Gruaja belloruse e përqafoi Islamin në Xhaminë e Imam Rizait, në Mashad të Iranit

Publikuar në Prill 26, 2017, 12:30 a.m.

Drejtori për çështje të vizitorëve të huaj, jo-iranianëve,  në  administratën e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait, Xhevad Hashemi-Nexhad tha të dielën pasdite  se një grua 26-vjeçare nga Bjellorusia e përqafoi fenë Islame gjatë vizitës të saj të dytë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait.

Xhevad Hashemi-Nexhad  tha se Olga Ostoviç nga Bjellorusia është duke studiuar gjuhë të huaja.

Ajo kishte vizituar Iranin dy herë dhe një herë vizitoi Xhaminë e Shenjtë  të Imam Rizait (a.s.)  dhe u njoh me kulturën fetare të Iranit dhe u interesua për te.

Gruaja 26-të vjeçare kishte mësuar gjuhën arabe dhe ishte në gjendje të lexonte Kur’anin e Shenjtë dhe miqësia e saj me muslimanët ia shtoi interesimin për të përqafuar fenë Islame.

Xhevad Hashemi-Nexhad tha se 2.5 milionë vizitorë të huaj, jo iranianë, kanë  vizituar  Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait në vitin e kaluar dhe nga kjo shumë 11,000 turistë ishin jomuslimanë nga shtetet  evropiane, aziatike dhe amerikane.

Ai tha në përfundim se 30 persona e përqafuan fenë Islame në vitin e kaluar, 1916, në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, në Mashad të Iranit. 



Burimi : ABNA24