Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetëekatërt.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Mars 22, 2017, 1:10 a.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetëekatërt, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. “Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

I ftuari: Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, kur i hedhim një vështrim, veprave të fushës së muhaddithëve, ne e pranojmë si argument dhe hadithin e përcjellur, nga një njeri besnik, ndonëse ky i fundit, bie në kundërshtim, me pikën e besimit shiit. Këto lloj hadithësh emërtohen si “muassak” (të lidhur), në terminologjinë tonë shiite.

Prezantuesi: Allahu ju dhëntë jetë të gjatë. Zotëri i nderuar, ashtu siç është bërë tanimë zakon, do t’iu luteshim të bënit një përmbledhje.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (k.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se në programet tona paraardhëse, kemi shpjeguar në mënyrë të hollësishme, se Hadithi Thekalejn, zotëron versione te ndryshme. Ne kemi cekur pjesët përbërëse dhe veçoritë e tre versioneve të Hadithit Thekalejn. E them pa e tepruar, se nga të tria versionet dhe hadithët, më e rëndësishmja është pjesa e veçantë, e cila përmban udhrin profetik: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Pra pasi i dërguari i Allahut (f.m.t.) ka cituar: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda” dhe pasi ka lajmëruar se, pjesët përbërëse të Hadithit Thekalejn janë: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”, ai ka shtuar: “Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”.

Unë më të tërë mundësinë dhe fuqinë që kam, dua të bëj të qartë, se boshti, përmbajtja dhe thelbi i Hadithit Thekalejn, është një urdhër i bekuar, i përcjellur drejtpërdrejtë nga Muhammedi (p.q.m.t.). Përmasa vertikale e hadithit gjendet në këtë pjesë. Në programin e mbrëmjes së sotme, do të vini re përfundimet e besimit, të cilët kanë ardhur deri në ditët tona. Pra kjo pjesë nuk është një ngjarje historike, për të cilën mund të thuhet, se është një ndodhi historike dhe se nuk ka të bëjë me veprimin tonë dhe se askush nuk ta drejtë të thotë, se ne nuk kemi të bëjmë me këtë çështje, duke u mbështetur në ajetin: “Fitimet e tyre i përkasin atyre, ndërsa fitimet tona na përkasin ne”. Jo nuk është ashtu, sepse çështja cek thelbin e mendimit, të besimit të çdo besimtari musliman.

Ne vëmë re se, botëkuptimi fetar emeuist, veçanërisht ai i Ibn Tejmijjes dhe i ndjekësve të tij, se janë orvatur me mish e me shpirt, duke këmbëngulur se kjo pjesë e hadithit është e dobët dhe si rrjedhojë, janë orvatur në anashkalimin e tij. Qëndrimet e tyre, janë një tregues i qartë, se ata janë në dijeni, të dukurisë se kjo pjesë e Hadithit Thekalejn, përmban boshtin, përmbajtjen dhe thelbin e të tërë hadithit. Në këtë pikë unë do të përmend, disa emra dijetarësh, të epokës së mëparshme dhe bashkëkohore, të cilët janë orvatur, në vlerësimin e kësaj pjese të Hadithit Thekalejn si të dobët dhe si rrjedhojë janë orvatur në anashkalimin e tij.

Nga dijetarët e epokës së mëparshme, kemi përmendur autorin, e veprës së njohur më titull: Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijjen. Ky i fundit, e ka përcjellur hadithin e lartpërmendur, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Megjithatë në këtë vepër, mungon pjesa: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Për këtë arsye ai, duke këmbëngulur më pas, se forma e cila kalon në veprën e sipërcituar, është forma e vërtetë, e Hadithit Thekalejn thotë: “Për sa i përket pjesës: “Farefisi im, që është Ehli Bejti im. Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”, e përcjellur nga Imam Tirmidhiu, nga i dërguari i Allahut (k.m.t.). Më pas ai shton: “Kur e kanë pyetur Imam Ahmed Ibn Hanbelin, për vlerësimin e këtij hadithi, ai është përgjigjur, se ky është një hadith i dobët”. Më tej ai vijon: “Disa dijetarë të tjerë e kanë vlerësuar këtë si një transmetim i dobët”. (1)

Besojmë se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se në programin tonë paraardhës, kemi shpjeguar në mënyrë të imtësishme, shprehjet e Ibn Tejmijjes dhe se kemi cituar se ky i fundit është gabuar, ndërsa Imam Ahmed Ibn Hanbeli, në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbeli), nuk është gabuar, përkundrazi ka bërë të ditur, se Hadithi Thekalejn, kalon në gjashtë vende të ndryshme, si dhe zotëron një shumëllojshmëri zinxhirësh transmetimi. Për më tepër jemi të bindur, se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne, kemi shprehur në mënyrë të qartë, se të tërë hadithët që kalojnë, në veprën e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, zotërojnë veçorinë e përdorimit si argumente. Atëherë nënvizojmë se Imam Ahmedi, e ka vlerësuar hadithin e mësipërm si të vërtetë. Me dëshirën dhe lejen e Allahut (l.m.t.) këtë çështje do ta hetojmë më vonë.

Qëllimi i Ibn Tejmijjes, është përmbushja e synimit të tij, duke aluduar se kjo pjesë është e dobët.

Burimi i dytë, janë sqarimet e dijetarit të ndjerë, bashkëkohor shqiptar Shuajb Arnautit, të kryer mbi veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, na ka lajmëruar në të paktën tre vende për këto sqarime. Pikë së pari në vëllimin e 17, në faqen 170, ai e shqyrton këtë hadith, duke shënuar kështu: “Ebu Said Hudriu, përcjell se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) duke thënë: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Njëra është më e madhe se tjetra. E para është Libri i Allahut, i cili është një litar i zgjatur, nga kupa qiellore, deri në rruzullin tokësor. Ndërsa tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”.

Më pas dijetari shqiptar Shuajb Arnauti shënon: “Hadithi i lartpërmendur është i vërtetë, së bashku me dëshmitarët e tij, përveç pjesës: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, ndërsa zinxhiri i transmetimit i hadithit është i dobët. (2) E thënë ndryshe, përveç pjesës së interesuar, pjesa e mbetur e hadithit është e vërtetë, ndërsa pjesa e interesuar është e dobët.

Ndërsa në vëllimin 17, në faqen 212, Shuajb Arnauti, e shqyrton këtë hadith, duke shënuar kështu: “Ebu Said Hudriu, përcjell se ka dëgjuar, të dërguarin e Allahut (k.m.t.) duke  thënë: “Pandeh se unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj thirrjeje. Unë kam lënë për ju dy porosi, njëra është më e madhe se tjetra: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im. Allahu i Madhëruar, i Cili është i Lajmëruar për gjithçka, më lajmëroi se këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim”.

Pas shënimit të hadithit të sipërcituar, Shuajb Arnauti ka cekur këtë vërtetë, në mënyrë të hapur duke thënë: “Hadithi i mësipërm është i vërtetë, së bashku me dëshmitarët e tij, përveç pjesës: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, ndërsa zinxhiri i transmetimit i hadithit është i dobët. E thënë ndryshe, përveç pjesës së interesuar, pjesa e mbetur e hadithit është e vërtetë, ndërsa pjesa e interesuar është e dobët. Madje ai ka përdorur, shprehje të ngjashme dhe në vëllimin 17, në faqen 309.

Me vlerësimin si të dobët, të pjesës së interesuar, del në dritë dhe arsyeja e këmbënguljes. Sërish me këtë kuptojmë, se adresimi i mendimit të Ibn Tejmijjes, ndaj Imam Ahmed Ibn Hanbelit, jo vetëm që është i gabuar, por kuptohet lehtësisht se është një gënjeshtër e kulluar.

Vërtetuesi shqiptar Shuajb Arnauti citon: “Zinxhiri i transmetimit i hadithit në fjalë është i dobët dhe se pjesa e interesuar nuk është e plotë. Megjithatë të tërë dijetarët e tjerë, nuk shprehen se ky hadith është i dobët. Ndërsa të dy këta dijetarë, dalin përpara nesh, me një aludim tjetër dhe na thonë kështu: “Në të vërtetë hadithi i mësipërm, është përcjellur si kuptim, por fjalët e këtij hadithi, nuk i përkasin Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Ashtu siç e dini dhe ju si Ibn Tejmijje, ashtu dhe Shuajb Arnauti, janë orvatur me mish e me shpirt, që ta ndajnë veçmas këtë pjesë, duke e cilësuar si të dobët ose të shpikur. Tani duam t’i pyesim: “Në cilin argument, mbështeten këta dijetarë, kur aludojnë se hadithi është përcjellur si kuptim?!” Përgjigjia mbetet e paditur. Disa të tjerë pretendojnë, se kjo pjesë është e gabuar. Ende nuk arrijmë të kuptojmë se ku qëndron gabimi i kësaj pjese! Pra me fjalë të tjera ne paskemi bërë gabim, kur lidhemi fort pas Kur’anit Famëlartë?!

Më qesharakja e këtij aludimi, është se ata pranojnë se versioni: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” është i pranueshëm, por versioni: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” qenka i gabuar! Por nuk mbaron këtu, sepse ata vijonë të aludojnë, se i duan anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)! Përse lidhja fort pas Librit të Alahut dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) na qenka e gabuar?!

Në këtë pikë delikate, dua t’u rrëfej adresimin, në shpjegimin e veprës me titull: “Akidetu’l-Uasitijje” (Besimi i Mesëm), e Ibn Tejmijjes. Ky është shpjegimi i veprës me titull: “Leali’l-Behijje” (Netët e Bekuara), e Salih Ibn Abdulaziz Ali Shejhut. Shkrimtari kumton: “Për sa i përket pjesës së shtuar: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, të përcjellur nga Imam Tirmidhiu dhe dijetarët e tjerë, pohojmë se disa dijetarë, e kanë kuptuar në këtë mënyrë: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.) nuk do të ndahen kurrë, nga njëra-tjetra deri në Ditën e Kijametit”. (3)

A thua vallë se, shprehja që ceket në këtë hadith, është shkruar në latinisht ose në sanskriptisht dhe jo në arabishten e pastër, që shqiptari Shuajb Arnauti të mos e kuptojë! Por vetë përmbajtja e hadithit e sqaron hapur dhe qartë këtë dukuri.

Më pas ai shton: “Themi se është e gabuar, që ne ta perceptojmë kështu, hadithin e lartpërmendur, sepse transmetimet e këtij hadithi janë të përmbledhur. Vërtetues të ndryshëm të Ehli Sunnetit, janë të mendimit se fjalët e hadithit, duhet të perceptohen, duke u nisur nga kuptimi i tij. Ndërsa disa muhaddithë, pohojnë se ky nuk është një hadith i ruajtur, por është një hadith i gabuar. Një njeri e ka ngatërruar këtë çështje, duke nënkuptuar se me Dy Porosi të Rënda, duhet të perceptojmë Ehli Bejtin ose Frefisin e të dërguarit të Allahut (l.m.t.) dhe ka kryer shtesën e sipërcituar”. (4)

Pra shkrimtari ka për synim, të na tregojë se hadithi, është përjellur si kuptim. Por vallë në cilin argument, është mbështetur ai, kur aludon se hadithi, është përcjellur si kuptim?! E ngrejmë këtë pyetje, sepse sipas transmetimeve janë një dëshmues, se fjalët i përkasin të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Ndërsa kur ai citon shprehjen, “disa vërtetues” pohojmë se ka për qëllim Ibn Tejmijjen, ndjekësit e tij dhe uehhabistët, pra ata të cilët përdorin, mënyrën e Ibn Tejmijjes. Këtë e themi me bindje të plotë, sepse asnjë nga dijetarët e Ehli Sunnetit, nuk është shprehur kështu në këtë kontekst.

Autori orvatet të na mbushë mendjen, se hadithi i mësipërm, është përcjellur si kuptim, si pasojë e sepse fjalët e tij, nuk i përkasin të dërguarit të Allaht (k.m.t.) dhe si rrjedhojë ne nuk mund të besojmë dhe të përdorim, si argument këtë hadith. Pra dijetari Imam Buhariu, ka për qëllim që të ndërhyjë, drejtpërdrejtë në Hadithin Thekalejn, ndonëse Muhammedi (p.q.m.t.) nuk ka për synim atë që shpreh autori në fjalë.

Më pas Imam Buhariu shton: “Ashtu siç e ka kuptuar transmetuesi, ky hadith është përcjellur si kuptim. Ashtu siç kanë përkufizuar muhaddithët, imamët dhe vërtetueist suniitë, të fushës së besimit islam, ky kuptim nuk është i vërtetë”. (5)

Prezantuesi: “Pra e thënë ndryshe ai, nuk nuk përcakton, se cilët janë këta dijetarë?!”

I ftuari: “Jo kurrën e kurrës. Ai përmend disa dijetarë bashkëkohorë, që ndjekin mënyrën e Ibn Tejmijjes. Ose e thënë ndryshe, ai radhit emrat e uehhabistëve, që ndjekin botëkuptimin fetar emeuist dhe atë të Ibn Tejmijjes. Por në anën tjetër, nuk gjendet askush, nga dijetarët e Ehli Sunnetit dhe Xhemaatit, i cili e ka komentuar këtë hadith, në këtë kuptim dhe ka thënë se përmban një kuptim i gabuar. Themi se është e vërtetë, se ne ndajmë një mendim ndryshe, nga Ehli Sunneti për sa i përket çështjes, se hadithi është një argument i pafajësisë. Megjithatë asnjëri nga ata, nuk ka thënë se hadithi, është përcjellur si kuptim, ose përmban një kuptim të gabuar.

Tërësia e këtyre sqarimeve, është një dëshmues i rëndësisë, së kësaj pjese të hadithit. Tani dua t’iu drejtohem ndjekësve tanë të nderuar, duke i thënë se boshti i këtij programi dhe ai i atyre pasardhëse, do të jetë argumentimi i zotërimit, i zinxhirit të transmetimit, të kësaj pjese të vërtetë të Hadithit Thekalejn. Me fjalë të tjera, do të bëjmë të ditur, nëse kjo pjesë zotëron, ose nuk zotëron, një zinxhir të vërtetë transmetimi. Kam bindjen se, ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne kemi lexuar, zinxhirë të ndryshëm të vërtetë të këtij hadithi. Por ne do të diskutojmë, përreth këtyre aludimeve. Me dëshirën dhe lejen e Allahut (l.m.t.), pas kësaj do të kalojmë, në sqarimin e argumentimit, të kësaj pjese të Hadithit Thekalejn.

Prezantuesi: “Përpara se të kaloni në hetimin, e zinxhirit të transmetimit, a do të kishit mundësinë, që të na përmendni prapaskenën e llojeve të arsyetimeve, që e vlerësojnë këtë pjesë të hadithit si të dobët?!”

I ftuari: Fjala vjen dijetari i ndjerë, bashkëkohor shqiptar Shuajb Arnauti, aludon se kjo pjesë është e dobët dhe sqaron dhe arsyetimin e tij. Ai orvatet në sjelljen e një argumenti shkencor, mbi arsyen e mohimit, të kësaj pjese të hadithit. Megjithatë ai ka dështuar, në shpjegimin e mirëfilltë të arsyes, së vlerësimit si të dobët të kësaj pjese të hadithit, njëlloj siç ka dështuar dhe Ibn Tejmijje, së bashku me ndjekësit e tij.

Pyetja që shtrohet është: “Cila është arsyeja që dijetari i madh shqiptar, Shuajb Arnauti, i cili është i njohur si një vërtetues eskpert dhe i përpiktë, e ka vlerësuar këtë si një hadith të dobët?! Unë kërkoj që, ndjekësit tanë të nderuar, të përqëndrohen në këtë pikë: “Të tërë muhaddithët, që kanë përcjellur Hadithin Thekalejn, janë të njëjtit muhaddithë, që kanë përcjellur dhe hadithët e shënuar, nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi.

Fillimisht le t’i hedhim një vështrim, zinxhirit të transmetimit të hadithit: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, i cili është hadithi nr: 11131, në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit.

Transmetimi është si vijon: “Ameshi, përcjell nga Atijje Aufi, ky i fundit nga Ebu Said Hudriu, se Muhammedi (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Së shpejti, do të vijë i dërguari i Allahut (f.m.t.) dhe unë do t’i përgjigjem thirrjes sëtij. Megjithatë unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. E para është Libri i Allahut, i cili është një litar i zgjatur, nga kupa qiellore, deri në rruzullin tokësor. Ndërsa tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. im. Allahu i Madhëruar, i Cili është i Lajmëruar për gjithçka, më lajmëroi se këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra. Tregohuni të kujdesshëm, se si do të silleni me to, pas largimit tim. (6)

Themi se është për t’u çuditur, se vetë i dërguari i Allahut (k.m.t.), i cili nuk flet nga kurrë, i nisur nga dëshirat dhe epshet, por kumton vetëm shpalljen e zbritur, drejtpërdrejtë nga Allahu i Madhëruar. Ju bëj thirrje mbarë muslimanëve të botës! Vallë si jeni sjellur dhe çfarë qëndrimi keni mbajtur, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?! Vallë a jeni në dijeni, të faktit se i dërguari i Alahut (l.m.t.), do t’iu marrë në pyetje në Ditën e Gjykimit, për sjelljen dhe qëndrimin tuaj, ndaj Ehli Bejtit dhe Farefisit të tij të Pastër?! Kemi besimin se ndjekësit tanë, tanimë e kanë të qartë se, brenda termit të Farefisit, përfshihen Muhammed Mustafai (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.), Imam Husejni (p.m.t.), si dhe djemtë dhe nipërit e tyre.

Shuajb Arnauti, pas shënimit të hadithit të lartpërmendur shton: “Ky hadith së bashku me dëshmitarët e tij është i vërtetë, përveç pjesës së ineteresuar: “Allahu i Madhëruar, i Cili është i Lajmëruar për gjithçka, më lajmëroi se këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më vijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Kjo pjesë vlerësohet si e dobët, sepse në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, gjendet Atijje Aufi, i cili është vlerësuar, si një muhaddith i dobët. Ndërsa muhaddithët e tjerë, të zinxhirit të transmetimit janë besnikë dhe të drejtë, të cilët janë dhe muhaddithët e hadithëve të shënuar, nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi. Ndonëse gjenden mendime të ndryshme për Muhammed Ibn Talhain, në përgjithësi ai ka përcjellur hadithë të mirë. (7)

Atëherë përveç Atijje Aufit, nuk hasim në një kleçkë tjetër. Me dëshirën dhe lejen e Allahut (f.m.t.), ne do të orvatemi që të qartësojmë, për ndjekësit tanë të nderuar, se Atijje Aufi, është një njeri dhe një muhaddith besnik dhe i drejtë. Ndonëse tani për tani, nuk po themi se hadithi është i vërtetë, të paktën do të shpalosim se kjo thënie, e cila kalon në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, shërben si argument dhe se Atijje Aufi, është një muhaddith i besnik dhe i drejtë. Pra çështja qëndron tek Atijje Aufi. Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, ka përdorur të njëjtat thënie dhe për vendet e tjera, në të cilat kalon Hadithi Thekalejn. (8)

Pyetja që shtrohet është: “Cili është problemi, që ka të bëjë me Atijje Aufin?! Përse ky njeri cilësohet si një muhaddith i dobët?!”

Ndonëse do të zgjatemi dhe vonohemi pak në këtë program, ne do të bëjmë disa sqarime, mbi gjendjen morale të Atijje Aufit. Jam i bindur se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për faktin se Atijje Aufi, është ai i cili, e ka zënë për dore, Xhabir Ibn Abdullahun dhe e ka çuar në “Erbain” (Dyzetë) ndihmësit e Imam Husejnit (p.m.t.). Atijje Aufi është një “tabiin” (ndjekës) i madh dhe i njohur. Ndonëse ditëlindja e tij është e dyshimtë, ka gjasa që ai të ketë lindur, në vitin 37 të mërgimit islam. Sërish dhe viti i vdekjes është i dyshimtë, sepse disa thonë se ka vdekur, në vitin 111 të mërgimit islam dhe disa të tjerë 127 të mërgimit islam.

Por shkurtimisht kush ishte Atijje Aufi?!

Ebu Hasan Atijje Ibn Sad Ibn Xhunade Aufi Xhedeli, erdhi në qytetin irakian të Kufes. Ai ka qëndruar në këtë qytet, derisa ndërroi jetë në vitin 111 të mërgimit islam. Me lejen e Allahut (k.m.t.), është një muhaddith besnik dhe i drejtë. Ai ka përcjellur hadithë të vërtetë. Megjithatë disa njerëz i kundërshtojnë këta hadithë... (9)

Duke u mbështetur, në pohimin e sipërcituar, kuptojmë se Ibn Sadi, e pranon Atijje Aufin, si një muhaddith besnik dhe të drejtë.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Tarihu’l-Esmai’th-Thikati” (Historia e Emrave Besnikë), e Ibn Shahinit. (viti i vdekjes 385 i mërgimit islam). Ky i fundit në veprën e tij shprehet (10): “Jahja Ibn Main Aijje Aufi, nuk është një muhaddith problematik”. (11)

Ja pra siç shihet qartë dhe Ibn Shahini miraton, se ai është një muhaddith besnik dhe i drejtë, duke përdorur thënie pozitive. Ndonëse thënia e tij, nuk është nga thëniet më të lavdërueshme, të paktën mund të arrijë, në shkallën e pjesës, që u takon hadithëve të mirë.

Ndjekësit tanë të nderuar, që duan të njohin Atijje Aufin, mund t’i drejtohen drejtohen veprës me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Kerimi” (Komentimi i Kur’anit Fisnik), e Atijje Ibn Sad Ibn Xhunades (viti i vdekjes 127 i mërgimit islam). (12)

Themi se viti i vdekjes së Atiije Ibn Sadit, i shënuar në kapakun e veprës, 127 i mërgimit islam, është kundëthënës. Parathënia e kësaj vepre, përmban të dhëna shumë të vlefshme, gjithëpërfshirëse, të përpikta dhe të rregullta, të cilat shpjegojnë jetën dhe gjendjen e tij morale. Ndjekësit e nderuar, mund t’i përftojnë këto të dhëna mbi Atijjen, duke shfletuar vëllimin e parë prej 150 faqesh të veprës së mësipërme.

Në këtë vepër, kalojnë të dhënat si vijon: Ebu Hasan Ahmed Ibn Abdullah Ibn Salih Ixhli citon: “Atijje Aufi është banor i Kufes, ndjekës, besnik, por nuk është i fortë”. (13)

Ndërsa Thibt Ibn Xheuziu kumton: “Imam Tirmidhiu përcjell, me anë të Atijjes, nga Ebu Said Hudriu se i dërguar i Allahut (l.m.t.) ka urdhëruar: “Nuk është e lejuar prania e askujt tjetër, përveç teje dhe meje që të jenë të papastër, në këtë xhami”.

Më pas ai shton Atijje Aufi, përcillte hadithë nga Ibn Abbasi dhe nga bashkëkohësit e tjerë të Muhammedit (p.q.m.t.). (14)

Ndërsa me fjalët “nuk është i fortë”, nënkuptojmë se nuk ka të bëjë me displinën, por tregon besnikërinë. Gjendet dhe një grup tjetër dijetarësh, të cilët e kanë pranuar Atijjen si besnik. Pra sipas sqarimeve të këtyre dijetarëve të e burimit të parë, që vlerësohen si autoritete në këtë fushë nga një grup dijetarësh, Atijje është vlerësuar si besnik dhe i drejtë.

Në faqen 69, të veprës kalon shprehja: “Jahja Ibn Main Ibn Auni Murri Gatafani Ibn Tuhmani përcjell nga Jahja Ibn Maini: “Atijje Aufi, është i padëmshëm dhe i parrezikshëm.

Abbas Duri citon: “Unë kam dëgjuar Jahja Ibn Mainin, kur e kanë pyetur se, si janë hadithët  Atijje Aufit, të përgjigjet: “Hadithë të vërtetë”. (15)

Jahja Ibn Maini thotë: “Atijje Aufi është besnik dhe i padëmshëm. Ndonëse disa njerëz, e kanë cilësuar si një njeri të dobët, hadithët e tij janë të mirë”. (16)

Jahja Ibn Maini, është një figurë e rëndësishme, në shkencën e disiplinës dhe klasifikimit të muhaddithëve. Fjalët dhe gjykimet e tij janë shumë të besueshme dhe të pranueshme. Si pasojë e mendimeve të ndryshme mbi Atijjen dhe ndonëse hadithët e tij, nuk vlerësohen si të vërtetë, ata klasifikohen pa problem, si hadithë të mirë. Ashtu siç kemi bërë të qartë lajmi i vetëm, mund të përdoret si argument, njëlloj siç përdoret hadithi i vërtetë dhe i mirë.

Pikë së dyti, muhaddithët që këta janë eskpertët e kësaj fushe dhe një pjesë e komentuesve, i kanë përmendur dhe i kanë shënuar hadithët e tij. Arsyeja është se ai, është një ndjekës i njohur, i cili ka përcjellur shumë hadithë dhe si rrjedhojë është lavdëruar shumë. Pohojmë se nuk ka gjasa që dikush, që i ka pranuar të tërë hadithët e tij si të dobët, t’i ketë shënuar më pas këta hadithë.

Njëra nga burimet, që ka shënuar hadithët e tij, është dhe vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), e Abdullah Ibn Mubarekut. Ky i fundit ka shënuar 3 hadithë nga Atijje. Dijetari i dytë që ka shënuar hadithë nga Atijje, është Imam Ahmed Ibn Hanbeli. Ne i kemi përcjellur thëniet e tij, në programet tona pasardhëse. Në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Imam Ahmed Ibn Hanbeli ka shënuar 77 hadithë nga Atiije. Madje dhe Darimiu dhe Ibn Maxhe, kanë shënuar hadithë nga Atijje. Ibn Maxhe ka shënuar 25 hadithë nga Atijje, ndërsa Ibn Daudi 9 hadithë, Imam Tirmidhiu 27 hadithë, Ebu Ja’la Meusiliu ka shënuar 46 hadithë.

Pohojmë se gjenden dhjetra burime, që kanë shënuar hadithët e tij. Madje ndjekësit tanë të nderuar, duhet të jenë në dijeni të faktit, se gjendet dhe një palë tjetër, e dijetarëve të mëdhenj, të cilët kanë shënuar hadithët e Atijje Aufit nën parrullën: “Ne shënojmë vetëm hadithët e vërtetë”. Kjo është një provë tjetër, që ata i kanë pranuar, si të vërtetë hadithët e Atijjes. Ky është një argument i qartë, se ata i kanë pranuar hadithët e Atijjes, jo vetëm si hadithë të mirë por dhe si të vërtetë.

Njëri nga këta është autori i veprës me titull: “Kitabu’t-Teuhidi” (Libri i Njëshmërisë), Imam Ibn Huzejme (viti  vdekjes 311 i mërgimit islam). Ky i fundit citon: “Kreu i Shumë Të Paditurve Që Kanë Vlerësuar Si të Dobët, Hadithët e Vërtetë Që Zotërojnë Një Zinxhir të Vërtetë Transmetimi”. Në faqen 765, të kreut të mësipërm, të veprës në fjalë kalon hadithi: “Na rrëfeu Bishr Ibn Muadhi, duke na treguar se Halid Ibn Abdullah Uasiti, na rrëfeu nga Zekerijja Ibn Zaide, ky i fundit nga Atijje Aufi se Ebu Said Hudriu, na ka përcjellur duke thënë: “Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allaht (f.m.t.) duke thënë: “Ai i cili ndërron jetë, pa i përshkruar shok Allahut, do të hyjë në Xhennet”. (17)

Sipas kësaj Ibn Huzejme, e ka pranuar si të vërtetë dhe të qëndrueshëm, hadithin dhe zinxhirin e transmetimit, në të cilin merr pjesë Atijje Aufi.

Një dijetar tjetër, që ka cekur këtë të vërtetë është Ebu Auane, i cili është një klasifikues dhe një muhaddith i shquar. Ky i fundit është Hafidhi i Madh, Ebu Auane Jakub Ibn Ishak Ibn Ibrahim Ibn Zejd Isferajini. Ky shkrimtar është bërë i njohur, me përpilimin e veprës me titull: “Musnedu’s-Sahihi” (Zinixhiri i Transmetimeve të Vërteta). Në fund të krerëve ai ka shënuar disa hadithë. Në mesin e këtyre transmetuesve gjendet edhe Atijje Aufi. Ebu Auane i ka shënuar hadithët, duke u mbështetur, në veprën e tij me titull: “Musnedu’s-Sahihi” (Zinixhiri i Transmetimeve të Vërteta). Ky fakt është një dëshmues se Ebu Auane, e ka pranuar Atijje Aufin, si një muhaddith besnik dhe të drejtë. Jam i bindur se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se Imam Muslimi, është treguar më i rreptë se sa Imam Buhariu, për sa i përket disiplinimit dhe klasifikimit të muhaddithëve. (18)

Një tjetër dijetar, i cili ka shënuar hadithët e Atijjes,  është dhe Imam Taberiu. Me të vërtetë kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Imam Taberiu ka shënuar një mori hadithësh nga Atijje dhe i ka përdorur si argument hadithët e Atijjes.

Tani drejtojmë pyetjen: “Kush është Taberiu dhe cila është rëndësia e komentimit të tij?!”

Me synimin e kuptimit, sa më të mirë të rëndësisë, së komentimit të Imam Taberiut, do të përdor shprehjet e Ibn Tejmijjes, të cilat janë si vijon: “Komentimi më i vërtetë i ditëve të sotme, i cili është i pranishëm në duart tona, është komentimi i Muhammed Ibn Xherir Taberiut. Ky komentim përmend, shpjegimet e të parëve tanë të mirë, së bashku me zinxhirë të qëndrueshëm transmetimi. Komentimi i Imam Taberiut, nuk i ka dhënë vend fragmenteve, nga komentimet e Mukatilit dhe Kelbit, të cilët janë akuzuar si njerëz të dyshimtë”. (19)

Duke u nisur, nga dukuria se Imam Taberiu, ka shënuar një numër të madh hadithësh nga Atijje, përkthehet se ky i fundit nuk është një njeri i akuzuar. Tani i drejtohem ndjekësve të Ibn Tejmijjes. “Vallë a nuk jeni ju ata që thonë se: “Çfarë ka thënë Ibn Tejmijje, është e vërtetë dhe e besueshme?! Nëse nuk do të më pengonte faktori kohë, do të kisha përmendur disa hadithë që Imam Taberiu, i ka përcjellur nga Atijje Aufi. Por mjaftohem duke thënë, se Imam Taberiu ka shënuar, një mori hadithësh, që i ka përdorur në shumë vende, të veprës së tij nga Atijje.

Dijetari i radhës, i cili ka miratuar, si të vërtetë hadithët dhe ka përdorur si argumentë, hadithët e përcjellur nga Atijje, është dhe autori i veprës me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), dijetari egjiptian Ebu Xhafer Tahauiu (viti i vdekjes 321 i mërgimit islam). Këtu duam që të paraqisim, shprehjet e përdorura, në parathënien e kësaj vepre. Imam Tahaiu ka shënuar hadithët e Atijje Aufit. Ai shprehet kështu: “Unë kam konstatuar hadithët e Atijjes, me zinxhirë të pranueshëm transmetimi, që të çojnë drejtpërdrejtë tek Muhammedi (p.q.m.t.), të muhaddithëve besnikë dhe të drejtë, që kanë zbatuar detyrën e ndërgjegjies dhe përgjegjësisë fetare”. (20)

Duke qenë se Imam Tahauiu, ka përcjellur hadithë nga Atijje, kjo përkthehet si pranim i hadithëve të tij, të cilët rrjedhimisht zotërojnë, zinxhirë të pranueshëm transmetimi.

Një tjetër burim, i cili lajmëron për këtë dukuri, është dhe vepra me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), e Ibn Ebi Hatemit (viti i vdekjes 327 i mërgimit islam). Ndoshta vepra në fjalë, është komentimi më i gjërë, që ka të bëjë me transmetimin. Madje kjo vepër ka më tepër vëllime, se sa vepra me titull: “Durru’l-Mensuri” (Dëmet e Mensurit), e Imam Sujutit. Themi se ka shumë gjasa, që shumica e hadithëve dhe transmetimeve, të përcjellura në komentimin e Sujutit, janë marrë nga kjo vepër.

Në parathënien e vrpës thuhet: “Përshëndetja dhe paqja e Allahut, qoftë mbi vulën e të dërguarve Muhammedin (p.q.m.t.) dhe mbarë Familjen tij. Disa nga vëllezërit e mi, më bënë kërkesë, që të përpiloj një komentim përmbledhës, të përbërë nga hadithë, me zinxhirë dhe rrugë të vërteta transmetimi, dëshmitarë, tekste dhe përmbajtje. (21) Pra duke u nisur nga ky përkushtim, mund të shprehemi me plot gojën, se hadithët që zënë vend në këtë vepër, zotërojnë zinxhirët më të vërtetë të transmetimit”.

Ndërsa në këtë pikë, nuk mund të lëmë pa përmendur burimin e fundit, për këtë mbrëmje, të cilat janë thëniet, që kalojnë në veprën me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), e Hafidh Ibn Kethirit. Ky i fundit në komentimin e ajetëve 81 dhe 82 të Sures Kasas citon: “Imam Ahmed Ibn Hanbeli citon: “Na tregoi Nadr Ibn Ismaili, nga A’meshi, ky nga Atijje, ky nga Ebu Said Hudriu, se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (k.m.t.) të ketë urdhëruar: “Një njeri nga gjiri i popujve të tjerë përpara jush, kishte dalur nga një veshje e gjelbër duke u mburrur, Allahu i Madhëruar urdhëroi sipërfaqen e tokës që ta përpinte atë. Nuk ka dyshim se ai do të vijojë të zhytet në të deri në Ditën e Kijametit”. Këtë hadith e ka përcjellur, vetëm Imam Ahmed Ibn Hanbeli dhe zinxhiri i transmetimit të tij është i mirë. (22)

Ndjekësit tanë të nderuar, mund t’i drejtohen këtyre fragmenteve të sipërcituara, parathënies së veprës me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani” (Komentimi i Kur’anit), së Atijje Aufit si dhe dhjetra burimeve të tjera të mësipërme. Shpresojmë që Allahu i Lartësuar, e shpërbleftë shkrimtarin e kësaj vepre.

Pyetja që ngrihet tani është: “Në një kohë, kur gjendja morale e Atijjes, është kaq pozitive, vallë përse dijetar Shuajb Arnauti, e ka vlerësuar atë si një muhaddith të dobët?! Të paktën ai mund ta vlerësonte atë, si një muhaddith të dyshimtë. Dijetari shqiptar, nuk është shprehur, as se dijetarët janë shprehur në këtë mënyrë dhe se disa muhaddithë të tjerë janë shprehur në një mënyrë tjetër. Vallë cila është arsyeja, që ai e ka vlerësuar Atijjen, si të dobët në mënyrë të prerë.

Unë po e përmbledh, këtë vlerësim negativ, me një fjali të vetme: “Arsyeja është sepse Atijje është shiit. Pra qenia shiit, e një besimtari musliman, është një shkak mëse i mjaftueshëm, në këndvështrimin e botëkuptimit fetar emeuist, për ta vlerësuar një musliman si të dobët. Me fjalë të tjera botëkuptimi fetar emeuist, i vlerëson hadithët si të dobët, ose si të vërtetë, duke u nisur nga çështja e besimit themelor të një njeriu. Tani shtrojmë pyetjen: “Cili thotë se Atijje është shiit?!”

Duam të bëjmë të ditur, se në duart tona, gjendet vepra me titull: “Tarihu’l-Islami” (Historia Islame), e Hafidh Dhehebiut. Ky i fundit në veprën e tij thotë: “Mizori Haxhxhaxh Thekafiu, i ka kërkuar Atijje Aufiut, që të mallkonte Imam Aliun (p.m.t.). Por kur Atijje ngurroi, ai e fshikulloi këtë të fundit, me 400 goditje kamxhiku. Atijje ishte shiit. Allahu e mëshiroftë Atiijen, por mos e mëshiroftë Haxhxhaxhin!” (23)

Ende nuk arrijmë të kuptojmë arsyen, se si Atijje mund të akuzohet, si një njeri me besim të prishur, me fjalët që Hafidh Dhehebiu, i përdor për Atijjen, vetëm e vetëm sepse ai ishte një musliman shiit. Ndërsa Ibn Haxher Askalani (viti i vdekjes 852 i mërgimit islam), e ka shpalosur mendimin e tij haptazi, duke thënë drejtpërdrejtë, se problemi i vetëm i Atijjes, ishte thjesht qenia e tij shiite. Ai në veprën e tij me titull: “Takribu’t-Tehdhibi” (Qasja e Afimeve) shprehet: “Atijje Ibn Sade Ibn Xhunade është një njeri besnik. (24) Ai gabohej shumë, ka përcjellur hadithë nga disa transmetues që i ka takuar, ose nuk i ka takuar, duke ia veshur kështu, transmetimet e tij një transmetuesi tjetër (25) dhe ishte shiit”. (26)

Si rrjedhojë, problemi i Atijjes, është se ai, nuk e ka mallkuar Imam Aliun (p.m.t.) dhe ishte një musliman shiit. Kjo është arsyeja kryesore, se përse në veprën me titull: “Leali’l-Behijje” (Netët e Bekuara), Salih Ibn Abdulaziz Ali Shejhu citon: “Thënia: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” është një thënie e gabuar dhe bie ndesh me të vërtetën. Po po e lexuat saktë. Ai pranon se bindja dhe nënshtrimi, ndaj Farefisit dhe Ehli Bejtit (p.m.t.), është një punë e gabuar!

Ndërsa tani, le t’i hedhim një vështrim, sqarimit të përshkruar, në veprën me titull: “Hedju’s-Sari” (Udhëzimi i Qartë), e Ibn Haxher Askalanit, për sa i përket vlerësimit, si të dobët të Atijjes dhe shokëve të tij. Ai është një muhaddith (ekspert i fushës së hadithit), së displinimit dhe klasifikimit të muhaddithëve. Në veprën e Ibn Haxher Askalanit, gjendet një krye me titull: “Veçimi i Shkaqeve të Fjalëve të Liga të Thëna për Njerëzit e Lartpërmendur”.

Një pjesë e hadithëve, e cila është e përshtatshme, për t’u përdorur si argument. Një pjesë e hadithëve, e cia është e papërshtashme, për t’u përdorur si argument. Kjo kategori ndahet në dy nënndarje. E para rrjedh nga burimi i dobësisë, së këtyre si pasojë e besimit. (27) Ata që marrin pjesë, në këtë nënndarje, janë njerëz besnikë dhe të drejtë në vetvete. Nuk është vërtetuar se ata janë gënjeshtarë ose njerëz të dobët, pra problemi i tyre ka të bëjë vetëm me besimin.

Për ta ilustruar më mirë, ai sjell shembullin: “Ai është një murxhit dhe shiit, ose e thënë ndryshe, ai mban ushqen dashuri të madhe, për Imam Aliun (p.m.t.), se sa për bashkëkohësit e tjerë”. (28)

Në këtë rast, nëse ky dijetar ka për pikësynim, të shndërrohet në një transmetues besnik dhe të drejtë, dhe nëse ka për qëllim, që t’i përcjellin transmetimet e tij, atëherë ai duhet që të përbuzë patjetër Imam Aliun (p.m.t.). Prandaj ai shton se, ata thonë se “nasibitë” (armiqtë) e anëtarëve të Ehli Bejtit (p.m.t.), janë më të drejtë, se sa “rafiditë” (kundërshtuesit). Me fjalë të tjera, nëse një njeri e përbuz Imam Aliun (p.m.t.), kjo dukuri është një tregues, se ai zotëron një karakter të fortë dhe nëse një njeri ushqen dashuri, për Imam Aliun (p.m.t.), kjo dukuri është një dëshmues, se ai zotëron një natyrë të dobët!

Madje sipas këtyre dijetarëve, këtij njeriu i hiqet e drejta, që të shpalosë hapur, se ushqen dashuri, ndaj Imam Aliut (p.m.t.), në mesin e të tërë bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe për më tepër nuk ka të drejtë, që të shfaqë qartë, dashurinë e tij ndaj Imam Aliut (p.m.t.). Pra ky njeri nuk ka të drejtë, që t’i japë përparësi, Imam Aliut (p.m.t.), ndaj Ebu Bekrit, Umer Ibn Hattabit dhe Uthman Ibn Affanit. Ja pra nbjekëst të nderuar. Besoj se tanimë e keni të qrtë sasyen se përse Atijje Aufi është vlerësuar si një njeri i dobët. Këtu zbardhet dhe arsyeja shkaku se përse Shuajb Arnauti e a ka vlerësuar si të dobët këtë pjesë të Hadithit Thekalejn. Sepse këtë pjesë e ka përcjellur Atijje Aufi.

Tani për tani, nuk dua të hyj në argumentët, në të cilët mbështetet Shkolla e Ehli Bejtit. Kur i hedhim një vështrim, veprave të fushës së muhaddithëve, ne i pranojmë si argument dhe hadithin e përcjellur nga një njeri besnik, ndonëse ky i fundit bie në kundërshtim, me pikën e kredos shiite. Këto lloj hadithësh emërtohen si “muassak” (të lidhur), në terminologjinë tonë shiite. (29) Ndërsa hadithi i përcjellur, nga një njeri, i cili zotëron një kredo të vërtetë dhe është një njeri besnik dhe i drejtë, emërtohet si një “hadithi vërtetë”. Pra ndonëse ky njeri është i ndershëm, por nuk është një shiit, ne i përcjellim hadithët e tij dhe nuk i vlerësojmë ata si hadithë të dobët, si pasojë e besimi të tij ndryshe nga i yni.

Duke u mbështetur, në këtë përkufizim, theksojmë se kjo është arsyeja, se përse dijetari shqiptar, Shuajb Arnauti e ka vlerësuar Atijjen, si një muhaddith të dobët. Këtu përsërisim fjalët e Imam Ibn Kethirit, se Hadithi Thekalejn zotëron, një zinxhir të vërtetë transmetimi, ose të paktën të mirë. Madje përveç Imam Ibn Kethirit, Hakim Nishaburiut, Imam Tahaiut edhe muhaddithë të tjerë, e kanë pranuar njëzëri faktin, se pjesa e hadithit si vijon, është e vërtetë: “Këto të dyja, nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”. Për hir të vërtetës, duhet të pohojmë se Shuajb Arnauti, është gabuar në vlerësimin e tij si të dobët të këtij hadithi.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekësit tanë të nderuar, që e ndoqët për bukuri programin tonë. Miq të dashur, uroj që Allahu i Madhëruar, të na furnizojë me lidhjen tonë të fortë, pas këtyre Dy Porosive të Rënda. Allahu i Lavdëruar na mundësoftë, që t’i ruajmë këto Dy Porositë e Rënda, si një mjet dhe rrugë, për shpëtimin nga shmangia, për jetesën sa më të pastër, si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër, Allahu na mundësoftë, që të punojmë sipas testamentit dhe trashëgimisë së tij. Së bashku do të rishihemi, në programin tonë vijues.  Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 300, Vërtetimi Nga Doktor Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

2- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 170,  Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

3- Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Aliu, “Leali’l-Behijje Fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekura në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 461, Vërtetimi Nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë.

4- Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Aliu, “Leali’l-Behijje Fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekura në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 461, Vërtetimi Nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë.

5- Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Aliu, “Leali’l-Behijje Fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekura në Shpjegimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 461, Vërtetimi Nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë.

6- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 212, Hadithi Nr: 11131, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

7- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 170, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”. Me termin hadith i mirë, nënkuptojmë “hadith i bukur”. Gjithashtu ky term shpreh drejtësinë e transmetuesit.

8- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 170, Hadithi Nr: 309, 310. Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

9- Ibn Sa’di, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 6, fq. 304, Shtëpia Botuese: “Kraharori”, Bejrut, Liban.

10- Sipas fjalorit, me këtë term është i barazvlefshëm, me termin i padëmshëm, i parrezikshëm dhe jo problematik. Ky është një term, i shkencës së klasifikimit, si një muhaddith i drejtë.

11- Ebu Hafs Amr Ibn Hafs Ibn Uthman Ibn Shahini, “Tarihu’l-Esmai’th-Thikati” (Historia e Emrave Besnikë), fq. 233, Vërtetimi Nga Ebu Amr Ezheriu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botues: Faruk Hadise.

12- Atijje Ibn Sa’d Ibn Xhunade Aufi Kufi, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Kerimi” (Komentimi i Kur’anit Fisnik), vëll. 1, Pjesa e Parathënies, Vërtetimi Dhe Shënimi Nga Abdurrezak Ibn Muhammed Husejn Hirduddini.

13- Me termin “Lejse Bi’l-Kaui”, nënkuptojmë një shprehje, të shkencës së disiplinimit të fushës së hadithit, që përkthehet, se nuk është i fortë, ose i vërtetë, por një njeri i mirë. Sipas Ibn Ebi Hatimit, hadithët e përcjellur, nga ky njeri shkruhen dhe shënohen.

14- Me termin “Lejse Bi’l-Kaui”, nënkuptojmë një shprehje, të shkencës së disiplinimit të fushës së hadithit, që përkthehet, se nuk është i fortë, ose i vërtetë, por një njeri i mirë. Sipas Ibn Ebi Hatimit, hadithët e përcjellur, nga ky njeri shkruhen dhe shënohen.  

15- Me këtë term nënkuptojmë, hadithët e përshtatshëm, që mund të përdoren si argumentë, në fenë islame, si hadithi i fortë, vërtetë dhe i mirë.

16- Me këtë term nënkuptojmë, hadithët e përshtatshëm, që mund të përdoren si argumentë, në fenë islame, si hadithi i fortë, vërtetë dhe i mirë, fq. 69.

17- Muhammed Ibn Ishak Ibn Huzejme, “Kitabu’t-Teuhidi” (Libri i Njëshmërisë), vëll. 2, fq. 760, 765. Kreu LXXXIII, Vërtetimi Dhe Shënimi Nga Semir Ibn Emi Ezheriu, Shtëpia Botuese: “Pasaniku”.

18- Atijje Ibn Sa’d Ibn Xhunade Aufi Kufiu, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Kerimi” (Komentimi i Kur’anit Fisnik), vëll. 1, Pjesa e Parathënies, Vërtetimi Dhe Shënimi Nga Abdurrezak Ibn Muhammed Husejn Hirduddini.

19- Shejh Islam Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje, “Mehmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 13, fq. 208.

20- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

21- Abdurrahman Ibn Muhammed Radiu, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi Musneden An Resulilahi” (Komentimi i Kur’anit të Madh Zinxhiri i Transmetimeve të të Dërguarit të Allahut), Vërtetimi Nga Esad Muhammed Tajjibi, (viti i botimit 1419 sipas mërgimit islam / viti 1998 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shekulli”, Botimi i Dytë.

22- Hafidh Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 10. Fq. 485.

23- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami” (Historia e Islamit), vëll. 7, fq. 424, 497. Gjendje e Përkthyer e Hadithit. Vërtetimi Nga Umer Abdusselam Tedmuriu, Shtëpia Botuese: “Veprat Arabe”.

24- Me këtë term nënkuptojmë, një vlerësim i një njeriu besnik dhe të drejtë, i cili ndonëse është një tregues i drejtësisë, nuk përmban kujtesën e fortë të transmetuesit. Ky është një vlerësim i drejtësisë.

25- Me termin “mudelis”, nënkuptojmë vepruesin e foljes “delese”. Me këtë term nënkuptojmë përcjelljen e një hadithi, nga nga një transmetues, nga një transmetues tjetër, të cilin nuk e ka takuar, ose e ka takuar, por nuk ka përcjellur hadith nga ky i fundit dhe më pas ka përcjellur një hadith, duke ia veshur këtij transmetuesi.

26- Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Takribu’t-Tehdhibi” (Qasja e Afimeve), fq. 608, Vërtetimi Dhe Shënimi Nga Ebu Eshbal Sagir Ahmed Shagif Pakistaniu, Paraqitja Nga Bekr Ibn Abdilah Ebu Zejdi, (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia e Botuese: “Kryeqyteti”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

27- Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi Fi’l-Mukaddimeti’l-Fethi’Bari” (Udhëzimi i Qartë i Parathënies së Çlirimit të të Urtit), vëll. 2, fq. 1238, Shënimi Nga Dijetar Abdurrahman Ibn Nasir Berraku, Vërtetimi Nga Ebu Kutejbe Nadr Muhammed Firjabiu, (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia e Botuese: “Mirësia”, Botimi i Katërt, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

28- Dijetar Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi Fi’l-Mukaddimeti’l-Fethi’Bari” (Udhëzimi i Qartë i Parathënies së Çlirimit të të Urtit), vëll. 2, fq. 1238, Shënimi Nga Dijetar Abdurrahman Ibn Nasir Berraku, Vërtetimi Nga Ebu Kutejbe Nadr Muhammed Firjabiu, (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia e Botuese: “Mirësia”, Botimi i Katërt, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

29- Me termin hadith “muassak”, nënkuptojmë pranimin si argument, të një hadithi të përcjellur nga një njeri besnik, ndonëse ky i fundit, bie në kundërshtim dhe nuk është i lidhur, me pikën e besimit shiit, të Dymbëdhjetë Imamëve të Pafajshëm.

 

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak