Turqia Dhe Roli i Saj Në Jemen. Tre Strategji Të Mbuluara Për Ndarjen e Roleve Dhe Drejtimin e Luftës në Jemen. (Hollësirat)
Turqia ka për qëllim, zgjerimin e sferës, së kontrollit dhe ndikimit të saj, si në rajonin e Lindjes së Mesme ashtu dhe në Bashkimin Europian, duke luajtur një rol të brendshëm dhe të jashtëm, duke mbështetur Vëllazërinë Muslimane, në themelimin e një perandorie islame në rajon, e cila do t’i hapte rrugën, një ringjalljeje të mundshme, të Perandorisë Osmane.
Sipas disa thashethemeve, grushti i shtetit, që ndodhi më 15 korrik 2016 në Turqi, ishte një komplot i kryer, nga vetë presidenti Erdoğan dhe disa këshilltarë të tij, që kanë lidhje me Vëllazërinë Muslimane. Sërish kjo ishte një orvatje, për të nënshtruar dhe për të hequr qafe disa udhëheqës, si dhe për të bërë më të lehtë, shndërrimin e Turqisë, nga një shtet laik, në një model islam, si dhe kristalizimin e fuqive të tij, drejt zgjerimit të vlerave demokratike.
Gjithashtu vlen për t’u përmendur, se gjendet një marrëveshje, mes Turqisë dhe Katarit, me qëllimin e mbështetjes, së Vëllazërisë Muslimane, në mbarë vendet arabe, ndërkohë që Turqia dhe Katari, udhëheqin luftën kundër Sirisë, të mbështetura, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.
Turqia ia doli mbanë, të ruante mbështetjen dhe bashkëpunimin me Katarin, duke strehuar terroristë në trojet e saj, pas dështimit në luftën në Siri, me synimin e pajisjes, mbështetjes dhe dërgimin e tyre, në disa vende arabe si: Libia, Jemeni, Iraku, Algjeria, Tunizia e me radhë.
Burimet e shërbimeve të fshehta europiane, bënë të ditur se Erdoğani, ka stërvitur disa qeliza, të Vëllazërisë Muslimane në vendet europiane, me pikësynimin e zhvillimit të veprimtarive terroriste, në vendet që zbatojnë politika, kundër Sh.B.A.-së dhe Izraelit, duke rritur dozën e shtypjes, mbi disa vende europiane si Hollanda, e cila ka zbuluar planet terroriste të Turqisë, për mbështetjen e qelizave të saj terroriste, pas ndalimit të hyrjes, së ministrit të jashtëm turk, Mevlüt Çavushoğlu në trojet e saj.
Raportet e shërbimeve të fshehta, të disa vendeve arabe, bënë të qartë se Turqia, po përgatit dhe po stërvit luftëtarë, nga vende të ndryshme, me qëllimin e luftimit të tyre në Jemen, së bashku me El-Kaiden dhe ISIS-in, për marrjen nën kontroll, të fushave të pasura me naftë, në jug të Jemenit, ashtu siç bëri më parë në Siri, kur terroristët morën përsipër, kontrollin e naftës siriane.
Pas humbjes së rolit të saj në Jemen, qeveria turke vendosi, të përqendrohej në vënien në përdorim, të degës së saj, të Vëllazërisë Muslimane, sidomos pasi Emiratet e Bashkuara Arabe, vendosën përndjekjen e saj. Në të vërtetë, këto operacione të kryea, kundër Vëllazërisë Muslimane, janë një tregues i qartë, i një mosmarrëveshjeje të fshehtë, mes Turqisë dhe Katarit në njërën anë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në anën tjetër.
Kryeqyteti saudit Rijadi, udhëhoqi sulmet kundër Jemenit, në fillimin e luftës, por pas vijimit të luftës, humbjet e njëpasnjëshme të, trupave të koalicionit nisën të shtoheshin. Në anën tjetër, kjo tregoi aftësinë dhe fuqinë e këshillave popullorë dhe ushtrisë jemenase, duke detyruar dhomën e operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, në zëvendësimin e stafit udhëheqës, së luftës kundër Jemenit.
Për hir të vërtetës, duhet të theksojmë, se janë tre palë të përfshira, në luftën kundër Jemenit, me qëllimin e përmbushjes, së synimeve amerikane dhe izraelite, secila nga këto palë është duke çuar në vend, detyrat e saj të paracaktuara. Mund të themi me bindje të plotë, se gjendet një garë e qartë, mes tre shteteve, Emirateve të Bashkuara Arabe, Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Turqisë në trojet jemenase.
Mbretëria e Arabisë Saudite, fillimisht e nisi luftën e vetme, pavarësisht të tëra pasojave, duke e bërë të detyruar praninë e saj, mes përdorimit të forcës së egër, madje dhe me çmimin e kryerjes së krimeve të luftës, në mënyrë që të paraqisë veten, se është krahu i djathtë dhe pushka sulmuese, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
Për sa i përket Emirateve të Bashkuara Arabe, miratojmë se detyra e tyre është, sigurimi i kontrollit të porteve dhe ishujve, duke mbajtur nën kontroll, kalimet dhe rrugët detare të sigurta ushtarake, për të treguar veten, se është me të vërtetë, mendja ekonomike e nevojshme, për ruajtjen e përfitimeve sioniste dhe amerikane. Ndërkohë roli më i rëndësishëm, i shërbimit të fshehtë turk dhe kataras, është sigurimi dhe shtimi i pranisë, së organizatave terroriste të El-Kaides dhe ISIS-it, nën parrullën tanimë të njohur “Rezistenca Popullore”, ose siç njihet ndryshe Vëllazëria Muslimane.
Për ta mbyllur, shtojmë se udhëheqja e mençur, e mbështetur nga, vendosmëria e palëkundur, e popullit jemenas, ka zbuluar se tërësia e këtyre skemave, të cilat janë filtruar shkallë-shkallë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, jo vetëm në Jemen, por në mbarë rajonin. Madje imazhi i ringjalljes, së Perandorisë Osmane, i përvetësuar nga Erdoğani, është tërësisht i kundërt, me atë që njerëzit besojnë, se ajo ishte në të vërtetë. Ata mendojnë kështu sepse, Erdoğani vijon me zbatimin e politikave izraelite, në mbështetje te grupeve tekfiriste, me qëllimin e çregullimit dhe përçarjes së rajonit.
Burimi : http://iuvmpress.com/