Kandidati Francez Për President Mélenchon Kritikoi Sulmin Amerikan Kundër Sirisë Dhe Bëri Thirrje Që Shteti i Tij Të Largohet Nga NATO-ja

Publikuar në Prill 13, 2017, 1:29 a.m.

Kandidati francez për president, për Lëvizjen e Pavarur Franceze, Jean-Luc Mélenchon kritikoi, sulmin amerikan në truallin sirian dhe bëri thirrje që shteti i tij, të larghet nga NATO-ja.

Gjatë një fjalimi, që ai mbajti përpara, një turme mbështetësish të tij, në qytetin e Marsejës, Jean-Luc Mélenchon paralajmëroi, për një përshkallëzim të tensionit, brenda bashkësisë ndërkombëtare (sipas agjencisë së lajmeve TASS), pas sulmit “të papërgjegjshëm” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri.

Gjithashtu Jean-Luc Mélenchon, gjeti një mbështetje të shpejtë, për sulmin amerikan, duke e cilësuar si i çuditshëm, duke nënvizuar se: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërhynë ushtarakisht në Siri, pa miratimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Sërish ai nënvizoi se do të mbajë, një konferencë shtypi ndërkombëtare, mbi sigurinë dhe për të diskutuar mënyrat e sigurimit të paqes, në kontinentin europian, nëse ai do të fitojë zgjedhjet presidenciale. Rishtas ai theksoi se “do të ndërmarrë një sërë masash, me qëllimin e uljes së tensionit në botë, duke përfshirë këtu dhe tërheqjen e marrëveshjes së Francës, mbi vendimin e NATO-s, për vendosjen e sistemit të predhave në Poloni dhe do të largojë Francën jashtë aleancës”.



Burimi : http://iuvmpress.com/