SHBA-të nuk do të bombardojnë Sirinë pa lejen e Rusisë

Publikuar në Prill 6, 2017, 11:03 p.m.

Washingtoni  po mendon për operacionin ushtarak në Siri pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por korrespondenti ndërkombëtar i CNN-së Matthew Chance thotë se kjo vështirë mund të ndodh,  Rusia në Siri ka dislokuar sistemet e mbrojtjes kundërajrore S-400 dhe ka paralajmëruar gatishmërinë e saj se do të mbrojë hapësirën ajrore të Sirisë. Prandaj, në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vendosin për fushatën ushtarake, sulmet ajrore do të mund të kryenin vetëm me pëlqimin paraprak të Rusisë. Në të kundërtën kjo do të thoshte luftë të hapur me Rusinë.

Gazetarja e CNN-së Michelle Kosinski ka kontaktuar kolegun Matthew Chancean dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e aksionit të njëanshëm ushtarak, por a do të përgjigjen forcat  ushtarake ruse të dislokuara në Siri, në rast se Shtetet e Bashkuar a të Amerikës vendosin të intervenojnë?, ka shtruar pyetjen gazetarja e CNN-it amerikan Michelle Kosinski.

Mattheu Chance, korrespondenti i lartë ndërkombëtar i CNN-it ka thënë:  “Keni të drejtë ekziston një mundësi e tillë. Deklaratat  e fundit në Washington dhe New York do të thotë se SHBA-të mund të marrin në konsideratë sulmet ajrore, përkundër faktit se zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se për t’u realizuar një gjë e tillë është shumë vështirë”.

Mendoj se frika është e shkaktuar nga fakti se Rusia në Siri e ka njërin nga sistemet më të mira mbrojtëse kundërajrore në botë dhe ka deklaruar se është e gatshme të përdor  këtë sistem për mbrojtjen e hapësirës ajrore siriane. Pra, të gjitha përpjekjet amerikane për ndërmarrjen e sulmeve ajrore mund të kryhen vetëm me pëlqimin dhe lejimin paraprak të Rusisë. Në të kundërtën mund të ballafaqohemi me luftë direkte me Rusinë dhe me ndërmarrjen e veprimit tonë ushtarak do të ishim cak i reagimit të sistemit të tyre kundërajror.

Moska dhe Washingtoni me siguri po mbajnë bisedime sekrete rreth hyrjes së SHBA-ve në konfliktin sirian, ndoshta edhe jo. Por, atë që dimë është se përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit Nikki Haley dhe sekretari shtetëror amerikan Rex Tillerson ashpër kanë gjykuar Rusinë për mbështetje të vazhdueshme të Bashar al Asadit. Deklaratat e Haleyit dhe Tillersonit ndoshta janë shembuj të kritikave më të ashpra që gjer tani  që kemi dëgjuar për Rusinë nga administrata e Trumpit prej ardhjes në pushtet”.



Burimi : Logiçno