Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetëepestë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Prill 4, 2017, 12:52 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër. Paqja qoftë mbi të fortnderuarën Zejnebe (p.m.t.), besniken e vogël, bijën e prijësit të besimtarëve (p.m.t.). Paqja qoftë dhe mbi ju ndjekësit tanë të nderuar, vëllezër dhe motra, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor.

Me rastin e përvjetorit, të ditëlindjes së bekuar të Zejnebes (p.m.t.), ne sjellim përgëzimet tona më të sinqerta. Po bëjmë fjalë, pikërisht për Zejneben (p.m.t.), ajo ishte një grua e lartë, e cila ishte një dijetare pa mësues dhe një mendjendritur pa profesor, e cila ishte udhëheqësja që kërkoi marrjen e gjakut të zotërisë sonë Imam Husejnit (p.m.t.). Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetëepestë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi Dhe Zinxhiri i Transmetimit i Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

Allahu i Madhëruar ju dhëntë jetë të gjatë. Zotëri i nderuar, a keni ndonjë çështje të veçantë për të shqyrtuar, përpara se të nisim programin tonë?! Nëse nuk keni, ashtu siç është bërë tanimë zakon, do t’iu luteshim që të bënit një përmbledhje.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (k.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër. Jo ashtu siç e dini dhe ju duke qenë se koha jonë është e kufizuar, ne do të kalojmë menjëherë në vijimin e programit.

Ne në programin tonë paraardhës cituam se, pjesa më e rëndësishme, e Hadithit Thekalejn është: “Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Ne vëmë re se, botëkuptimi fetar emeuist, veçanërisht ai i Ibn Tejmijjes dhe i ndjekësve të tij, se janë orvatur me mish e me shpirt, duke këmbëngulur se, kjo pjesë e rëndësishme, e Hadithit Thekalejn është e dobët dhe si rrjedhojë, janë orvatur në anashkalimin e tij. Ibn Tejmijje është mjaftuar vetëm me përmendjen e pjesës së hadithit: “Ju bëj që të kujtoni Allahun nëpërmjet Ehli Bejtit tim”, e cila kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Sërish Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, janë orvatur më të tërë mënyrat, në vlerësimin si të dobët dhe në zbehjen, e pjesës më të rëndësishme të Hadithit Thekalejn, duke aluduar në zhvlerësimin e kriterit matës të, tërësisë së zinxhirëve të tij transmetimit dhe duke shtuar se ky hadith nuk mund të shërbejë si argument. Me fjalë të tjera ata kanë pranuar Hadithin Thekalejn, i cili kalon në veprën e lartpërmendur, e cila ka përjashtuar testamentin e lidhjes fort, pas anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe bëmat, ndodhitë dhe çështjet, të cilat kanë të bëjnë, me mosshkëputjen me Kur’anin Famëlartë dhe shpëtimin nga shmangia.

Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do ta kenë parasysh, se aludimet e Ibn Tejmijjes, që ceken në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), duke thënë se Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e paska vlerësuar si të dobët, këtë pjesë të Hadithit Thekalejn, ishin tërësisht të pasakta, të paqëndrueshme dhe jo shkencore. Përkundrazi Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka vlerësuar hadithin e sipërcituar, si të mirë dhe të vërtetë. Madje edhe në analizën e tij, të veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, i cili është ndjekës i Ibn Tejmijjes, është orvatur në vlerësimin si të dobët të kësaj pjese të rëndësishme të Hadithit Thekalejn. Arsyetimi i këtij dijetari, ishte prania si përcjellës e Atijje Aufit, në zinxhirin e transmetimit, të hadithit të mësipërm.

Për më tepër, ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne kemi shpjeguar, se autori i veprës me titull: “Leali’l-Behijje” (Netët e Bekuara), Shejh Salih Ibn Abdulazizi, ka pretenduar se kuptimi i Hadithit Thekalejn në formën: “Libri i Allahut nuk do të ndahet nga Farefisi i Pastër”, është i gabuar dhe i pasaktë dhe se nuk gjendet ndonjë lidhje e detyrueshme, ose e domosdoshme, mes Librit të Allahut dhe Farefisit të Pastër. Ai është i mendimit, se kjo pjesë e hadithit në fjalë, është e pakuptimtë dhe e gabuar. Ndërsa ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) dhe imamët e besimit të Ehli Sunnetit, nuk e kanë shqyrtuar këtë kuptim. (1)

Ne në programin tonë paraardhës, sqaruam se në zinxhirët e transmetimit të Hadithit Thekalejn, i cili përmendet tek vepra me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, gjendet Atijje Aufi. Më pas kemi shtuar se, ndonëse transmetimet e përcjellura, ose në të cilat bën pjesë Atijje Aufi, mund të mos vlerësohen si të vërteta, por mund të pranohen me lehtësi, si të mira dhe të pranueshme.

Këtë të vërtetë e ka pohuar dhe Imam Ibn Kethiri në veprën e tij: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh). Ky i fundit në komentimin e ajetëve 81 dhe 82 të Sures Kasas citon: “Imam Ahmed Ibn Hanbeli citon: “Na tregoi Nadr Ibn Ismaili, nga A’meshi, ky nga Atijje, ky nga Ebu Said Hudriu, se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) të ketë urdhëruar: “Një njeri nga gjiri i popujve të tjerë përpara jush, kishte dalur nga një veshje e gjelbër duke u mburrur. Më pas Allahu i Madhëruar, urdhëroi sipërfaqen e tokës që ta përpinte atë. Nuk ka dyshim se ai, do të vijojë të zhytet nën tokë, deri në Ditën e Kijametit”. Këtë hadith e ka përcjellur, vetëm Imam Ahmed Ibn Hanbeli dhe zinxhiri i transmetimit të tij është i mirë. (2)

Duke u nisur nga ky hadith, përkufizojmë se hadithët e përjellur nga Atijje Aufi, të paktën vlerësohen si hadithë të mirë. Në këtë pikë, duam të bëjmë të ditur, disa sqarime nga vepra me titull: “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), e dijetarit saudit, Shejh Ibn Uthejminit, të cilët nuk kishim mundësi, që t’i shpalosnim në programin paraardhës. Ky i fundit përcakton: “Hadithi ndahet në pesë nënndarje: hadith i vërtetë në vetvete, hadith i vërtetë për të tjerët, hadith i mirë në vetvete, hadith i mirë për të tjerët dhe hadith i dobët.

1- Me termin hadith i vërtetë në vetvete, nënkuptojmë një hadith të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, nga një muhaddith besnik, i drejtë dhe me një kujtesë të fortë.

2- Me termin hadith i vërtetë për të tjerët, nënkuptojmë një hadith të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, nga një muhaddith besnik, i drejtë, por me një kujtesë të mirë.

3- Me termin hadith i mirë në vetvete, nënkuptojmë një hadith të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, nga një muhaddith besnik, i drejtë, por me një kujtesë të paksa të dobët. Sërish ky është një hadith, që i qëndron larg kuptimit të gabuar dhe nuk ka ndonjë arsye për ta kundërshtuar.

4- Me termin hadith i mirë për të tjerët, nënkuptojmë një hadith të përcjellur, në mënyrë të shkëputur, nga një muhaddith gënjeshtar dhe me kujtesë të dobët.

Ndryshimi i vetëm mes hadithit të vërtetë në vetvete dhe hadithit të mirë në vetvete, është se në hadithin e vërtetë në vetvete, është parashtruar si kusht, kujtesa e fortë e muhaddithit, ndërsa në hadithin e mirë në vetvete, ky kusht nuk është parashtruar, por është mjaftuar me kujtesën e tij të mirë. (3)

Ashtu siç shihet dukshëm, hadithi i mirë në vetvete, qëndron më poshtë, se hadithi i mirë në vetvete. Megjithatë ne mund të përdorim, si argument dhe si kriter, hadithin e mirë në vetvete. Si rrjedhojë, hadithi i cili ceket në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, në zinxhirin e të cilit, gjendet si përcjellës Atijje Aufi, duke u mbështetur, në normat shkencore, nëse nuk është i vërtetë, atëherë është shumë e hapur, mund të vlerësohet si i mirë, nga ana e zinxhirit të transmetimit. Nënvizojmë faktin se, është mëse e qartë, se si hadithi i vërtetë në vetvete, ashtu dhe hadithi i mirë në vetvete, mund të përdoret si argument.

Prezantuesi: Tani dua t’iu bëj një pyetje rreth këtij hamendësimi. Tani le ta marrim për një çast, si të mirëqënë faktin se, zinxhiri i hadithit të transmetimit, në të cilin gjendet Atijje Aufi, nuk mund të përdoret si argument. Vallë a gjenden dhe versione dhe rrugë të tjera të ndryshme transmetimi të Hadithit Thekalejn, që përmbajnë pjesën: “Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”?!”

I ftuari: Fillimisht duam të vëmë në pah këtë pikë. Duam të sqarojmë se në analizën e tij, të veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, dijetari i ndjerë shqiptar, Shuajb Arnauti, ose ka patur për qëllim krijimin, e një mendimi të gabuar, në mendjen e lexuesve, ose me të vërtetë është sjellur si një i paditur, rreth kësaj çështjeje. Megjithatë tani për tani, nuk duam të hyjmë, në shpjegimin e kësaj dukurie, në mënyrë të hollësishme. Synimi i Shuajb Arnautit, është krijimi i mendimit, në mendjen e lexuesve, se transmetuesit e vetëm, se Atijje Aufi dhe Sheriku, janë përcjellësit e vetëm, të zinxhirit dhe rrugës së transmetimit, të pjesës së Hadithit Thekalejn: “Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”.

Përsërisim se në programin tonë paraardhës, kemi hetuar në mënyrë të imtësishme, gjendjen morale të Atijje Aufit. Ndërsa tani duam të kalojmë, në shqyrtimin e gjendjes morale, të përcjellësit tjetër, që zë vend në zixhirin e transmetimit.

Transmetimi është si vijon: “Ne na rrëfeu Esued Ibn Amiri dhe na tha se Sheriku, kishte dëgjuar nga Rekini, ky nga Kasim Ibn Hasani, se Zejd Ibn Thabiti kishte përcjellur: “I dërguari i Allahut (k.m.t.) ka urdhëruar: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Njëra është më e madhe se tjetra. E para është Libri i Allahut, i cili është një litar i zgjatur, nga kupa qiellore, deri në rruzullin tokësor. Ndërsa tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”.

Më pas dijetari i madh shqiptar, Shuajb Arnauti shënon: “Hadithi i mësipërm është i vërtetë, së bashku me dëshmitarët e tij, përveç pjesës: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, ndërsa zinxhiri i transmetimit i hadithit është i dobët. E thënë ndryshe, përveç pjesës së interesuar, pjesa e mbetur e hadithit është e vërtetë, ndërsa pjesa e interesuar është e dobët, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet si përcjellës Sheriku, i cili ka një kujtesë të dobët. (4)

Atëherë në zinxhirin e parë, të transmetimit të këtij hadithi, gjendet Atijje Aufi, për të cilin kemi thënë, se problemi i tij i vetëm, ishte qenia e tij shiite. Më pas shtuam se, ndonëse Atijje Aufi, është një muhaddith besnik, dijetari i ndjerë shqiptar, me botëkuptim fetar emeuist, i ka kundërshtuar hadithët e tij! Në të njëjtën mënyrë, theksojmë se dhe akuzimet e ngritura, në zinxhirin e dytë të transmetimit mbi Sherikun, duke aluduar se ai ishte një muhaddith gënjeshtar dhe shpikës hadithësh, janë plotësisht të paqena, sepse problemi i tij i vetëm, ishte kujtesa e tij e dobët. Pavarësisht këtyre fakteve, analisti Shuajb Arnauti, ka për synim ngritjen e hijes së dyshimeve, mbi mendjen e lexuesve.

Këtë të vërtetë lakuriqe, po ua bëjmë të ditur nxënësve të dijes dhe dijetarëve, që ta kuptojnë sa më mirë, dukurinë e njollosjes së figurës, së këtyre dy muhaddithëve të njohur, nga ana e Shuajb Arnautit. Me sa shihet qartë, pikësynimi kryesor, i vërtetuesit shqiptar, është vlerësimi i këtyre hadithëve si të dobët, është se në zinxhirin e tranmsetimit të hadithit të parë ndodhet Atijje, ndërsa në zinxhirin e transmetimit të hadithit të dytë gjendet Sheriku. Sipas kësaj aludimi i tij, është se problemi i hadithëve të Atijjes, ishte se ata nuk mund të pranohen, sepse Atijje ishte shiit, ndërsa hadithët e Sherikut, nuk mund të pranohen, sepse ai kishte një kujtesë të dobët.

Megjithatë pohojmë se këto, nuk janë probleme të mirëfillta, që mund të shërbejnë si argumentë, në mohimin e hadithëve. Miratojmë se këtë njeri, të cilin e kanë ngritur, në këtë shkallë të lartë piedestali, si një analist dhe vërtetues i aftë dhe me nam, ose nuk ka kryer hetimet e duhura, të nevojshme dhe të thella mbi këtë çështje, ose ka patur për qëllim, mbajtjen e fshehtë, të kësaj të vërtete sublime. Këtë e themi me bindje të plotë, sepse si kjo pjesë e hadithit, ashtu dhe tërësia e tij, përmban dituri shumë të rëndësishme, për të cilat do të bëjmë fjalë, si në këtë program, ashtu dhe në programet tona pasardhëse, me dëshirën dhe lejen e Allahut të Lartësuar.

Tani do të kalojmë në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Taberaniut. Ky fundit, nuk ka përmendur një hadith, por dy hadithë, së bashku me zinxhirët e tyre të transmetimit dhe për më tepër, në fundin e këtyre dy transmetimeve, gjendet Zejd Ibn Erkami. Lërmëni t’iu rikujtojmë faktin, se Zejd Ibn Erkami, është një bashkëkohës i shquar i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i cili, ishte një njohës shumë i mirë, i Librit të Allahut (l.m.t.).

Transmetimi i parë është hadithi nr: 4980. Në këtë pikë, kërkojmë përqendrimin e plotë, të ndjekësve tanë të nderuar, sepse ndonëse çështja jonë, do të zgjatet paksa, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se ne do të përfitojmë shumë njohuri, nga përfundimet e këtij hadithi, gjatë vijimit të programit tonë. Si rrjedhojë, themi me zë të lartë se, në fund të shqyrtimit tonë, askush nuk do të ngrejë më pyetjen: “Vallë ku mbështeteni ju, kur përmendni dhe përdorini si argument pjesën: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”,

Transmetimi është kështu: “Na rrëfeu Ali Ibn Abdulazizi, duke na thënë se Amr Ibn Aun Uasiti, tregoi se, Halid Ibn Abdullah Hasan Ibn Ubejdilahu, nga Ebu Duhaja, ky nga Zejd Ibn Erkami se ka përcjellur: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) ka urdhëruar: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. E para është Libri i Allahut dhe tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”. (5)

Ashtu siç shihet dukshëm, në zinxhirin e lartpërmendur të transmetimit, nuk gjendet as Atijje dhe as Sheriku. Përsërisim se pikësynimi ynë, është pikërisht argumentimi, se kjo pjesë është e vërtetë.

Transmetimi i dytë është vijon: “Na rrëfeu Muadh Ibn Muthennaja, duke na thënë se Ali Ibn Medini, tregoi se Xherir Ibn Abdulhamidi, nga Hasan Ibn Ubejdilahu, ky nga Ebu Duhaja, ky nga Zejd Ibn Erkami se ka përcjellur: “I dërguari i Allahut (k.m.t.) ka urdhëruar: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”. (6)

Rëndësia e këtij hadithi, është hetimi nëse ky hadith, zotëron ose nuk zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi. Tani le të pandehim, se ne nuk jemi në dijeni të faktit, se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë, pra kemi për qëllim se hadithi është i vërtetë në vetvete, por hadith i mirë ose i vërtetë për të tjerët.

Shejh Ibn Uthejmini, e përkufizon kështu, hadithin e vërtetë në vetevte: “Me termin hadith i vërtetë në vetvete, nënkuptojmë një hadith të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, nga një muhaddith besnik, i drejtë dhe më kujtesë të fortë, kuptimi i të cilit është i saktë dhe nuk ka asnjë arsye tjetër, që pengon pranimin e tij si një hadith i vërtetë”. (7)

Si fillim qëllimi ynë, është përcaktimi nëse hadithi, me këta dy zinxhirë transmetimi, përfshihen ose nuk përfshihen, në përkufizimin e dhënë, nga Shejh Ibn Uthejmini. Pikë së dyti, nëse zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi, arrin në shkallën e vërtetësisë, pyetjet që do të shtrohen janë: “Vallë cila është arsyeja, që në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), Imam Muslimi e ka përcjellur dhe shënuar, hadithin e Zejd Ibn Erkamit, duke e mbyllur në formën: “Ju bëj që të kujtoni Allahun nëpërmjet Ehli Bejtit tim” dhe nuk e ka përcjellur dhe shënuar, në versionin e tij të plotë dhe të vërtetë: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”.

Në këtë pikë delikate, pyesim se përse Imam Muslimi, ka vepruar në këtë mënyrë?! Vallë cili është hadithi i plotë dhe i vërtetë?! Arsyeja e shtrimit të këtyre pyetjeve, është sepse nesër një besimtar musliman, mund të ngrihet dhe të thotë: Ndonëse ne e pranojmë, se versioni i plotë i hadithit të mësipërm, kalon në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Taberaniut, prapëseprapë vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, është më e besueshme dhe më e vlefshme se vepra pararendëse.

Tani duam të sqarojmë, se pasi të kemi dhënë përgjigjen e duhur, nëse këta dy zinxhirë transmetimi, të hadithit në fjalë, që përmenden në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Taberaniut, janë ose nuk janë të vërtetë, do të orvatemi t’i japim përgjigjen përkatësë dhe kësaj pyetjeje. Por para së gjithash kërkojmë ndjesë, nga ndjekësit tanë të nderuar, sepse nga çështja që do të shqyrtojmë, në programin e mbrëmjes së sotme, do të përfitojnë kryesisht nxënësit e dijes dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët).

Kumtojmë me keqardhje se, kjo është mënyra e vetme, e trajtimit të kësaj çështje dhe si rrjedhojë jemi të detyruar, që ta parashtrojmë në këtë mënyrë. Nënvizojmë se këtë program e ndjekin dhe nxënësit e dijes, analistët, akademikët dhe ekspertët. Kemi dëshirë që t’ua tërheqim vërejtjen në një pikë, sepse disa njerëz në stacionët televizivë, në adresat dhe faqet e internetit dhe në veprat e tyre, pretendojnë se muhaddithët e Shkollës së Ehli Bejtit, nuk i vlerësuakan ashtu siç duhet hadithët, pra duke u mbështetur, në shkencën e disiplinimit dhe klasifikimit të haddithëve. Ata përdorin fjalor banal të llojit: “Nëse muhaddithët shiitë, e pëlqejnë një hadith, nuk ka rëndësi nëse ky i fundit, zotëron ose nuk zotëron ndonjë zinxhir transmetimi, ose nëse përcjellësi i tij, është një njeri mëkatar, ose i akuzuar, si një njeri gënjeshtar, ata e marrin dhe e pranojnë si një hadith të vërtetë”.

Pohojmë se detyra jonë, është hetimi i rrugëve të gjëra dhe të larmishme, të zinxhirëve të transmetimit dhe i gjendjes morale të transmetuesve të Hadithit Thekalejn, nëse ne duam që ta përdorim këtë të fundit si argument. E thënë ndryshe, ne duhet të mbështetemi në zinxhirë transmetimi të shëndoshë dhe të vërtetë dhe jo në aludime të dobëta dhe të paqena në fushën e dijes dhe në shkencës.

Themi se në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), e Imam Taberaniut, gjenden nëntë përcjellës, në dy rrugë transmetimi. Në zinxhirin e parë të transmetimit gjenden gjashtë përcjellës. I parë është Ali Ibn Abdulaziz Begauiu, i dyti është Amr Ibn Aun Uasitiu, i treti është Halid Ibn Abdullah Uasitiu, i katërti është Hasan Ibn Ubejdullah Ibn Urue Nehaiu, i pesti është Ebu Duha Muslim Ibn Subejh Kurejshi dhe i gjashti është Zejd Ibn Erkami.

Ndërsa në zinxhirin e dytë të transmetimit, Imam Taberaniu ka përmendur, disa emra të ngjashëm, ndërsa disa emra të tjerë, i përkasin vetëm këtij zinxhiri transmetimi. Këta përcjellës janë Muadh Ibn Muthennaja, Ali Ibn Abdilah Ibn Xhafer Ibn Nuejh Mesadiu dhe Xherir Ibn Abdilhamidi. Atëherë ne po nisim hetimin e gjendjes morale, e të paktën pesë transmetuesve të zinxhirit të parë të transmetimit. Ne do të veprojmë kështu, sepse nuk është e nevojshme, që të shqyrtojmë gjendjen morale, të transmetuesit të fundit të hadithit, i cili është Zejd Ibn Erkamit, sepse ai ishte një bashkëkohës besnik i Muhammedit (p.q.m.t.). Megjithatë ne do të sjellim disa sqarime, mbi personalitetin e Zejd Ibn Erkamit.

Shtojmë se e shohim të arsyeshme dhe të nevojshme, vijimin e shqyrtimit të gjendjes morale, të transmetuesve të cilët zënë vend, në zinxhirin e dytë të transmetimit, në këndvështrimin e besnikërisë, drejtësisë, ndershmërisë dhe vërtetësisë së tyre. Madje nëse ne përfitojmë vërtetësinë, e transmetuesve të cilët janë të pranishëm, në zinxhirin e dytë të transmetimit, duke u nisur në shkencën e disiplinës dhe klasifikimit të muhaddithëve, punimin tonë të imtësishëm, do t’ua bëjmë dhuratë nxënësve të dijes, që zbatojnë ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare dhe të tërë ata që duan të mësojnë të vërtetën, rreth faktit të tmerrshëm, se si pseudodijetarët uehabistë, me qasje emeuiste, si Ibn Tejmijje, Shuajb Arnauti dhe ndjekësit e tyre, i kanë bërë padrejtësi Hadithit Thekalejn.

Këta njerëz të paskrupullt, kanë krijuar një përshtypje të gabuar, në mesin e lexuesve dhe nxënësve të dijes, sikur ky version i Hadithit Thekalejn, nuk zotëron asnjë zinxhir të vërtetë transmetimi. Sërish këta njerëz kanë filluar, të hedhin farërarët helmuese të dyshimit, duke këmbëngulur se versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe jo “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Ndërsa tani le të kalojmë, në gjendjen morale të transmetuesve, që gjenden në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi”.

Ne do të hetojmë gjendjen morale, të përcjellësit të parë, që është Ali Ibn Abdilaziz Begauiu, për të parë nëse zinxhiri i parë i transmetimit është i vërtetë.

Dijetar Ali Ibn Abdilaziz Ibn Merzuban Ibn Saburi, kumton: “Ebu Hasan Begauiu, ishte një imam dhe një hafidh shumë besnik, i cili jetoi në Mekkën e Nderuar”.

Imam Darekutniu shton: “Ebu Hasan Begauiu, ishte një përcjellës besnik dhe me kujtesë të fortë”.

Ibn Ebi Hatemi ka thënë se ai ishte shumë besnik. (8) Duke u mbështetur në pohimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, nuk është më e nevojshme, që të vijojmë hetimin, mbi një njeri i cili, është vlerësuar si imam, hafidh dhe shumë besnik. Duhet të citojmë se kemi për të shtuar dhe shumë burime të tjera për këtë përcjellës, por nuk po i përmendim si pasojë e kufizimit të kohës sonë.

Në veprën e tij me titull: “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përmendja e Hafidhëve) dhe “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshës), Hafidh Dhehebiu, bën fjalë për Ebu Hasan Begauiun. Ai pohon se ky i fundit ishte, në shkallën më të lartë të besnikërisë, drejtësisë, kujtesës së fortë dhe ndershmërisë. (9)

Këtu duam të përmendim dhe shprehjet, që kalojnë në veprën me titull: “Lisanu’l-Mizani” (Baraspesha e Gjuhës), e Hafidh Ibn Haxher Askalanit (viti 852 sipas mërgimit islam). Ai shpjegon: “Ali Ibn Abdulaziz Begauiu, ishte një hafidh dhe besnik, i cili jetoi në rrethinat e Mekkës së Nderuar. Imam Darekutniu ka thënë se ai, ishte një përcjellës besnik dhe me kujtesë të fortë. (10)

Dy imamët kryesorë të kësaj fushe, kanë dhënë gjykimin se se ai ishte një imam, hafidh dhe një përcjellës besnik dhe me kujtesë të fortë.

Një tjetër dijetar, i cili ka nënvizuar faktin se, hadithët e përcjellur, nga Imam Begaiu janë të vërteta, është autori i veprës me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), është dijetari i ndjerë, bashkëkohor shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani. Ky i fundit, vlerësohet si një autoritet, dijetar, një analist dhe vërtetues i madh, sipas ndjekësve të ideologjisë uehhabiste. Ai në kreun me titull: “Për sa i përket çështjes, së ndalimit të faljes së namazit, me flokë të mbledhura gërshet”, citon një hadith të përcjellur nga Ummu Selemeja me një dëshmitar. Ky i fundit ka përcjellur: “I dërguari i Allahut (l.m.t.), ka ndaluar faljen e namazit të burrit, me flokë të mbledhura gërshet”.

Autori i veprës me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve), Imam Hejthemiu shkruan: “Imam Taberaniu, e ka përcjellur hadithin e në fjalë, në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe). Të tërë përcjellësit e hadithit të lartpërmendur, janë muhaddithët që ceken në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, përveç mësuesit të Imam Taberaniut, i cili është Ali Ibn Abdilazizi, i cili është vlerësuar si një përcjellës besnik, i drejtë, i ndershëm dhe me kujtesë të fortë. Duke marrë shkas nga ky fakt, pohojmë se zinxhiri i transmetimit, i hadithit të sipërcituar është i vërtetë. (11)

Me këtë kuptojmë se, ndonëse zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi, nuk është i njëjtë me atë të të hadithit, që është shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, sërish theksojmë se është i vërtetë. Këtu duam të shtojmë se, pavarësisht dukurisë, që hadithët e mirë të përcjellur, nga Ali Ibn Abdilazizi, janë në një shkallë më të lartë, se hadithi i mirë, duke arritur në shkallën e hadithit të vërtetë, sepse ai është një përcjellës besnik, i drejtë dhe me kujtesë të fortë. Kemi dëshirë që të paraqisim dhe hadithin dhe thëniet që kalojnë, në një fragment tjetër të veprës së tij. Me dëshirën dhe lejen e Allahut të Lartësuar, këtë hadith do ta shqyrtojmë, në njërin nga programet tona pasardhëse. Hadithi është si vijon: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) ka urdhëruar: “Me përjashtim të xhinnëve, njerëzve të me moral të prishur dhe jobesimtarëve, të tërë krijesat e dinë mirë, se unë jam i dërguari i Allahut (k.m.t.)”.

Zinxhiri i transmetimit i hadithit të mësipërm është i vërtetë. Gjithashtu dhe Imam Dhehebiu, e pranon faktin se, zinxhiri i transmetimit, i hadithit të lartpërmendur është i vërtetë. Ndërsa dijetar Munauiu, e cilëson si të gabuar, këtë zinxhir transmetimi, si pasojë e pranisë së Ali Ibn Abdilazizit në të. Arsyeja kryesore, se përse Munauiu e ka cilësuar, përcjellësin e këtij hadithi, përkatësisht Ali Ibn Abdulaziz Begauiun, si një muhaddith të dobët, është sepse ky i fundit, ka kërkuar rrogë dhe pasuri, në këmbim të përcjelljes së hadithëve.

Megjithatë unë (Shejh Albani) shpalos, se të tëra këto, janë shumë zhurmë për asgjë, sepse ne po bëjmë fjalë për Hafidh Begauiun, mësuesin e Imam Taberaniut. Citojmë se ndonëse kërkimi i rrogës, ose i pasurisë, në këmbim të përcjelljes së hadithëve, është diçka e turpshme, njeriu nuk mund të kritikohet për këtë dhe aq më pak të cilësohet si nëj mëkatar. Për këtë arsye, ai është një argument i dukshëm, në sytë e mbarë ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), sepse ata e njohin këtë personalitet shumë mirë. (12)

Atëherë duke e përmbledhur mendimin tonë, së bashku me atë të dijetarëve të sipërcituar, theksojmë dhe njëherë se muhaddith Begauiu, ishte një imam shumë besnik, me kujtesë të fortë dhe një personalitet i besueshëm, i drejtë, i ndershëm dhe i sigurtë.

Personaliteti i dytë, që do të shqyrtojmë, është Amr Ibn Aun Uasitiu, ose Amr Ibn Aun Ibn Eus Xhadi, i cili është një muhaddith muxheuuid dhe një imam. (13) Ebu Uthman Sulemi Uasiti Bedhdhari dhe një pjesë e dijetarëve, të fushës së disiplinimit dhe klasifikimi ttë muhaddithëve, e pranojnë atë, si një përcjellës besnik dhe të drejtë.

Jezid Ibn Haruni për Amr Ibn Aun Uasitiun shpalos: “Ai ishte një njeri i cili ia shtonte vetes mirësitë nga dita në ditë”.

Ebu Dhur’a Radiu, i cili është një nga figurat më të rëndëisshme, të fushës së së disiplinimit dhe klasifikimit të muhaddithëve, shprehet kështu: “Amr Ibn Auni ëshë një njeri shumë besnik dhe i drejtë. Unë mund t’i numëroj me gishta njerëit më besnië se ai”. (14)

Ndërsa Ebu Hatimi përshkruan: “Amr Ibn Auni është një përcjellës besnik dhe një argument”. (15)

Ahmed Ibn Abdilah Ixhli kumton: “Amr Ibn Auni është një njeri besnik dhe i mirë”.

Madje dhe Jahja Ibn Maini, pasi ka përcjellur njëherë një hadith nga ai, i ka thurur atij lavde të njëpasnjëshme. (16)

Për më tepër Ebu Dhur’a Radiu, pohon me bindje të plotë se, përveç faktit se Amri, ishte një njeri shumë besnik dhe i drejtë, shton se ai ishte jashtëzakonisht i besueshëm dhe i sigurtë. Ndërsa Ebu Hatimi nuk mjaftohet, vetëm duke thënë se Amri, ishte një përcjellës besnik, por dhe se ai shërben si argument. Ja pra ashtu siç shihet qartë, dijetarët e fushës së disiplinimit dhe klasifikimit të muhaddithëve, nuk janë mjaftuar, vetëm me bërjen të ditur, të përkufizimit se Amri, ishte një njeri besnik, por kanë nënvizuar dhe lëvdata të tjera për këtë personalitet. Duke u nisur nga pohimet e tyre, përsërisim se ai ishte një nga muhaddithët më besnikë, të drejtë me kujtesë të fortë. Ndonëse kemi për të shtuar dhe shumë të tjera, themi se e shohim të arsyeshme, të mjaftohemi me këto citime.

Personaliteti i tretë, që do të trajtojmë, është Halid Ibn Abdilah Uasitiu. Ky i fundit është një nga muhaddithët, që ka përcjellur hadithë, në përmbledhjen më të madhe, të hadithëve me titull: “Kutubu’s-Sitte” (Gjashtë Veprat). Shumë muhaddithë, kanë pëcjellur hadithë, nga Halid Ibn Abdilah Uasitiu. Halid Ibn Abdilah Ibn Abdirrahman Ibn Jezidi thotë se, hafidhi dhe imami besnik Ebu Hejthemi, shënon nga Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli se: “Im atë Halid Tahhani, është nje figurë besnike dhe një njeri i përkushtuar ndaj fesë islame. Miratoj me plot gojën, se ai e ka llogaritur blerjen e shpirtit të tij, tri herë përpara se t’ia dorëzonte Allahut të Madhëruar”.

Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli kumton: “Im atë shpesh herë thoshte: “Halid Ibn Abdilahu ishte më i ndershmi dhe më i virtyshmi në mesin e muslimanëve”.

Ibn Saidi, Ebu Dhur’a Radiu, Ebu Hatemi dhe Imam Nesauiu kanë thënë: “Halidi është besnik”.

Imam Tirmidhiu ka sqaruar: “Halidi Ibn Abdilahu, është besnik dhe me kujtesë të fortë”.

Ebu Hatemi cilëson (17): “Halidi ka përcjellur shumë hadithë të vërtetë”. (18)

Të tërë këta muhaddithë të mëdhenj dhe eskpertë të fushës, së displinimit dhe klasifikimit të muhaddithëve, janë të njëzëri se Halid ibn Abdilah Uasitiu, ishte një njeri besnik dhe nuk kanë as dyshimin më të vogël për të.

Personaliteti i katërt, që do të trajtojmë, është Hasan Ibn Ubejdilah Ibn Urue Nehaiu. Në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’l-Kemali” (Afrimi i Përsosmërisë), Hafidh Middhi jep të dhëna për këtë personalitet. Ai ka vendosur simbolin M. 4 sipër emrit të tij. Për më tepër, ky simbol përfaqëson, hadithët e përcjellur nga Ebu Daudi, Imam Nesaiu, Imam Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe nga Hasan Ibn Ubejdilahu në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Pra po bëjmë fjalë për Hasan Ibn Ubejdilah Ibn Urue Nehaiun, ose siç njihet ndryshe Ebu Urue Kufiun.

Ishak Ibn Mensuri, citon kështu nga Jahja Ibn Maini: “Hasan Ibn Ubejdilahu është një përcjellës besnik dhe i mirë”.

Ahmed Ibn Abdilah Ixhliu, Ebu Hatemi dhe Imam Nesaiu, shpjegojnë se Hasan Ibn Ubejdilahu, është një personalitet shumë besnik. (19)

Imam Dhehebiu, na pasqyron të dhëna të hollësishme për të, në veprën e tij me titull: “Kashif” (Zbuluesi). Mes të tjerash ai kumton: “Hasan Ibn Ubejdilah Nehaiu, është një muhaddith besnik, i cili ka ndërruar jetë në vitin 139 sipas mërgimit islam”. (20)

Personaliteti i pestë që do të hetojmë, është Ebu Duha Muslim Ibn Subejh Kurejshiu.

Pohojmë se Ebu Duha Muslim Ibn Subejh Kurejshi Kufiu, ka mësuar diturinë fetare nga juristi Alkame dhe nga komentuesit e tjerë të Kur’ani Famëlartë. Ai është besnik dhe një argument. (21)

Këtu duhet të përsërisim dhe theksojmë për herë të tretë ose të katërt, se të tërë këta përcjellës, nuk janë njerëz të zakonshëm, sepse ata ishin imamë, hafidhë, besnikë, të drejtë, të ndershëm, të mirë dhe jashtë masë të besueshëm.

Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), Ibn Haxher Askalani, na pasqyron të dhëna të imtësishme për këtë përcjellës. Ai nuk ngurron që të zbardhë: “Ai ishte Ebu Duha Muslim Ibn Subejh Hemedani... Ibn Maini dhe Ebu Dhur’a Radiu shprehen se ai ishte një njeri besnik. Edhe Ibn Hibbani e përmend atë në veprën tij me titull: “Thikat” (Besnikëria). Imam Nesaiu, ka vënë në pah se ai ishte besnik, ndërsa dijetar Ixhli, se ai ishte ndjekës i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe besnik dhe i drejtë”. (22)

Duke u mbështetur, në pohimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin, se Muslim Ibn Subejhi, ishte një përcjellës besnik dhe një imam. Dijetari i cili, e ka nxjerrur tërësisht në shesh, këtë të vërtetë lakuriqe, është shkrimtari i veprës me titull: “Kuna ue’l-Esma” (Punimi Dhe Emrat), Muslim Ibn Haxhxhaxhi.

Ndërsa Imam Muslimi thotë kështu për të: “Ebu Duha Muslim Ibn Subejhi, ka dëgjuar hadithë nga Ibn Abbasi, Numan Ibn Beshiri dhe Zejd Ibn Erkami. Ameshi dhe Hasan Ibn Ebi Thabiti, kanë përcjellur hadithë besnikë dhe të qëndrueshëm, nga Ebu Duha Muslim Ibn Subejhi”. (23)

Këtu shihet duskhëm, se Imam Muslimi ka vërtetuar, se Muslim Ibn Subejhi, ka dëgjuar hadithë nga Zejd Ibn Erkami. Pas këtij vërtetimi, besojmë se askush nuk ka më të drejtë të shtrojë pyetjen, nëse Muslim Ibn Subejh ka dëgjuar, ose nuk ka dëgjuar hadithë nga Zejd Ibn Erkami.

Kemi bindjen e plotë, se tanimë ndjekësit tanë të nderuar, e kanë perceptuar gjendjen morale, të të këtyre pesë personaliteteve. Besojmë se ka arritur çasti i duhur, që ta lexojmë dhe njëherë, zinxhirin e transetimi të këtij hadithi. Ne na tregoi se Ali Ibn Abdilazizi se ne na rrëfeu Amr Ibn Aun Uasiti, ky nga Halid Ibn Abdilah Ibn Ubejdilahu, ky nga Ebu Duha, ky nga Zejd Ibn Erkami se ka thënë: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (l.m.t.) duke urdhëruar: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Njëra është më e madhe se tjetra. E para është Libri i Allahut, i cili është një litar i zgjatur, nga kupa qiellore, deri në rruzullin tokësor. Ndërsa tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”.

Figura e gjashtë e hadithit, është bashkëkohësi i nderuar i Muhammedit (p.q.m.t.), Zejd Ibn Erkami. Unë nuk do të zgjatem shumë, për personalitetin e këtij bashkëkohësi të njohur, sepse e shoh të arsyeshme, duke u mjaftuar, vetëm me të dhenat e shënuara në veprë me titull: “Tehdhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), e Ibn Haxher Askalanit. Ky i fundit shpalos: “Ai është një Zejd Ibn Erkami Ibn Zejdi Ibn Kajsi Ensariu, një bashkëkohës i shquar. Ai mori pjesë, për herë të parë, në Luftën e Hendekut. Allahu i Lartësuar, e ka lavdëruar atë, në Suren Munafikun. Zejd Ibn Erkami u largua nga kjo botë, në vitin 66 ose 68 sipas mërgimit islam”. (24)

Nën dritën e këtyre sqarimeve, ne mund të themi lehtësisht, se asnjëri nga muhaddithët e këtij hadithi, as nuk është akuzuar dhe as nuk është fajësuar, për asgjë të imoralshme. Ky është zinxhiri i parë i transmetimit, i Hadithit Thekalejn, i cili përmban pjesën: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”. Fatkeqësisht duhet të themi se ata, të cilët e kanë vlerësuar këtë, si një hadith të dobët, nuk e kanë zbuluar plotësisht të vërtetën dhe i kanë kryer të mangëta dhe të meta punimet e tyre.

Këtë ka bërë dhe dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar Shuajb Arnauti, i cili nuk e ka kryer të plotë vërtetimin e tij. Me këtë nuk kemi për qëllim të themi, se ky i fundit është një i paditur dhe i pakujdesshëm në vërtetimet e tij dhe aq më pak se ai, është orvatur në fshehjen e së vërtetës, por në këtë rast ka gabuar, sepse themi me zë të lartë, se zinxhiri i transmetimit i Hadithit Thekalejn, është në shkallën më të lartë të vërtetësisë. Megjithatë ne na vjen shumë keq, nga anashkalimi dhe lënia mënjanë, e vlerësimit të këtij zinxhiri të transmetimit. Si përfundim theksojmë se zinxhiri i parë është i vërtetë në vetvete dhe mund të përdoret si një argument, si pasojë e qenies së tij një lajm i vetëm.

Për sa i përket, zinxhirit të dytë të transmetimit, pohojmë se aty gjenden tre personalitete, që nuk marrin pjesë në zinxhirin e parë dhe shtojmë se përcjellësit e tjerë gjenden dhe në zinxhirin e parë. Këta të fundit janë renditur si vijon: “Na tregoi Muadh Ibn Muthenna, se Ali Ibn Medini na rrëfeu, se Xherir Ibn Abdilhamidi, ky nga Zejd Ibn Erkami, se kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) duke thënë: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”.

Këta tre përcjellës, nuk ndodhen në zinxhirin e parë të transmetimit. Pjesa e parë e zinxhirit është e njëjtë, ose thënë ndryshe ky nga Hasan Ibn Ubejdilahu, ky nga Ebu Duhaja dhe ky nga Zejd Ibn Erkami, pra tre përcjellësit e fundit, nnuk ndryshojnë. Si rrjedhojë, duhet të hetojmë gjendjen morale të këtyre tre përcjellësve.

Personaliteti i parë, që do të hetojmë është Muadh Ibn Muthennaja. Në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Bagdadi” (Historia e Bagdadit), Hafidh Hatib Bagdadi (viti i vdekjes 463 sipas mërgimit islam) kumton: “Hasan Ibn Muthenna Ibn Muadh Ibn Muadh Ibn Nasr Ibn Hasan Ebu Muthenna Anberiu. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ka përcjellur hadithë nga ky njeri, sepse është një përcjellës besnik”. (25)

Pra Hatib Bagdadi, është i mendimit se figura e parë, e zinxhirit të dytë të transmetimit është besnik. Kjo figurë ceket në veprën me titull: “Tarihu’l-Islami” (Historia Islame), e Imam Dhehebiut. Ai bën të qartë: “Muadh Ibn Muthennaja është një përcjellës besnik dhe i sigurtë”. (26)

Ashtu siç shihet qartë, muhaddithët nga të cilët, kemi përcjellur hadithë, nuk janë vetëm besnikë, por qëndrojnë në shkallën më të lartë të besnikërisë.

Gjithashtu dhe Shejh Albani, e pranon Muadh Ibn Muthennanë, si një përcjellës besnik. (27)

Personaliteti i dytë është Ali Ibn Medini. Hafidh Dhehebiu shpjegon: “Ali Ibn Medini është hafidhi i shekullit dhe është në nga figurat më të shquara të kësaj fushe”. (28) Ai nuk ishte thjesht imam. Një pjesë e vërtetuesve, ndajnë mendimin se ai, përmendet si “prijësi i besimtarëve” i kësaj fushe. Po e përsëris për herë të pestë, se përcjellësit e këtij hadithi, janë imamë dhe hafidhë, janë besnikë, të drejtë dhe të sigurtë.

Ndërsa në veprën e tij me titull: “Takribu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), Ibn Haxher Askalani citon: “Ali Ibn Medini është një muhaddith besnik, i drejtë, me kujtesë të fortë dhe figura më e ditur, në fushën dhe problemet e hadithit, në shekullin në të cilin jetoi”. Madje Imam Buhariu ka pohuar: “Unë e kuptova se nuk isha asgjë, vetëm kur dola përballë Ali Ibn Medinit”. Mësuesi i tij Ibn Ujejne ka nënvizuar: “Betohem në Allahun e Madhëruar, se unë kam mësuar më tepër dituri nga ai, se sa ai ka mësuar nga unë”. Ndërsa Imam Nesaiu kumton: “Sipas meje Allahu (f.m.t.), e kishte krijuar atë vetëm për këtë punë”. (29)

Tani na mbetet shqyrtimi, i personalitetit të tretë, që është Xherir Ibn Abdilhamidi. Për zbardhjen e kësaj figure do t’i drejtohemi veprës me titull: “Hedju’s-Sarihi” (Udhëzimi i Qartë), e Ibn Haxher Askalanit. Ai shprehet në këtë mënyrë: “Ai ishte Xherir Ibn Abdilhamid Ibn Kart Dabbiu. Dijetar Lalekai bën të ditur: “Dijetarët e fushës së disiplinimit dhe klasifikimit të muhaddithëve, janë të njëzëri se ai ishte një përcjellës besnik”. (30)

Atëherë përsërisim për të disatën herë, se nuk asnjë mendim ndryshe, përkundrazi të tërë eskpertët e fushës së hadithit (muhaddithët) janë të njëzëri, për vlerësimin maksimal, të personaliteteve të mësipërme, të cilët bëjnë pjesë, në zinxhirin e dytë të transmetimit.

Prezantuesi: Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekësit tanë të nderuar, që e ndoqët për bukuri programin tonë. Lusim Allahun e Lavdëruar, që të na bëjë të mundur, që të bëhemi nga robërit e tij, të bindur dhe të nënshtruar, duke ia dëgjuar dhe ia zbatuar më së miri fjalët e Tij. Po ju në kujdesin e Allahut (k.m.t.), duke iu uruar që t’iu begatojë me të mirat e Tij. Së bashku do të rishihemi, në programin tonë vijues.  Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Aliu, “Leali’l-Behijje Fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekura në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 461, 462, Vërtetimi Nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë.

2- Hafidh Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 10, fq. 485, Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”.

3- Dijetar Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 14, Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”.

4- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 35, fq. 456, Hadithi Nr: 21578, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

5- Ebu Kasim Sulejman Ibn Ahmed Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 5, fq. 169, 170, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

6- Ebu Kasim Sulejman Ibn Ahmed Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 5, fq. 170, Hadithi Nr: 4981, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

7- Dijetar Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 14, Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”.

8- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Ndryshëm), vëll. 13, fq. 348, Gjendja e Përkthyer Nr: 164, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

9- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përmendja e Hafidhëve), vëll. 2, fq. 622; “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshës), vëll. 3, fq. 154.

10- Hafidh Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 5, fq. 559, Gjendja e Përkthyer Nr: 5431, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Shejh Abdulfettah Ebu Gudde, Shtëpia Botuese: “Njerëzimit Muslimanë”.

11- Dijetari i Ndjerë Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 5, fq. 501, Hadithi Nr: 2386.

12- Dijetari i Ndjerë Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 7, Pjesa e Dytë, fq. 909, Hadithi Nr: 3311.

13- Me termin “muxheuuid”, nënkuptojmë vepruesin e foljes, me katër rrokje “xheuuede”. Kjo folje merr kuptime si bërja e diçkaje mirë, bukur dhe këndshëm. Ky term përdoret për përcjellësin mirë dhe të bukur të një hadithi. Ndërsa hadithit që përcillet mirë dhe bukur, emërtohet si hadith muxheuuede. Disa dijetarë, janë të mendimit, se termi “muxheuuede”, përdoret si e barazvlefshëm, me atë të hadithit të vërtetë.

14- Me këtë term, nënkuptojmë përcjellësit besnikë, të drejtë dhe të sigurtë. Ky term përdoret në fushën e klasifikimit të muhadithëve.

15- Termi “argument”, përdoret si për hadithin, ashtu dhe për përcjellësin. Sipas Ebu Hatemit, ky term përdoret për përcjellësit, e shkallës më të lartë të besnikërisë.

16- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Ndryshëm), vëll. 10, fq. 450, 451, Gjendja e Përkthyer Nr: 148, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

17- Me termin “hadith i vërtetë”, nënkuptojmë hadithin e përcjellur, nga një përcjellës i vërtetë. Ky term përdoret në fushën e klasifikimt të muhaddithëve.

18- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Ndryshëm), vëll. 8, fq. 277, 278, Gjendja e Përkthyer Nr: 71, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

19- Hafidh Xhemaluddin Ebu Haxhxhaxh Jusuf Midhdhi, “Tehdhibu’l-Kemali Fi’l-Esmai’r-Rixhali” (Afrimi i Përsosmërisë Në Emrat e Muhaddithëve), vëll. 6, fq. 199. 200, 201, Gjendja e Përkthyer Nr: 1242.

20- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Kashif Fi’l-Marifeti Men Lehu Riuajetun Fi’l-Kutubi’s-Sitteti” (Zbuluesi i Diturisë i Atij Që Përcjell Në Gjashtë Veprat), vëll. 1, fq. 255, Gjendja e Përkthyer Nr: 1038.

21- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Ndryshëm), vëll. 5, fq. 71, Gjendja e Përkthyer Nr: 27, Shtëpia Botuese: “Shpallja Hyjnore”.

22- Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Takribu’t-Tehdhibi” (Qasja e Afrimeve), vëll. 4, fq. 70, Vërtetimi Dhe Shënimi Nga Ebu Eshbal Sagir Ahmed Shagif Pakistaniu, Paraqitja Nga Bekr Ibn Abdilah Ebu Zejdi, (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia e Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

23- Muslim Ibn Haxhxhaxhi, “Kuna ue’l-Esmai” (Punimi Dhe Emrat), vëll. 1, fq. 455, Gjendja e Përkthyer Nr: 1722, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Abdurrahim Muhamed Ahmed Kashkari.

24- Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), fq. 350, Gjendja e Përkthyer Nr: 2128.

25- Ebu Bekr Ahmed Ibn Ali Bagdadi, “Tarihu’l-Medineti’s-Selami” (Historia e Qytetit të Paqes), vëll. 15, fq. 173, Gjendja e Përkthyer Nr: 3073, Analiza, Shënimi Dhe Vërtetimi Nga Doktor Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Islami i Çuditshëm”.

26- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami ue Uefejatu’l-Meshahiri ue’l-Alami” (Historia e Islamit Dhe Vdekjet e Shkencëtarëve Dhe Dijetarëve), vëll. 6, fq. 837, Gjenda e Përkthyer Nr: 539, Analiza, Shënimi Dhe Vërtetimi Nga Doktor Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Islami i Çuditshëm”.

27- Dijetari i Ndjerë Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, Pjesa e Dytë, fq. 629, Hadithi Nr: 316.

28- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu “Tedhkiretu’l-Huffadhi” (Përmendja e Hafidhëve), vëll. 2, fq. 428, Gjendja e Përkthyer Nr: 436, Shtëpia Botuese: “Ibn Tejmijje”.

29- Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Takribu’t-Tehdhibi” (Qasja e Afrimeve), Gjendja e Përkthyer Nr: 4794, Vërtetimi Dhe Shënimi Nga Ebu Eshbal Sagir Ahmed Shagif Pakistaniu, Paraqitja Nga Bekr Ibn Abdilah Ebu Zejdi, (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia e Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

30- Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi Fi’l-Mukaddimeti’l-Fethi’Bari” (Udhëzimi i Qartë i Parathënies së Çlirimit të të Urtit), vëll. 2, fq. 1036, Shënimi Nga Dijetar Abdurrahman Ibn Nasir Berraku, Vërtetimi Nga Ebu Kutejbe Nadr Muhammed Firjabiu, (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia e Botuese: “Mirësia”, Botimi i Katërt, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak