Austri: Sulmet kundër muslimanëve u rritën në 62% në vitin 2016

Publikuar në Prill 11, 2017, 3:13 a.m.

Sulmet islamofobe në Austri u rritën në 62 përqind në vitin 2016 në krahasim me vitin e kaluar, thuhet në një raport.

Hulumtimi nga Qendra për Musliman – Dolumentacion dhe Këshillime  tha se numri i sulmeve kundër muslimanëve ka arritur 253 në vitin 2016, në krahasim me 156 në vitin 2015.

Një pjesë e madhe e incidenteve ndaj grave muslimane,  thonë hulumtuesit, me më shumë se gjysma është duke u zhvilluar në transportin publik apo hapësira të tjera publike.

Sipas raportit, 31 për qind e sulmeve janë me shkrim ose me gojë; 30 për qind janë në kategorinë e "gjuhës së urrejtjes"; 12 për qind në shënjestër janë institucionet muslimane dhe pesë për qind janë sulmet fizike.

Raporti, për më tepër, thotë  se disa nga sulmet kanë dodhur  në institucionet qeveritare.

Qendra për Musliman – Dokumentacion dhe Këshillime është themeluar në vitin 1979 dhe ka shënuar sulmet kundër muslimanëve që nga viti 2014.   Ajo gjithashtu ofron një shërbim këshillimi për viktimat e sulmeve Islamofobe.

Nga një popullsi totale prej rreth nëntë milionë banorësh, Austria është atdheu ku jetojnë rreth 600.000 muslimanë, pjesa më e madhe janë me prejardhje turke.



Burimi : Anadolu News Agency