Gjenerali i Irakut: Është çështje kohe çlirimi i Mosulit

Publikuar në Prill 16, 2017, 4:55 a.m.

Komanda e Irakut  e operacioneve të përbashkëta në Mosul  tha se nuk nxitojmë  për të çliruar pjesën perëndimore të qytetit, duke theksuar se  kjo" është vetëm një çështje kohe. "

Zëdhënësi komandës, Gjeneral Brigade, Jahja Resul, vuri në dukje se operacionet në perëndim të Mosulit kanë qenë të ngadalshme për shkak se grupi terrorist ISIS i ka përdorur civilët atje si mburoja njerëzore.

"Operacionet ushtarake  drejtë Mosulit janë zhvilluar me shumë kujdes në mënyrë për të parandaluar ISIS-in nga përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore."

Mosuli, tani qyteti i fundit i Irakut, në të cilën ISIS-i  ende mban territor të rëndësishëm, është i ndarë nga lumi Tigër, në anën lindore i referuar si  bregun e majtë dhe në perëndim, si bregu i djathtë.

" Minareja Al-Hadbaa ka qenë e rrethuar (nga forcat irakiane), por dihet se ajo shtrihet në një zonë të mbushur me njerëz që banojnë në qendër të qytetit të vjetër," tha Resuli, duke iu referuar minares së Xhamisë së Madhe  Al-Nuri.

Në këtë kontekst, gjenerali irakian tha se forcat irakiane janë duke u mbështetur në forcat e këmbësorisë, për të shmangur viktimat civile.

Ndërkohë, Resuli  tha se operacionet ushtarake në perëndim të Mosulit po zhvillohen sipas planit të komandës. 

"Ne nuk jemi duke nxituar. Kjo është vetëm një çështje kohe,  në veçanti kur dihet se organizata terroriste ka filluar të shkatërrohet, "tha gjenerali irakian, sipas kanalit të lajmeve të Irakut  ‘Sumaria News’.

Në anën tjetër, zëdhënësi theksoi se forcat irakiane kanë  hapur koridore humanitare për civilët që largohen nga Mosuli perëndimor.



Burimi : ABNA24