fundit thekson: “Ky hadith është i lidhur në mënyrë të pashkëputur, me zinxhirin e transmetimit të hadithit paraardhës”.

Pyetje: Vallë si ka mundësi, që përmbledhja e hadithëve, që ti ke përpiluar, të cilësohet si njëra nga veprat më të sakta pas Librit të Allahut?! Vallë si është e mundur, që ndonëse ky hadith, që zotëron një zinxhir të njëjtë transmetimi, ti e ke prerë përgjysmë atë?! Ose i tërë hadithi është i dobët ose i tërë është i vërtët. Ku qëndron problemi?! Qëllimi im nuk është që të turpëroj Imam Muslimin, sepse ka gjasa që t ëtjerët pas tij kanë luajtur me veprën e ij dhe e kanë shtrembëruar.

Tani le t’i hedhim një sy hadithit nr: 19266 të veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit). Hadithi është si vijon: “Zejd Ibn Erkami na rrëfeu në mbledhjen e tij se: “Ubejdullah Ibn Zijadi, dërgoi një emisar, që t’i bashkangjitesha atij. Kur unë i shkova pranë ai më tha kështu: “Vallë çfarë janë këta hadithë, që përcjell dhe përçon, nga i dërguari  Allahut, të cilat nuk i gjejmë Librin e Allahut?! Ti bën fjalë për një lumë që gjendet në Xhennet.

Unë ia ktheva: “Unë ua përcolla këtë hadith nga vetë i dërguari i Allahut, sepse ai na e premtoi ne këtë”.

Kur Ubejdullahu ia pre duke i thënë: “Ti gënjeve, nuk ka dyshim se ti je një i moshuar i rrjedhur”, Zejdi iu përgjigj: “Unë e dëgjova atë hadith me veshët e mi. Zemra dhe mendja ime e mësoi përmendësh atë hadith nga i dërguari i Allahut”. Më pas shtoi: “Në një kohë kur Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ai i cili shpik qëllimisht një gënjeshtër ndaj meje, atëherë le të përgatisë vendin e tij në zjarr”, vallë si mund të shpik një gënjeshtër nga gjuha e tij?!” Unë nuk shpik një gënjeshtër në emër të tij. Më tej Zejdi na rrëfeu një hadith dhe na tregoi se... (24)

Lejomëni t’iu shpreh se Ubejdullah Ibn Zijadi, është një njohës i Librit dhe ka për synim që të debatojë me Zejdin. Me sa kuptohet nga hadithi i përcjellur nga Zejdi, ky i fundit ka bërë fjalë, për një Lumi e Keutherit, që gjendet në Xhennet. Megjithatë kur vështrojmë hadithin e shënuar tek vepra e Imam Muslimit, shohim se pjesa: “Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”, nuk është e pranishme. Themi se ndonëse Muslimi ka përcjellur hadithin e Zejd Ibn Erkamit, pjesa më e rëndësishme e tij mungon. Ndërsa Ubejdullah Ibn Zijadi, e ka kundërshtuar Zejdin duke i thënë: “Vallë çfarë janë këta hadithë, që përcjell dhe përçon, nga i dërguari  Allahut, të cilat nuk i gjejmë Librin e Allahut?!”

Këtu na bie në sy dhe shprehja e përdorur nga Ubejdullahu: “një i moshuar i rrjedhur”, e megjithatë kur hapim, veprën e Muslimit, lexojmë se aty kalon: “Betohem në Allahun (k.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë”. Sipas hadithit të shënuar, në veprën e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, arrijmë në përfundimin, se aftësitë mendore të Zejdit janë në vend dhe rishtas kuptojmë se, në hadithi i shënuar, në veprën e Imam Muslimit ka pësuar një ndryshim. Ka gjasa që thëniet, që kalojnë në veprën e Muslimit, të mos jenë të Zejd Ibn Erkamit.

Ja pra ky është një tjetër argument, i cili vërteton se Zejdi, ka përcjellur pjesën e rëndësishme të Hadithit Thekalejn. Kjo është arsyeja që ai kundërshtohet në këtë mënyrë. Përsërisim për të disatën herë, se në hadithin që ceket, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi”, nuk përmendet në mënyrë absolute fjala lum, në një kohë kur dhe hadithi dhe përcjellësi dhe ngjarja është e njëjtë, me atë të veprës me titull: “Musned”.

Themi me zë të lartë, se hadithi i shënuar, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi”, nuk është i përpiktë.

Prezantuesi: Një tjetër çështje, e cila nxjerr në pah, se hadithi i shënuar në veprën e lartpëmendur, ka pësuar ndryshim është dhe thënia: “Kini kujdes se si do të silleni me Librin e Allahut”.

I ftuari: Ky është një dëshmues se hadithi është përcjellur si kuptim. Një tjetër argument është dhe se duke u mbështetur në hadithët e lexuar themi se Muhammedi (p.q.m.t.) i ka bashkuar Hadithin Thekalejn me Hadithin e Gadir Humit, sepse ai ka urdhëruar: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”. Ne nuk mund ta shohim këtë, në veprën e sipërcituar. Tani pyetja që dua të ngrej është: “Vallë si është e mundur, që tërë këto thënie të jenë zhdukur, në një kohë kur dhe hadithi dhe përcjellësi dhe ngjarja është e njëjtë?! Unë nuk e di.

Ky hadith është përcjellur në kreun me titull: “Kreun e Virtytëve të Ali Ibn Ebi Talibit”, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi”. Ky hadith nuk ka të bëjë me Ali Ibn Ebi Talibin por me Ehli Bejtin, sepse në këtë hadith lexojmë thënien: “Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!” Atëherë çështja nuk është e kufizuar, vetëm me Imam Aliun (p.m.t.), por është më e gjërë. Si rrjedhojë kuptojmë se ose Muslimi është treguar i pakujdesshëm, ose ka ndodhur diçka tjetër në këtë mes... Fjala vjen Muslimi e ka përcjellur hadithin, siç është në argumentet fetare dhe më pas të tjerë kanë luajtur me përmbajtjen e tij. Ky është qëndrimi i uehhabistëve bashkëkohorë, kur aludojnë se është përcjellur si kuptim. Ashtu siç kemi bërë të qartë tanime, gjenden pika të cilat regojnë dobësinë e hadithit.

Tani na mbetet vetëm një argument, i cili është urdhri i Muhammedit (p.q.m.t.): “Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda”. Nëse këto të dyja (porosi të rënda, të paçmuara) do të përktheheshin, si lidhja fort pas Librit të Allahut dhe dashurinë ndaj Farefisit, atëherë njëra nga dy porositë do të humbiste. Pra ku mbeti porosia tjetër?! Rikujtojmë se dashuria ndaj Ehli Bejtit, nuk përbën ndonjë porosi të rëndë, sepse në sytë e mbarë muslimanëve, shihet dashuria ndaj Ehli Bejtit.

Pra duke u mbështetur në pohimin e Muhammedit (p.q.m.t.), se këto jane dy porosi të rënda, nënkuptojmë se njëra është e barasvlefshme me tjetrën. Nëse njëra është një mjet, që shërben në shpëtimin nga shmangia, atëherë edhe tjetra është gjithashtu një mjet për këtë. Si përfundim theksojmë se, tërësia e këtyre agumenteve, na tregon qartë, se hadithi i vërtetë është ai cili kalon në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit.

Prezantuesi: Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ju shkundët retë e pluhurit mbi të vërtetën. Lusim Allahun e Lavdëruar, që të na bëjë të mundur, që të bëhemi nga robërit e tij, të bindur dhe të nënshtruar, duke përfituar nga dituritë, të cilat na i shpalosët. Edhe njëherë ju falenderojmë, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

I ftuari: Në programin tonë pasardhës, do të kalojmë në argumentimin dhe jurisprudencën e hadithit.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ebu Kasim Sulejman Ibn Ahmed Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 5, fq. 169, 170, Hadithi Nr: 4981, 4982, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

2- Ebu Jusuf Jakub Ibn Sufjan Feseuiu, “Marife ue’t-Tarihi” (Dituria dhe Historia), vëll. 1, fq. 295, Vendosja e Shenjave Nga Halil Mensuri, (viti i botimit 1419 sipas mërgimit islam / viti 1998 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

3- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Kashif Fi’l-Marifeti Men Lehu Riuajetun Fi’l-Kutubi’s-Sitteti” (Zbuluesi i Diturisë i Atij Që Përcjell Në Gjashtë Veprat), vëll. 6, fq. 217, Gjendja e Përkthyer Nr: 6384, Vërtetimi Nga Ferid Abdulaziz Xhundi, Shtëpia Botuese: “Hadithi”, Kajro, Egjipt.

4- Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Takribu’t-Tehdhibi” (Qasja e Afrimeve), Gjendja e Përkthyer Nr: 7871, Vërtetimi Dhe Shënimi Nga Ebu Eshbal Sagir Ahmed Shagif Pakistaniu, Paraqitja Nga Bekr Ibn Abdilah Ebu Zejdi, (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia e Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

5- Me këtë term kuptojmë përcjellësin e një hadithi. Me këtë term kuptojmë atë që është i zënë me përcjelljen e hadithit, ose ai që vepron duke zbatuar hadithin.

6- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Kashif Fi’l-Marifeti Men Lehu Riuajetun Fi’l-Kutubi’s-Sitteti” (Zbuluesi i Diturisë i Atij Që Përcjell Në Gjashtë Veprat), vëll. 3, fq. 295, Vërtetimi Nga Ferid Abdulaziz Xhundi, Shtëpia Botuese: “Hadithi”, Kajro, Egjipt.

7- Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Takribu’t-Tehdhibi” (Qasja e Afrimeve), fq. 1069, Gjendja e Përkthyer Nr: 7718, Vërtetimi Dhe Shënimi Nga Ebu Eshbal Sagir Ahmed Shagif Pakistaniu, Paraqitja Nga Bekr Ibn Abdilah Ebu Zejdi, (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia e Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8- Dijetari Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 356, 357, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9- Dijetari Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 482, Hadithi Nr: 2457, Shtëpia Botuese: “Libraria Islame”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10- Dijetari Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Sunneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 543, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

11- Dijetari Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Sunneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Tirmidhiut), vëll. 3, Hadithi Nr: 3599, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

12- Dijetari Bashkëkohor Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Sunneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 480, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

13- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

14- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë. 

15- Shejh Islam Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje Harraniu, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shiati ue’l-Kaderijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit në Përcjelljen e Fjalës së Shiitëve dhe të Kaderitëve), vëll. 4, fq. 300, Vërtetimi Nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

16- Imam Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhxh Kushejri Nishaburi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 226, Hadithi Nr: 2408, Vërtetimi Nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu, (viti i botimit 1423 sipas mërgimit islam / viti 2002 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mirësia”, Botimi i Parë, Damask, Siri dhe Bejrut, Liban.

17- Shejh Islam Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje Harraniu, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shiati ue’l-Kaderijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit në Përcjelljen e Fjalës së Shiitëve dhe të Kaderitëve), vëll. 4, fq. 300, Vërtetimi Nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

18- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

19- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

20- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 56, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

21- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”, Botimi i Dytë.

22- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 13, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

23- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 13, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

24- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, Hadithi Nr: 19266, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...