Zgjedhja e Trump-it më çoi në Islam

  • Michael Cummings  e përqafoi  fenë Islame
Publikuar në Mars 30, 2017, 10:58 p.m.

Michael Cummings  e përqafoi  fenë Islame pas zgjedhjes Trump-it, lexoni udhëtimin e tij në Islam.

Emri im është Michael Cummings, por e kam ndryshuar emrin tim, tani quhem Ubaidah. Kjo është historia ime e përqafimit të fesë Islame.

Unë jam rritur si i krishter babtist,  në  pjesën rurale të Kentucky-it, në SHBA. Por unë kam qenë gjithmonë  ndryshe nga familja ime, sidomos kur është fjala për të mësuar në lidhje me kulturat e tjera. Dy nga vëllezërit e mi u bashkuan me ushtrinë amerikane dhe që të dytë vazhduen në fusha të tjera të karrierës pasi kanë shërbyer në Irak.

Njëri prej tyre tani është në Sigurinë Kombëtare dhe në kolegj është një  predikues i krishterë. Por unë isha larg nga krishterimi, pasi kam filluar të vënë në pikëpyetje Biblën dhe nuk mund të merrnja përgjigje nga asnjë predikues, kështu që kam filluar për të kërkuar fenë e vërtetë.

Kam hulumtuar që nga Kisha Mormone deri tek Rastafariane, por gjatë zgjedhjes së Trump-it dhe  gjithë ajo urrejtje e atyre që erdhi me të, ajo arriti kulmin interesimit tim për të zbuluar se çfarë  besojnë muslimanët në të vërtetë, sepse unë unë nuk kisha njohuri për fenë Islame, përveç se çka shikoja në TV dhe  filma.

Kështu që unë vazhdova hulumtimin  për mësuar  dhe duke pyetur muslimanët se çfarë besojnë muslimanë  dhe unë porosita një Kur'an dhe sapo kam filluar për të lexuar.

Çdo gjë që kam mësuar në lidhje me Islamin ka kuptim për mua. Kështu që unë vendosur për t’i treguar nënën sime se unë kam përqafuar fenë Islame, 

ajo u dëshprua për këtë dhe vazhdon të jetë e mërzitur.

Nëna ime thirri sigurinë kombëtare dhe vëllain tim predikues dhe i thotë atyre se unë kam përqafuar Islamin.

Kështu që natyrisht që nuk kalova mirë. Të gjithë që unë i kam njohur tërë jetën time tani më shohin si një armik, por edhe pse kam humbur disa anëtarë të familjes, kam fituar rreth 1.7 miliardë vëllezër dhe motra të reja. 

Unë jam gjithashtu duke bërë Davet, duke u përpjekur për të përhapur Islamin tek të gjithë miqtë e mi dhe disa prej tyre janë shumë afër për të pranuar Islamin, Insha'Allah.

Unë vetëm lutem që Allahu të vazhdon të më udhëzoj  mua dhe miqtë e mi dhe ndoshta edhe familjen time një ditë.

Allahu  Akber!



Burimi : World Bulletin