Haga refuzoi kërkesën E Bosnjës për revizion të aktgjykimit

Publikuar në Mars 10, 2017, 1 a.m.

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hag ka refuzuat kërkesën për revizion të aktgjykimit sipas padisë së Bosnjës e Hercegovinës kundër Serbisë për agresionin dhe gjenocidin e kryer gjatë luftës në Bosnjë 1992-1995.

Në letrën të cilën regjistri I Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë Philippe Couvreur ka dërguar anëtarëve të Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, ka theksuar se Gjyqi ka shqyrtuar mendimet e anëtarëve të Kryesisë, të cilët  kanë cek në letrat e tyre.

“Gjyqi konsideron se përmbajtja e këtyre letrave tregon se kurrfarë vendimi nuk kanë sjell organet gjegjëse në emër të Bosnjës e Hercegovinës si shtet, lidhur me kërkesën për revizion të aktgjykimit të datës 26 shkurt 2007 në rastin e zbatimit të Konventës për parandalimin dhe dënimin e krimeve të gjenocidit( Bosnja e Hercegovina kundër Serbisë). Për këtë shkak nuk mund të ndërmerret kurrgjë kur është në pyetje dokumenti me titull”Aplikimi për revizion të aktgjykimit të 26 shkurtit 2007 në rastin e zbatimit të Konventës për parandalimin dhe dënimin e krimeve të gjenocidit(Bosnja e Hercegovina kundër Serbisë)”, ceket  në letrën të cilin e ka nënshkruar Couvreur.

“Më vjen keq që prapë kemi luajt me Bosnjën e Hercegovinën dhe kemi treguar se ai sistem ashtu nuk funksionin. Mendoj që reputacionin  e shtetit e kemi dobësuar , kur është fjala për institucionin ndërkombëtar”, ka thënë Çoviqi.

Zyra e përfaqësuesit të lartë (OHR) ka kumtuar se pikërisht është Gjyqi në Hag “ai i cili vlerëson pranueshmërinë e kërkesës për revizion të aktgjykimit”.

Shefi i misionit të OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë Jonathan Moor ka bërë thirrje për të gjithë aktorët politik në Bosnjë e Hercegovinë të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hag.



Burimi : Al Jazeera