Fuqia Detare e Hizbullahut: Roli, rëndësia dhe balancat e reja ushtarake

Publikuar në Mars 15, 2017, 9:08 p.m.

Kjo balancë ushtrake që përfshin edhe fuqinë detare po rrezikon anijet tregare që gjenden në brigjet e Izraelit. Fakti që 90% e tregtisë në Izrael bëhet nëpërmjet transortimit detar, dhe se këto anije tregtare dhe anije të tjera janë nën objektivin e Hizbullahut, do të thotë se 90% e importeve të Izraelit janë në rrezik.

Fakti se Izraeli është i shqetësuar për luftën e mundshme në të cilën do të hyjë me Hizbullahun dhe aksin e Rezistencës është një e vërtetë e pamohueshme. Sipas deklaratave të bërë gjatë javëve të fundt në lidhje me fuqinë e forcave ushtarake detare të Hizbullahut ka dalë në dritë e vërteta se këto forca i tejkalojnë aftësitë dhe kapacitetet e forcave të Tel Avivit. Megjithatë, cila është kjo fuqi detare, roli i saj, rëndësia e saj dhe cilat janë balancat e reja që ka krijuar?         

Forcat detare të Hizbullahut: Disa të Vërteta!

Ndërsa, Izraeli shprehet se është ende i paqartë për aftësitë dhe kapacitetet detare të Hizbullahut e shohim si të arsyeshme që të parashtrojmë disa të fakte të vërteta që tregojnë se Hizbullahu është i përgatitur për luftë.

E Para: Hizbullahu zotëron raketa “C-802”, te cilat bëjnë pjesë në listën e raketave “Tokësore dhe Detare”. Këto raketa që janë përdorur nga Hizbullahu gjatë Luftës së Korrikut 2006, kanë qënë shenja e parë që ka treguar se forcat detare të lidhura me Hizbullahun po zhvillonin operacione kundër Izraelit. Gjatë luftës, forcat e Hizbullahut kanë goditur me raketat “C-802” anijen ushtarake “Hanit” të Izraelit, e cila ka qënë një ndër elementët më të rëndësishëm të mbajtjes së raketave, duke e nxjerrë atë plotësisht nga funksioni.

E Dyta: Rezistenca zotëron raketa “Yakhont”. Sipas një lajmi të publikuar nga gazeta izraelite, “Yedioth Ahronoth”, duke u mbështetur në analizën e ekspertëve ushtarakë është bërë me dije se, gjatë një konference të organizuar në Mynih, zyrtarët perëndimore u kanë mbërë me dije homologëve të tyre, zyrtarëve të Tel Avivit se Hizbullhu ka marrë raketa të bërë na Rusi, Yakhont. Këto raketa që kanë një rreze prej 300 km dhe që janë pranuar si më të rrezikshmet në të gjithë rajonin janë një element i rëndësishëm që do të ndryshojnë balancat ushtarake mes Izraelit dhe Hizbullahut.

E treta: Hizbullahu zotëron një sistem detar mbrojtës që në çdo moment mund ta shndërrojë atë një fuqi sulmuese. Zyratrët e Tel Avivit kanë hedhur pretendimet se Hizbullahu ka marrë nën kontroll pjesën më të madhe të gjithë sistemeve detare sulmuese që zotëron Irani. Ky sistem, i cili përmban mjete që funsionojnë mbi sipërfaqen e detit dhe nën ujë, bën të mundur që me skuadrën e duhur të ekspertëve mund të kthehet në një sistem që shërben për operacione sulmuese. Një ndër elementët që bie më shumë në sy dhe që do të ndryshojnë balancat ushtarake janë skafet e shpejtë me peshë 22 tonëshe që kanë aftësinë të hedhin raketa në një lartësi 17 metra.

E Katërta: Njerëzit-Peshk luajnë një rëndësi të veçantë për fuqinë ushtarake të sistemeve detare. Këto individë që ka të trajnuarë Hizbullahu në sajë të specializimit të tyre në zhytjen me tub dhe në punimet nën ujore kanë aftësinë që të vendosin lëndë plasëse duke shkuar në destinacion nëpërmjet rrugëve nënujore. Këto njerëz-peshk që janë të lidhur me forcat e fshehta ushtarake pranohen si pjesë e forcave speciale ushtarake. 

Roli dhe Rëndësia: Balancat e Reja Ushtarake

Fjalimi i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah i cili është cilësuarë si i jashtëzakonshëm ka dëgruar në vetvete shumë mesazhe. Megjithatë, mesazhi më i rëndësishëm ndër të gjithë ka qënë se forcat detare do të rivendosin balancat. Në lidhje me këtë deklaraë kemi përmbledhur disa shenja që tregojnë pikë për pikë balancat e luftës së ardhshme.

E para: Fuqia për të përballuar kërcënimin e Izraelit në lidhje me naftën. Në vitin 2011, Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah vendosi balancën e parë “Nafta e Libanit kundër naftës së Izraelit”. Me anë të kësaj balance u bë i mundur ndalimi i sionistëve dhe në fakt kjo balancë ende vazhdon të jetë në fuqi. Ndërsa balanca e re teknike na drejton drejt faktit se sipërfaqja ushtarake detare e Hizbullahut i mbulon kapacitetet ushtarake që mund të përdoren gjatë luftës. Kjo teknikë, e cila kë për qëllim që të marrë në objektivë zonat e pavarura Libneze në të cilat izraeli zhvillon sondazhe, gjithashtu, si kundër përgjigje e sulmeve detare të Izraelit do të ketë në objektivë edhe territoret izraelite dhe do t’i minimizojë mundësitë që Izraeli të mund të sulmojë burimet detare dhe të naftës së Libanit.

E Dyta: Rreziku i objektivave delikate, Haifa dhe Nakap. Kjo teknikë është nxjerrë në dritë nga deklaratat e Sejjid Hasan Nasrallahut në lidhje me fuqinë potenciale që Hizbullahu ka për të sulmuar depot e amoniakut në Haifa dhe depot bërthamore Dimon në Nakab. Gjatë fjalimit të tij, udhëheqësi i Hizbullahut ka theksuar se Hizbullahu e ka fuqinë potenciale për të sulmuar drejtëpërsëdrejti depot me amoinak në Haifa, por edhe anijet që e transportojnë atë. Ky sulm rajonal shihet si një kërcënim i rëndësishëm kundër Izraelit që mund të ndërmarrë ndonjë vendim për të sulmuar ndonjë nga vendet delikate të vetë aksit të Rezistencës.

E Treta: Rreziku i ekonomisë Izraelite. Kjo teknikë e cila përfshin edhe fuqinë detare rrezikon anijet tregtare në brigjet izraelite. Fakti që 90% e tregtisë në Izrael bëhet nëpërmjet transortimit detar, dhe se këto anije tregtare dhe anije të tjera janë nën objektivin e Hizbullahut, do të thotë se 90% e importeve të Izraelit janë në rrezik.

E Katërta: Mundësia që lufta të zhvendoset në nivel detar. Dalja në det nuk shihet si një pjesë e fuqisë për të sulmuar. Duket sikur, raketat që zotëron Hizbullahu dhe në sajë të njerëzve-peshq, ai ka forcën për të zhvilluar një sistem mborjtjeje dhe sulmi në daljen e tij në det. Nga ana tjetër, kjo gjë do të thotë se sipërfaqja detare dhe brigjet veriore të Izrael janë vënë nën rrezik.

Në këtë situatë, nga deklaratat e Hizbullahut të bëra në lidhje me forcat detare është e mundur që të përftojmë mesazhe të reja të rëndësishme. Kjo gjendje i detyron udhëheqësit ushtarakë izraelitë që os të ulen dhe të mbedhin mendjen ose të mos e përballojnë dot gjithë këtë presion. Në të dyja situatat e mundshme, Hizbullahu vazhdon të jetë një fuqi ushtarake që vazhdon të rritet ditë pas dite në fuqinë më të rëndësishme.

Duke u pikënisur nga gjithë kjo, me kërcënimet e tij të parë, Hizbullahu arriti të shkatërronte bazën e parë mbrojtëse të njësisë veriore, ka zbrazur të gjithë mundëssinë që prej aty Izraeli të mund të mblidhte fuqi ushtarake dhe kështu Izraeli është i detyruar që të mendojë mirë me vëmendje përpara se të vendosë t’i dalë kundër Hizbullahut dhe ta sulmojë atë.



Burimi : Alwaght/ Medya Şafak