Fjalimi i Imam Hameneit Për Personalitetin e Lartë të Fatimesë

Publikuar në Mars 22, 2017, 1:03 a.m.

Para dy ditësh, Imam Hamenei, me rastin e përkujtimit, të ditëlindjes së Fatime Zehrasë (p.m.t.), u bashkua me tregimtarët dhe përkujtuesit e Ehli Bejtit (p.m.t.).

Imam Hamenei, bëri të ditur se Fatime Zehraja (p.m.t.), ishte një udhëheqëse e vërtetë, ajo ishte një shëmbëlltyrë e jetesës, së një nëne dhe bashkëshorteje, si dhe e lëvizjes së grave muslimane të botës. Më pas udhëheqësi shprehu: “Përkujtuesit e nderuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe rrëfenjat e bukura të tregimtarëve, duhet t’u paraqiten shoqërisë sonë, sipas nevojave dhe detyrave të ditëve tona. Sërish shoqëria jonë duhet të njihet, me qëndrimet dhe udhëzimet, e të respektuarve tanë, nëpërmjet fjalimeve të njohura”.

Imam Hamenei, bëri të qartë, se shkalla hyjnore dhe shpirtërore e Fatime Zehrasë (p.m.t.), qëndron shumë lart, perceptimit të natyrës njerëzore dhe shtoi: “Pas ndërrimit jetë, të të dërguarit të Allahut (f.m.t.), në një epokë të papërfytyrueshme dhe jashtëzakonisht shumë të vështirë, përveç një grushti njerëzish, madje edhe kur bashkohësit më të mëdhenj dhe më të njohur të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk guxonin të bënin zë, për më tepër në një kohë, kur dhe vetë Imam Aliu (p.m.t.), nuk mundi t’ia dilte mbanë, në mbrojtjen e së vërtetës, Fatimeja (p.m.t.) shkoi drejt e në xhami dhe duke mbajtur një fjalim tronditës dhe mbresëlënës korri sukses, në mbrojtjen e së drejtës së Imam Aliut (p.m.t.)”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam, Imam Hamenei bëri të qartë: “Lëvizja e madhe e kryesuar, nga Fatime Zehraja (p.m.t.), në mbrojtjen e rëndësisë së kujdestarisë, nuk mund të krahasohet me rolin flijues, të asnjë udhëheqësi të vërtetë dhe si pasojë e kësaj madhështie, dijetari, juristi dhe i mençuri i madh i ndjerë, Imam Humejni (p.m.t.) është shprehur: “Nëse Fatimeja (p.m.t.), do të ishte burrë, padyshim do të ishte i dërguari i Allahut (k.m.t.)”.

Imam Hamenei, duke na lajmëruar se Fatimeja (p.m.t.), ishte shkalla më e lartë e gruas muslimane, pra ajo ishte në, shkallën e një udhëheqësje të vërtetë, nënvizoi çështjen e njohjes, së pozitës së gruas muslimane me fjalët: “Veçoritë e spikatura, që e dallojnë Fatimenë (p.m.t.), mbi perceptimin e natyrës njerëzore, është se ajo ishte një nënë, grua dhe bashkëshorte shembullore”.

Udhëheqësi sovran, Imam Hamenei, nuk harroi as përmendjen e kritikave të tij, drejtuar shteteve perëndimore, mbi këndvështrimin e gabuar, ndaj gruas muslimane, duke e cilësuar atë si të mangët dhe të paqenë shpjegoi: “Këta njerëz të prishur, e nënçmojnë qëndrimin e gruas në shtëpi. Por ata harrojnë se qëndrimi i gruas në shtëpi, nënkupton edukimin dhe sjelljen në këtë jetë, të qenies më fisnike njeriut”.

Imam Hamenei, duke vënë në pah disa dobësi, për sa i përket çështjes, së mbrojtjes së të drejtave grave pohoi: “Dhënia vend e gruas, si një mjet argëtimi, në shtetet perëndimore, ka shumë gjasa që përdoret, me një qëllim të vetëm, atë të shfarosjes së shoqërisë, sepse ky është një komplot i përgatitur nga sionistët. Fatkeqësisht dhe në disa shtete muslimane dhe në shoqërinë tonë, mund të shihet prania e këtyre pritshmërive dhe caktimit të detyrave të grave. Në të vërtetë kjo përkhehet si poshtërim dhe nënvlerësim i rolit të gruas”.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam, Imam Hamenei, duke cekur disa dyshime dhe ndryshime, mes burrit dhe gruas citoi: “Nuk ka ndonjë dallim mes burrit dhe gruas, në arritjen e vlerave morale, fuqisë së udhëheqjes dhe udhëzimit të njerëzimit, megjithatë gjenden disa ndryshime, mes drejtimit të jetesës së burrit dhe të gruas, në disa detyra dhe ndodhia, që na ndriçon këto çështje është ajo e Fatime Zehras (p.m.t.)”.

Imam Hamenei, duke prekur dhe konceptin e çëshjes së barazisë gjinore, e cila është aq shumë e përfolur, në shtetet perëndimore theksoi: “Drejtësia është njohja dhe zhvillimi i aftësive të njeriut, të dhëna nga Allahu i Madhëruar”.

Imam Hamenei, e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Në ditët e sotme, mendimtarët perëndimorë dhe njerëzit që flasin, për barazinë gjinore, tanimë janë penduar, për shkaktimin e çregullimeve, që kanë sjellur në mesin e shoqërisë, si pasojë e mendimeve të tyre dhe unë shpresoj se, ata të cilët ngrenë çështje të ngjashme, në shtetin tonë, të mos kenë të njëjtin pikësynim, me atë të konceptimit të gabuar rreth gruas, që është bërë çështje e rendit të ditës, në vendet perëndimore”.



Burimi : Rasthaber