Fjalimi i Nasrallahut për luftën në Siri

Publikuar në Mars 28, 2017, 1:05 a.m.

Hasan Nasrallahu sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut ka analizuar situatën në Siri nga fillimi i agresionit. Në fjalimin e tij të mbajtur me 18 mars paralajmëroi humbjen e grupeve terroriste, dhe bëri thirrje për dorëzimin e armëve dhe ndërprerjen e luftës së mëtutjeshme.

“Sot, apo më mirë të them gjatë këtyre ditëve,jemi dëshmitar të mundësive të veçantë që të njihemi me situatën në Siri dhe luftën e cila udhëhiqet kundër këtij vendi, e që tani ka hyrë në vitin e shtatë të saj. Pra, gjashtë vite kanë kaluar, gjashtë vite  vuajtje, lufte, komplote, konfrontime dhe sakrifice jetë njerëzish. Në fund të vitit të gjashtë dhe fillim të vitit shtatë do të përmbledhim shkurtimisht situatën e cila ka të bëjë edhe me neve. Të gjithë të cilët janë grumbulluar në muajin e parë të ngjarjeve para gjashtë vitesh, fuqitë e mëdha, shtetet rajonale,  janë grumbulluar gjithsejtë 120 shtete nën petkun”Miqtë e Sirisë”, me komplotet e tyre kanë bërë gjithë çka kanë mundur kundër Sirisë. Të gjithë kanë llogaritur se me forcën e tyre do të përmbysin Sirinë për 2 apo 3 muaj të vitit 2011.

Tani në fund të vitit të gjashtë të luftës, të njëjtët të ashtuquajtur”Miqtë të Sirisë” dëshmojnë në tregimin e vërtete gjakatare dhe të dhimbshme. Pas 6 vitesh, këto shtete të fuqishme dhe aktorët kryesor botëror dhe rajonal gjenden para disfatës, në mossuksesin e realizimit të qëllimit të tyre. Gjatë këtyre 6 viteve janë shpenzuar me dhjetëra miliard dollar të shteteve arabe. Turqia nuk ka shpenzuar të holla ashtu sikurse Franca apo Britania e Madhe etj. Tërë parat të cilat janë shpenzuar për të financuar luftën në Siri janë paratë e Arabëve.

Ato para të shpenzuara për luftën në Siri do të mund të çrrënjosin varfërinë në botën arabe. Shtëpitë e Palestinezëve në Gaza do të mund të gjitha të rindërtohen. Me këto para do të krijoheshin me qindra mijëra vende pune për Arab të rinj të papunë. Do të mund të çrrënjoseshin analfabetizmi i Arabëve analfabet. As një dollar i vetëm nuk është shpenzuar për këto problemet e theksuara, por me dhjetëra miliard  dollar arab janë shpenzuar për luftën në Siri, kundër Sirisë dhe popullit sirian. Janë dërguar me qindra mijëra tonelata armë dhe municion. Nga të gjitha anët e botës kanë ardhur me dhjetëra mijëra luftëtar , të bardhë, të zezë, ngjyrë kafe, të verdhë e të kuq. Të gjithë ata nuk kanë shikuar në ngjyrën e lëkurës, gjuhën, racën  dhe kufijtë e botës.

Amerikanët, aleatët  e tyre dhe komplotistët kanë financuar dhe mundësuar ardhjen e këtyre luftëtarëve nga të gjitha anët e botës me qëllim të luftojnë në Siri për projektin e tyre të hartuar më parë. Qëllimi i tyre ishte të hidhet Siria në gjunjë dhe të marrin kontrollin mbi te. Kontrolli mbi vendimet, sovranitetin, popullit të saj dhe zgjedhjes së lirë të tyre në territorin e saj, si dhe pozitën strategjike në Mesdhe dhe Evropë por edhe pozitën strategjike të saj në luftë kundër Izraelit.

Kanë përjetuar dështim, humbje dhe tërheqje. Më lejoni t’ju përkujtojë. Ne ishim vetëm pjesë e atyre të cilët me të vërtetë kanë dëshiruar reforma dhe ndryshime në Siri. Megjithatë, ajo që na ka gjetur neve ka ndryshuar të gjitha. Forcat tekfiriste të cilët i kanë grumbulluar nga të gjitha anët e botës kanë refuzuar dialogun që javën e parë. Ato forca kanë refuzuar çfarëdo zgjidhje politike dhe dialog. Zgjedhja e tyre definitive ishte konfrontimi i hapur gjakatar.

Kanë çpik parulla sektare dhe kanë ringjall shkollat të cilët haptas kanë inkurajuar ndryshimet në botëkuptime fetare. Kush e ka sjell organizatën Al Kaida? Kur kanë ardhur në Siri dhe si janë quajtur? “Shteti Islamik në Irak”. Pas kësaj i kanë shtuar “edhe në Levant”, gjegjësisht Siri. Pas kësaj janë ndarë në”Shtetin Islamik në Irak dhe Siri”. Ekzistojnë dy fraksione, ISIS-i dhe Fronti Al Nusra, ndërsa në realitet i përkasin Al Kaidës, e cila është shpall organizatë terroriste nga Amerika, Kombet e Bashkuara, Evropë dhe Arabinë Saudite. Prandaj të njëjtë ata të cilët tani i konsiderojnë terroristë i kanë sjell në Siri. Ju kanë dhënë armë dhe të holla, iu kanë hapur kufijtë dhe i kanë sjell në Siri. Ata nuk e fshehin këtë, por publikisht kanë pranuar se i kanë krijuar me qëllim të shkatërrimit të “Boshtit të Rezistencës”.

Sot situata është më ndryshe, do të përqendrohem vetëm në elemente të reja. Që në fillim të muajit të parë para 6 vitesh jam drejtuar  Al Kaidës, ISIS-it duke ju thënë:” Të gjithëve  juve, të nacionaliteteve të ndryshme, ju kanë sjell në Siri që t’ju grumbullojnë, që mund të shqyrtoni. Ju kanë grumbulluar në Siri që t’ju shfrytëzojnë si luftëtarë për realizimin e qëllimit amerikano-izraelit në rajon. Pa marr parasysh a do të fitoni apo do të humbni, në fund të gjithëve kanë për t’ju likuiduar. Po ju grumbullojnë, për t’ju likuiduar. Duanë të ju shfrytëzojnë  dhe për këtë shkak ju paralajmërojë, që të keni kujdes dhe të zgjoheni. Mos bëhuni dru për ndezje të cilët do të ndezin Amerika, Izraeli dhe disa shtete të rajonit dhe mos përpiquni të bëni komplote kundër tyre”.

Për fat të keq, sektarizmi, budallakia, xhahilijeti dhe çmenduria e tyre nuk ju ka dhënë asnjë gjasë. Kanë besuar se janë inteligjent dhe do të shfrytëzojnë Amerikën, Turqinë dhe Arabinë Saudite si dhe vendet e botës perëndimore. Të gjitha çfarë kanë shkruar në planin e tyre strategjik është një grumbull marrëzish. Pasi që ISIS-u bë kockë në fyt për projektin amerikan, ditët e t’ia janë të numëruara në Irak . Çështje e javëve apo muajve është se kur do të zhduken. ISIS-i në Irak  nuk ka kurrfarë ardhmërie as politike e as ushtarake. Kurrgjë më mire nuk e prêt as në Siri. Në rastin më të mire, do të mbesin vetëm disa çelula-fjetës të cilët do të kryejnë aksione vetëvrasëse. Pikërisht këto aksione vetëvrasëse në Bagdat, Tikrit, Damask, Homs dhe në vende tjera, paraqesin humbjen strategjike ushtarake. Kur dikush dërgon kamikaz që të vret fëmijë dhe gra në restorante, kalimtarët e rastit apo fëmijët në shkollë, kjo është shenjë e humbjes. Kjo është akt i hakmarrjes e jo i luftës.

Ardhmëria e Frontit Al Nusra është e njëjtë. Sot ISIS-in e bombardojnë koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Amerika, Britania e Madhe, Turqia, Jordania, Rusia si dhe Siria. As Al Nusrën të cilën e kanë mbështet Amerika dhe aleatët e saj, Turqia dhe vendet e Gjirit Persik, nuk është kursyer. Al Nusrën tani e bombardojnë në Idlib, në Halepin perëndimor. A nuk është kjo atë që kam paralajmëruar para 6 viteve?  Tani dëgjoj zëra në Idlib dhe Halepin perëndimor të cilët janë ngrit kundër Amerikës, tradhtisë dhe hipokrizisë së saj. A po fleni mirë tani, pasi që shkatërruat Sirinë, Irakun dhe Jemenin? Tek tani po e zbuloni Amerikën e cila ju ka shfrytëzuar  gjer tani dhe tani ju bombardon dhe masakron. Me gjithë këtë edhe Izraeli i cili po përzihet çdo ditë me pretekst të ndryshëm. Preteksti i tij është se po shkatërron armët dedikuara Hezbollahut. Izraeli i cili për shkak të një predhe e cila bie në Golanin e okupuar po bombardon ushtrinë siriane, në të vërtetë ai ka mbështet që nga fillimi ISIS-in dhe grupet tjera terroriste. Sot sinqerisht dhe qartë pranin se projekti arrogant i okupimit të Sirisë ka dështuar. Siria ka fituar, por e presin akoma edhe disa beteja vendimtare. ISIS-i dhe Al Nusra do të zhduken, ashtu sikurse edhe grupet tjera terroriste. Kjo është çështje kohe. Bile edhe ata që i kanë financuar dhe ndihmuar më nuk besojnë në këtë projekt dhe e braktisin atë. Bota ka zbuluar se gjarpri i cili qe dërguar kundër Sirisë po bëhet tani i rrezikshëm për vetë botën, në Paris, Londër, Gjermani, Belgjikë, Turqi, SHBA-të, Arabia Saudite etj.

Çfarë do të bëhet me fraksionet e opozitës siriane. Ata nuk kanë as lider, as projekt kombëtar, as udhëheqje as që dinë se çfarë kërkojnë. Ata janë të ndarë dhe të humbur, duke vizituar ambasadat dhe përfaqësuesit e shërbimeve sekrete. E vërteta, llogariten në disa persona nga opozita të cilët eventualisht do të mund të marrin pjesë në dialogun për rindërtimin e Sirisë. Më lejoni që të drejtohem atyre të cilët akoma po luftojnë në anën e armiqve dhe të cilët akoma besojnë se po luftojnë në anën e drejtë të islamit. Projekti ka dështuar. Lufta e juaj nuk çon askund, përveç viktimave shtesë, shkatërrimit të mëtutjeshëm dhe gjakderdhjes së mëtutjeshme në të dy anët, e cila i shërben vetëm Amerikës dhe Izraelit. Shihni tani Netanjahun i cili po lut Moskën dhe kryetarin Putin. Pse? Ai frikësohet nga humbja e ISIS-it. Zhdukja e ISIS-it për Putinin është fitore, ndërsa për Netanjahun është disfatë e projektit të cilën e ka mbështet plot 6 vite. Ka shkuar të lus Putinin të mos e shkatërrojë ISIS-in.  Çfarë do të bëhet pastaj me Iranin, Hezbollahun dhe Sirinë fitues të kësaj lufte. I bëjë thirrje të dorëzojnë armët dhe të ndërprenë luftën me qëllim që kriza të zgjidhet në mënyrë humanitare dhe të dilet nga hipokrizia. Projekti i juaj nuk ka ardhmëri, Sikurse që kemi thënë që në fillim. Boshti i rezistencës nuk do të humb as në Irak, as në Jemen. Boshti i rezistencës po fiton në Siri, Irak, mirë po mbahet në Jemen, dhe do të fitojë me lejen e Zotit edhe një fitore të madhe”.



Burimi : Logiçno