Netanjahu i ankohet Putinit për Rusinë

Publikuar në Mars 11, 2017, 3:02 p.m.

Kryetari i Rusisë Vladimir Putini ka biseduar dje në Moskë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun, ndërsa në fokus të diskutimeve ishte situata në Siri, si dhe shqetësimi izraelit për shkak të prezencës së forcave iraniane dhe aleatëve të tyre në atë vend. Netanjahu ka lavdëruar rolin e Rusisë në luftë kundër ISIS-it dhe ekstremistëve tjerë radikal në Siri. Ai njëkohësisht ka paralajmëruar rrezikun të cilën i paraqesin organizatat radikale shiite, që është aludimi për Hezbollahun kundër cilit Izraeli ka luftuar më shumë se një muaj në qershor të vitit 2006. Një nga gjërat kundër së cilës bashkërisht po luftojmë terrorizmin islamik. Natyrisht gjatë vitin të kaluar, janë arritur zhvillimi i dukshëm në luftë kundër terrorizmit radikal sunit, të cilin e udhëheqin ISIS-i dhe Al Kaida, ka thënë Netanjahu.

“Natyrisht, ne nuk duam që ky terrorizmi të jetë i zëvendësuar me terrorizmin radikal shiit të cilin e udhëheq Irani. Islami radikal shiit na kërcënon neve hiq më pak se rajonin dhe paqen në botë dhe ne jemi partner me dëshirë që të parandalojmë çdo lloj fitoreje të islamit radikal të çfarëdo lloji”, ka thënë ai. Takimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe liderit rus Vladimir Putinit ka shënuar akuza e tij në llogari të Iranit se” do që të shkatërrojë çifutët”, me ç’rast Putini iu përgjigj se nuk duhet folur për”mitet të vjetra 2500 vite”.

Dy liderët kanë fol për Iranin, me ç’rast kryeministri izraelit ka treguar Putinit legjendën sipas së cilës të paraardhësit iranian para 2500 vitesh kanë dashtë të shfarosin popullin çifut, Putini iu përgjigj se më mirë është të fokusohen në kohëra e tanishme moderne, e jo në  mitet e lashta.

“Trashëgimtari i Persisë së dikurshme, Irani prapë po do të shkatërrojë vendin e çifutëve”, ka thënë Netanjahu gjatë bisedës në Moskë. Putini iu përgjigj se kohërat kanë ndryshuar nga shekulli i pestë para epokës së re.

Rusia ka qëndruar me Iranin dhe Hezbollahun së bashku në mbështetje të kryetarit sirian Bashar Asadit, por në të njëjtën kohë i mban edhe lidhje të mira me Izraelin. Këto dy vende po bashkëpunojnë që të parandalojnë çdo incident të mundshëm në mes forcave të tyre ushtarake në Siri.



Burimi : Global cir