McCain : Partneriteti ushtark USA-Shqipëri ka shumë rëndësi për të luftuar edhe terrorizmin

Publikuar në Prill 16, 2017, 4:57 a.m.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë pasditen e së premtes me një njoftim në lidhje me vizitën e senatorit John McCain, ku tregon edhe temat që kjo vizitë ka patur në fokus, njofton Top-channel, përcjell mediaelirë.com

“Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha.

Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.