Një brifing i Hizbullahut

  • Një brifing i Hizbullahut që ka shokuar shtypin izraelit
Publikuar në Prill 22, 2017, 2:04 a.m.

Informacioni që Hizbullahu u ka dhënë gazetarëve izraelitë, të cilët i pati ftuar në zonën kufitare në lidhje me sistemin izraelit të mbrojtjes e ka shokuar dhe shqetësuar shtypin izraelit.

Sipas lajmit që ka publikuar agjencia e lajme në Liban, el-Ahed, shtypi izraelit e ka përshkruar thirrjen që një komandant i Hizbullahut i ka bërë gazetarëve në kufirin mes dy vendeve për të bërë deklaratat e tij në lidhje me sistemin e mbrojtjes izraelit si një hap që nuk ka asnjë precedent të mëparshëm dhe si një paralajmërim  kundrejt qeverisë izraelite.

Televizioni izraelit, Channel 10 ka përdorur këto fjalë në lajmin që ka publikuar në lidhje me këtë çështje “Nuk kishim dëshmuar kurrë parë që një komandant i veshur me uniformë ushtarake i Hizbullahut, me qetësinë më të madhe të shfaqet në zonën kufitare dhe t’u japë gazetarëve informacione në lidhje me sistemin mbrojtës izraelit. Megjithatë, një ngjarje e këtillë është përjetuar për herë të parë këtë të Enjte në zonën Labuna të Libanit Jugor.”

Komandanti i njësive ushtarake el-Xhelil të ushtrisë izraelite dhe përgjegjës i kufirit me Libanin, Amir Baram nën shoqërinë e pamjeve të xhiruara nga televizionet libaneze ka bërë analizën e tij në lidhje me gjendjen e heshtur që ka kapluar momentalisht rajonin dhe është shprehur kështu: “Dikush që e sheh situatën nga jashtë mund të mendojë se rajoni është i qetë; megjithatë ne nuk mund të mashtrohemi nga kjo qetësi.” 

Ndërsa për televizionin izraelit Channel 2, ai ka komentuar kështu: “Hizbullahu ndërmorri një hap përjashtimor duke i dhënë një brifing gazetarëve menjëherë pranë barrierave kufitare. Komandanti i Hizbullahut në këtë rajon ka dhënë informacione në lidhje me barrierat kufitare dhe ka folur për sistemet mbrojtëse të Izraelit. Komandanti ka shenjuar me dorë vendet në të cilat barrierat kufitare janë të hapura. Ai ka dhënë informacione në lidhje me teknologjitë e përdorura nga Izraeli në këtë rajon.”

Edhe një faqe interneti izraelite e cila ka publikuar një artikull nën titullin “Mangësitë e sistemit mbrojtës izraelit” shprehet kështu: “Vëzhgimet në lidhje me shërbimet e sigurisë tregojnë se Hizbullahu zotaëron përafërsisht 130 mijë raketa. Mijëra prej tyre janë me rreze të gjatë dhe mund të mbulojnë të gjithë territorin e Izraelit.”

Gjatë një interviste që ka dhënë në radio, një ndër zyrtarët e njësive mbëstetëse të ushtrisë izraelite është shprehur se “Hizbullahu është duke qarkulluar rreth e përqark rajonit të kufirit dhe po e tregon Izraelin si palën që duhet të tërhiqet.”

Ditën e djeshme, njësia e shtypit të Hizbullahut ftoi gazetarët në zonën kufitare dhe kështu zyrtarët ushtarakë të Hizbullahut kanë dhënë informacione në lidhje me lëvizjet e ushtrisë izraelite në zonën kufitare si dhe në lidhje me barrierat e reja kufitare që ka krijuar.

Në këto deklarata që kanë zgjatur që nda mëngjesi dhe deri në orët e pasdite kanë marrë pjesë gazetarë si brenda ashtu edhe jashtë Libanit.

Gazetarët, të cilët kanë tërhequr vëmendjen ndaj faktit se Izraeli ka harxhuar miliona dollarë për të krijuar barrierat e reja në zonën kufitare janë shprehur se këto masa që ka marrë Izraeli  janë shprehje e shqetësimit që Izraeli ka në lidhje me humjen e luftës potenciale të tij me Hizbullahun në rajonin el-Xhelil.

Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullah është shprehur më parë se në rastin e një lufte të mundshme në të ardhmen me Izraelin, kjo luftë nuk do të zhvilohet më në territoret e Libanit, por duke filluar nga rajoni El-xhelil do të transferohet brenda kufinjve të Izraelit. 



Burimi : Yakın Doğu Haber