Ministrja e Shëndetësisë Së Irakut: “Unë Vetë Përdor Barna Iraniane”

Publikuar në Prill 13, 2017, 11:34 p.m.

Ministrja e Shëndetit dhe Mjedisit të Irakut, iu është përgjigjur, disa lajmeve të fundit, që kanë të bëjnë me barnat iraniane në Irak dhe pohoi se ajo vetë, është një përdoruese e këtyre barnave.

Agjencia e lajmeve “Nexhba TV”, një grup i rezistencës islame, intervistoi zonjën Adile Hamudin.

Lëvizja “Nexhba TV” citoi: “Mjekësia iraniane, është një nga më të mirat. Rrëfej se është provuar se këto barna, janë të kualifikuara dhe të efektshme. Unë personalisht i përdor ato”.

Kreu i këshillit të shëndëtësisë, në Këshillin e Qarkut të Diuanijjes, që gjendet 180 km, në anën jugore të Bagdadit, ka aluduar se një numër qytetarësh, në këtë qark janë hemuar, nga përdorimi i barnave iraniane dhe tanimë gjenden shtruar në spital.

Menjëherë pas këtij aludimi, ambasada iraniane, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë Irakiane, ka nisur hetimet që kanë të bëjnë, me aludimin e ngritur, nga kreu i Këshillit të Qarkut të Diuanijjes. Më në fund ata vërtetuan, se aludimi ishte plotësisht i rremë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mjedisit së Irakut nënvizoi: “Unë vetë përdor barna iraniane”, me qëllimin e fitimit të besimit në Irak dhe kundërshtoi aludimet dhe propogandën, kundër mjekësisë iraniane.



Burimi : http://iuvmpress.com/