67 muslimanë që sapo e përqafuan Islamin nga Amerika e Jugut vizituan Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Mars 14, 2017, 10:56 p.m.

67 muslimanë që sapo e përqafuan Islamin nga Amerika e Jugut  vizituan Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait dhe u kënaqën nga rehatia shpirtërore në këtë vend të shenjtë.

Një imam i namazit të xhumasë,  nga një prej qyteteve të Argjentinës, në margjinat e këtij fillimit, deklaroi:

"Unë kam vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.), jam përpjekur për të ftuar njerëzit në këtë vizitë duke menduar se në këtë mënyrë  kjo është një mjet efektiv për muslimanët e rinj të përfitojnë nga Xhamia e Shenjtë.”

"Pasuesit e shumë feve janë duke u përpjekur për t’u njohur me Islamin, dhe kërkojnë nga institucione të tilla si Xhamia e Shenjt e Imam Rizait për të bërë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e popullit", tha Abdul Kerim Paz.

"Unë kam përqafuar fenë Islame katër muaj më parë, dhe duke vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, për herë të parë kam përjetuar paqen shpirërore, tha një biznismen nga Kolumbia.  

" Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait  ka një arkitekturë shumë të veçantë, ajo ka arkitekturë shumë të bukur,  deri më tani unë nuk kam parë një vend të tillë askund në botë", ka shtuar Monica Diez.

" Kur e lexoi Kur'anin, zbuloi se libri përmban ajete të vërteta, dhe në studimet që kam bërë unë mund të kuptoj shumë më mirë Imam Alium (a.s.)  dhe karakterin e tij të madh i cili më ka tërhequr edhe më shumë", u shpreh ajo.

"Shumë  programe kulturore që zhvillohet nga  Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait  për publikun, janë shumë të çmueshme, për muslimanët që posa kanë përqafuar Islamin, tha një biznesmen argjentinas, pas vizitës në Xhaminë  e Shenjtë të Imam Rizait.

"Kur shoh përkushtimin e njerëzve ndaj Imamit të Tetë, Imam Rizait (a.s.) ndihem shumë mirë, pozita ime shpirtëror rritet më shumë, tha Vasim Saleh. 



Burimi : ABNA24