Jemenasit dënojnë agresionin e vazhdueshëm të Arabisë Saudite

Publikuar në Mars 20, 2017, 11:22 p.m.

Jemenasit  dolën të xhumanë në rrugët e kryeqytetit, Sana'a, në shenjë proteste kundër agresionit të vazhdueshëm të Arabisë Saudite, si dhe bllokadës ndaj vendit të varfër, Jemenit.
Protestuesit u mblodhën në sheshin Bab al-Jemen, duke theksuar qëndrueshmërinë dhe rezistencën e tyre kundër agresorëve sauditë.
Demonstruesit thërrisnin parrulla duke dënuar heshtjen e botës mbi gjendjen e Jemenit, raportoi Press TV.
Koalicioni civil i Jemenit që monitoron krimet saudite kritikuan heshtjen e OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare për sanksionet e vendosura në Jemen, shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Arabisë Saudite, mbylljen e Aeroportit Ndërkombëtar  në Sana'a dhe transferimin e bankës qendrore në jug të vendit.

Më shumë se 12.000 njerëz janë vrarë që nga dita kur Rijadi nisi luftën  ​​ kundër Jemenit në muajin mars të vitit 2015. Qëllimi i fushatës ushtarake ishte të largoi përsëri luftëtarët revolucionarë  nga Sana'a dhe të rivendos Abd Rabbuh Mansur Hadi, kryetari i cili ka dhënë dorëheqje dhe është një aleat i fortë e Rijadit .



Burimi : IQNA News