SHBA-të hodhën bombën e vet në ish kompleksin nëntokësor të CIA-së në Afganistan

Publikuar në Prill 15, 2017, 1:16 a.m.

Lajmi i ditës ishte ”ushtria amerikane në Afganistan ka hedhur bombën e saj më të madhe   në objektet dhe pjesëtarët e terroristëve të ISIS-it me ç’rast ka vrarë 35 terroristët e ISIS-it”.Donald Trumpi është lavdëruar me këtë aksion për shkatërrim me ç’rast ka shfrytëzuar bombën e quajtur”nëna e të gjitha bombave” me emrin GBU-43/B (MOAB). Bomba ka peshuar rreth 10 tonelata dhe është hedhur në rrethinën Achin në provincën Nangarhar e cila gjendet në afërsi të kufirit me Pakistanin, ka deklaruar zëdhënësi i Pentagonit Adam Stump. Kjo është hera e parë që ky tip i bombës është shfrytëzuar në luftë, ndërsa është hedhur  nga aeroplani MC-130. Bomba është dizajnuar në vitin 2002, gjersa është në përdorim nga viti 2003. Është e gjatë 9 metra, e rëndë 10 tonelata dhe përmban 8500 kg TNT eksploziv. Në momentin e prodhimit është quajtur si armë më e fuqishme jo nukleare në botë. Në sulmin e djeshëm armata amerikane ka shkatërruar çdo gjë në perimetrin prej 300 metrave dhe ka likuiduar 35 terroristë. Natyrisht, Trumpi për këtë aksion ka mund të shfrytëzojë avionët luftarak apo helikopterët sulmuese, bile edhe bombarduesit strategjik, por porosia ishte e qartë. Presidenti amerikan më parë në Siri ka gjuajtur raketat ”Tomahawk”, pas së cilës me flotën e Pacifikut dhe tani me hedhjen e bombës prej 10 tonelatash ka demonstruar fuqishëm forcën e ushtrisë amerikane  gjoja në rrjetin e tuneleve nëntokësore të shtetit islamik,ISIS, në Afganistan.

Gjenerali John Nicholson, komandanti i forcave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan ka theksuar se bomba është hedhur në rrjetën e shpellave dhe bunkerëve në të cilin ishin të vendosur terroristët e “ISIS-it”, të cilët i kanë mundësuar që terroristët lirshëm të lëvizin dhe të kryejnë sulmet në ushtarët dhe këshilltarët amerikan dhe ushtarët afganistanez në atë zonë, por nuk e di se çfarë dëmi ka shkaktuar bomba e hedhur. Mediat flasin për ofensivën e madhe të Trumpit kundër terrorizmit ndërkombëtar, por numri i terroristëve të vrarë nuk flet për ndonjë sukses të theksuar gjatë këtij sulmi të kryer.

Sulmin amerikan me bombën megalomane në Afganistan e ka komentuar edhe Edward Snowdeni, ish spiun amerikan, i cili tani jeton në ekzil në Rusi, i cili thekson se ky sulm është një marrëzi . Edward Snowdeni thekson se tunelet dhe bunkerët nëntokësore për të cilat Pentagoni thekson se i ka shkatërruar në këtë bombardim, kanë qenë të ndërtuara me parat dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Këtë rrjetë të tuneleve dhe bunkerëve nëntokësore i kanë shfrytëzuar muxhahedinët në Afganistan, të cilët neve i kemi paguar”, ka shkruar Snowdeni në Twitter, duke përkujtuar në artikullin e New York Times-it të shkruar në vitin 2005 në të cilin bëhet fjalë për këta tunel dhe bunkerët që janë qëlluar tani.  E kanë hedhur bombën e cila ka kushtuar 16 milion dollar, ndërsa zhvillimi i saj ka kushtuar 314 milion dollar, dhe atë në Afganistan është hedhur pa kurrfarë nevoje” ka shkruar Snowdeni. Snowdeni në Twitterin e vet ka publikuar një pjesë të artikullit në të cilin qëndron se këtë rrjetë të tuneleve dhe bunkerëve nëntokësore kanë financuar obliguesit tatimor amerikan dhe këto ishin pjesë të kompleksit të  cilët i ka financuar CIA në mbështetje të Bin Ladenit në luftë kundër rusëve.

Atëherë Osama bin Ladeni ka marr me dhjetëra bagera dhe pajisje tjera të rënda ndërtimore nga kompania e babait të tij, Saudi Binladin Group, me të cilin janë ndërtuar mijëra kilometra tunele, bunkerët  dhe depot nëntokësore të armëve në hapësirën Tora Bore dhe vendin të cilin tani e ka bombarduar ushtria amerikane. Ndërtimin e kompleksit nëntokësor në shpellat e Tora Borës në krahinën Nangarhar në lindje të Afganistanit në afërsi të kufirit me Pakistanin e ka financuar CIA që nga viti 1980, në kohën kur Washingtoni i ka ndihmuar muxhahedinët afganistanez në luftë kundër trupave ruse në Afganistan.

Nga këto që tani zbuloi Snowdeni mund të konkludohet se të hedhet bomba prej 10 tonelatash e vlefshme 16 milion dollar në Afganistan, për të vrarë vetëm 35 terroristë të ISIS-it është marrëzi, pasi që sipas raporteve të konfirmuara , nga ajo që është ndërtuar atëherë nga Osama Bin Ladeni dhe CIA gjatë viteve tetëdhjeta, nuk është shkatërruar as një e  mijta pjesë e kompleksit nëntokësor në jug të Afganistanit.



Burimi : Logiçno