Delegacioni i katolikëve sirianë viziton xhaminë e shenjtë të Imam Aliut

Publikuar në Prill 23, 2017, 1:16 a.m.

Një delegacion i katolikëve  sirianë   (Dioqezës së Mosulit)  ka vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Ali ibn Ebi Talibit (a.s.) dhe u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Xhamisë së Shenjtë, Sejjid Nizar Hashim Habel al-Muteen.

"Ne jemi të nderuar  që po vizitojmë Xhaminë e Imam Ali ibn Ebi Talibit (a.s.) dhe ai ka vlerë shumë të madhe për ne. Ai është simbol i së vërtetës dhe drejtësisë njerëzore, tha dekani i priftërinjve katolikë sirianë të Kerkushit, Peshkopi i Sharbel Esso.  

Ai shtoi, "Imam Ali ibn Ebi Talib (a.s.) u martirizua për hir të së vërtetës, si Jezu Krishti që u martirizua për të vërtetën, ata janë studentë të së vërtetës dhe drejtësisë qiellore."

Ai shtoi: "Edhe pse terrorizmi është përpjekur të copëtojnë hartën e  Irakut dhe  të shkatërrojë kohezionin në mesin e njerëzve të saj, por ajo ka dështuar. Në të kundërtën, irakianët kanë rritur fuqinë dhe kohezionin mes tyre."

Në fund ai tha:

"Vizita nuk do të jetë e fundit, veçanërisht që Imam Aliu (a.s.) është një simbol i dashurisë dhe paqes."



Burimi : ABNA