Anija ushtarake Saudite shpërthehet nga forcat Jemenase

Publikuar në Mars 12, 2017, 3:29 p.m.

Një luftanije e Arabisë Saudite të premten është shkatërruar në brigjet perëndimore të qytetit Al-Mekha në provincën Taiz të Jemenit, pasi ka hasur në një minë deti.

Burimet ushtarake jemenase kanë thënë se shumica e pasagjerëve të kësaj luftanije saudite janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Si pasojë e shpërthimit të kësaj luftanije saudite, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë shtuar fluturimet e tyre mbi hapësirën ajrore të Jemenit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.