Studenti hungarez përqafoi Islamin në Xhaminë e Imam Rizait

Publikuar në Mars 25, 2017, 1:31 a.m.

Një i ri hungarez, student pranë doktorurës në Universitetin e  Innsbruck-ut në Austri e përqafoi Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, në Mashhad, Iran.

Sipas  Agjencisë së Lajmeve Astan News, Christophe Kwach, student pranë doktoraturës në Univesitetin Innsbruck të Austrisë, e përqafoi fenë Islame.

"Jam student pranë doktoraturës në Universitetin e Innsbruck-ut në Austri, i gjeoinformatikës,  një degë e gjeografisë dhe inxhinierisë së ndërtimit dhe aktualisht jam duke mësuar në Gjermani në Universitetin Burg Burg Cttbus, ", ka thënë ai.

"Unë jam me origjinë hungareze, i lindur në një familje fetare katolike dhe jam shkolluar në shkollë  katolike. Një herë në jetën time kam gjetur mundësinë e studimit dhe duke pasur parasysh vlerat kulturore të Islamit dhe  njohja me gruan time më bëri mua më serioz për të bërë kërkime rreth Islamin”, tha ai.

"Jam shumë i lumtur që e përqafova fenë Islame në këtë vend shpirtëror dhe unë e konsiderojnë Islamin si një dhuratë nga Zoti  sepse unë po ndihem i rehatuar, me një qetësi të veçantë  pasi e përqafova Islamin, pasi që u bëra musliman; Unë jam i etur për rehati, për një qetësi të tillë edhe tani jam duke u përpjekur duke e përhapur Islamin ndër miqtë e mi, ", theksoi ai.

Duke iu referuar sureve të Kur’anit  të Shenjtë 'Merjem' dhe ‘Huxhurat’ ai tha se këto përmbajnë këshilla etike që çojnë njerëzimin në prosperitet të vërtetë, dhe surja ‘Merjem’ këshillon për të mësuar Kur'anin e Shenjtë…

"Unë po përpiqem për të lexuar Kur'anin në gjuhën angleze dhe të mësoj se si të fali namazin, të agjëroj dhe kështu t’i  përmbushi udhëzimet Islame plotësisht", pohoi ai.

Vlen të shënohet se në fund të kësaj ceremonie, muslimani të ri iu dhurua dëshmia-certifikata e përqafimit të fesë Islame dhe disa dhurata të bekuara nga Xhamia e Imam Rizait…



Burimi : ABNA24