Imamëve të Britanisë u kërkohet të zëvendësojnë arabishten

Publikuar në Mars 15, 2017, 9:43 p.m.

Imamëve në Britani të Madhe do t’iu kërkohet që të predikojnë në gjuhë angleze në bazë të masave të cilat janë duke u përgatitur me qëllim që të hiqet qafe predikimi i urrejtjes në Britani.

The Telegraph ka mësuar se task forca kundër ekstremizmit është duke punuar rreth këtij plani midis shqetësimeve se predikimi në gjuhë të huajë çon drejt ndarjes mes Islamit dhe shoqërisë britanike, si dhe e strehon radikalizmin.

Ministrat britanikë janë frymëzuar nga disa vende të Lindjes së Mesme të cilat kanë filluar të bëjnë thirrje që predikimet të publikohen online në gjuhë angleze.

Një burim brenda qeverisë britanike ka thënë për Telegrpah: “Nëse imamët predikojnë në një gjuhë tjetër, e bën shumë më të vështirë që ta dimë nëse ka radikalizëm [në predikime].