Xhamitë në Atlanta kërcënohen me vdekje

Publikuar në Prill 9, 2017, 11:22 p.m.

Katër xhami në Atlanta, në shtetin amerikan Gjeorgjia, kanë marrë kërcënime me vdekje në javët e fundit, duka përfshirë  një i cili e quan veten një "vrasës i muslimanëve."

Udhëheqësit e xhamive në Gjeorgji kërkuan për të rritur masat e sigurisë sepse edhe tri xhami të tjera të muslimanëve kanë marrë emaila identike ku thuhet se do të sulmohen në fund të muajit, tha Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame.

"Muslimanët, meksikanët, zezakët do të sulmohen kudo në Amerikë, deri sa ju të vdisni apo të ikni…." Emaila,  kanë  pranuar gjithashtu edhe dy xhami në Alabama, thanë udhëheqësit e xhamive,

Letra shkruar nga "vrasësi i muslimanëve” e cila u dërgua në një xhami në fund të muajit shkurt shkruan : " Vdekja është duke iu pritur juve dhe llojin tuaj ", përsëritet një emër që përdoret nga dikush që kërcënoi një xhami  në Brooklyn.

Imam Ibrahim Yavas, i Qendres Kulturore American Turke Ejup Sultan në Brighton Beach, mori një letër javën e kaluar  nga dikush duke e quajtur veten "vrasësi i muslimanëve."

Një ish-punonjës në qendër tha  për gazetën e përditshme New York Daily News se rritja e urrejtjes ndaj muslimanëve përkon me fitoren e kryetarit  Donald Trump.

"Kur kryetari  e shpalli ndalimin e udhëtimit, ai e bëri atë të duket sikur ne të jemi të gjithë të këqinj," tha punonjësi.



Burimi : IQNA News