Takimi ballkanik në Sarajevë

Publikuar në Mars 17, 2017, 1:05 a.m.

Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës Aleksandar Vuçiqi dhe Isa Mustafa kanë udhëtuar  në Sarajevë për të marrë pjesë në takimin e shefave të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor i cili është paralajmëruar të mbahet të enjten. Kryeministri i Kosovës në kryeqytetin e Bosnjës ka arritur pa ndonjë publicitet të madh, ndërsa ardhja e Vuçiqit ka tërheq publicitet të jashtëzakonshëm të mediave, dhe të cilin e kanë përcjell masa të mëdha të sigurisë ashtu që në Sarajevë të mos mund të ndodh ngjarjet sikur në Srebrenicë  në vitin 2015. Shefi i qeverisë serbe ka thënë  sot në kryeqytetin e  Bosnjës e Hercegovinës vjen me dorën e zgjatur të miqësisë të gjithëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe ka theksuar se në takim do të bëhet fjalë për projektet e përbashkëta.

Në takimin e nesërm të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, nikoqiri i të cilit do të jetë kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës Denis Zvizdiqi, ndërsa ardhjen në takim e kanë konfirmuar të gjitha shefat e qeverive të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përveç Aleksandar Vuçiqit dhe Isa Mustafës, pritet ardhja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Malit të Zi Dushko Markoviqi si dhe kryeministrit të Maqedonisë Emil Dimitriev.

“E di që do të më ruajnë qindra njerëz të policisë së tyre. Nuk kam kurrfarë frike po të më lëshojnë të shëtisë lirshëm në mes popullit, besoj që askush nga populli  i thjeshtë  nuk do të hidhte gjë”, ka theksuar Vuçiq. “Më intereson vetëm se çfarë mund të bëjë për vendin tim. Nuk tolerojë politikanët të cilët mendojnë vetëm për vetveten e vet, e jo për vendin e vet”, ka thënë Vuçiqi.”Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mysafir dhe miqtë të Bosnjës e Hercegovinës, e posaçërisht kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi për të cilin shumë here kam thënë se ka treguar guxim dhe urtësi shtetërore, dhe se në çdo moment në mënyrë të drejtë ka definuar marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës”, ka theksuar shefi i qeverisë së Bosnjës e Hercegovinës.

Ka paralajmëruar  se të gjithë kryeministrat do të vijnë mes miqve dhe në shtetin i cili do të  mirëprit në nivel profesional, nikoqir dhe fqinjësor. Ka cek se në samit do të marrin pjesë edhe komisari evropian për zgjerim Johannes Hahn si dhe ministri i punëve të jashtme të Italisë Angelino Alfano lidhur me përgatitjet për samitin e ardhshëm i cili do të mbahet në korrik në Itali.



Burimi : Al Jazeera