Nënshkruhet kontrata për gazësjellësin “Rrjedha veriore 2”

Publikuar në Prill 26, 2017, 12:25 a.m.

Konsorciumi “Nord Stream 2 AG”, të cilin e përbëjnë Gazpromi dhe kompanitë evropiane energjetike Engie, OMV, Rojal Dutch Shell, Uniper dhe Wintershall, ka nënshkruar kontratën për financimin e projektit të gazësjellësit “Rrjedha veriore 2”, ceket në raportin zyrtar të kompanisë ruse Gazprom. Projekti ka koston 950 milion dollar. Shell ka cel se” kompania do të sigurojë linjën afatgjate kreditore prej 285 milion euro, që do të paguhet gjatë vitit 2017. Mbetjen prej 665 milion euro do të varet nga vendimet e ardhshme të konsorciumit”Nord Stream 2 AG” për financimin e projektit.

Gjermania nuk ka gjet kurrfarë parregullësi dhe ka dhënë leje për projektin e këtillë, ndërsa Polonia ka shtyrë vendimin. Në Varshavë kanë qenë të bindur se fillimi i fiancimit të gazësjellësit “Rrjedha veriore 2” është në duart e Polonisë.

Por, Gazpromi dhe partnerët e tij evropian ishin më dinak dhe kanë refuzuar të luajnë lojën sipas rregullave të Varshavës. Akcionarët evropian kanë vendos të përgjigjen në investimin e përbashkët të konsorciumit”Nord  Stream 2 AG”, pjesë e së cilës është edhe Gazpromi, kanë gjetur skemën e re të financimit të gazësjellësit i cili nuk kërkon lejen e rregullatorëve polak. Tani të 5 kompanitë evropiane eneregjetike  krahas Gazpromit lirisht mund të ndajnë burime financiare dhe të nisin  ndërtimin, pa frikën nga vonesa, edhe pse për modelin jo të favorshëm  për kompaninë ruse, por i cili ia siguron fillimin e ndërtimit.

Ndërtimi i pjesës detare të gazësjellësit nuk do të duhej të ishte kurrfarë problemi, sepse Komisioni Evropian në mars ka pranuar se nuk ka baza ligjore të parandalojë ndërtimin e gazësjellësit”Rrjedha veriore 2”. Por, tami lufta po transferohet në sipërfaqen tokësore, por Gazpromi po përgatitet edhe për këtë skenar. Në fillim të prillit kryetari i drejtorisë së Winteshellit gjerman Mario Meren, ka thënë se Polonia nuk ka arritë të parandalojë ndërtimin e “Rrjedhës veriore 2” dhe se as Komisioni Evropian në”Pakonë e tretë energjetike të BE-së”  nuk ka gjetë asgjë me të cilin do të mund të parandalojë lidhjen e Rusisë dhe Gjermanisë me gazësjellësin nën detin Baltik.



Burimi : Logiçno