Tabela që ka vendosur Hizbullahu në kufirin palestinez e ka shqetësuar Izraelin

Publikuar në Mars 6, 2017, 1 a.m.

Tabela e vendosur nga lëvizja libaneze, Hizbullah në kufirin palestinez është bërë shkaktare frikës dhe nervozimit të Izraelit.

Në ditët që lamë pas, lëvizja libaneze, Hizbullah në kufirin e Libanit me Palestinën ka vënë një poster të madh që bie menjëherë në sy ku shihen portretet e tre shehidëve, Abbas Musevi, Ragip Harb ve Imad Mugniye. Në këtë tablo, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah tregon se Izraeli nuk është i fuqishëm as sa një rrjetë merimange dhe se ky është një lloj premtimi se haku i këtyre dëshmorëve nuk do të harrohet. Në një ndër gazetat sioniste, në një shkrim të publikuarë nga Yedioth Ahronoth në lidhje me këtë ngjarje është shprehur se kjo është një mënyrë e Hizbullahut për t’i dërguarë një mesazh Izraelit.

Ndërsa në gazetën amerikane, Tower, në lidhje me këtë temë shkruhej kështu: “”Në ditët që lamë pas, në kufirin mes Izraelit dhe Libanit është vendosur një poster i madh dhe Hizbullahu e ka kërcënuar ushtarakisht Izraelin për shkak të vrasjes së këtyre liderëve të tij. Në këtë poster shkruhet se “Nuk janë mbyllur llogaritë” dhe ngjitur me këtë shkrim është vendosur portreti i dëshmorit Imad Mugniye i cili mbeti i vrarë nga një sulm me bombë i Izraelit në vitin 2008, bashkë me njërin prej udhëheqësve të Hamasit. Po kështu, në këtë poster tregohen rrugë sesi Hizbullahu me mbështetjen edhe të Iranit mund të ndikojë në fshatrat kufijtarë të Izraelit.”

Para dy viteve, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah është shprehur se në sulmin e rradhës që Hizbullahu do të bëjë kundër Izraelit do të përfshijë edhe El-Xhelilin madje edhe më tej . Në fillim të këtij muaji, në shtypin libanez shkruhej se Hizbullahu ka ndërtur tunele të fshehtë në kufirin verior dhe se zotëron armë të cilat do të kenë aq ndikim sa do të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Ushtarët izraelitë kanë përcaktuar disa strategji sipas të cilave do të mundohen të pengojnë përpjekjet e Hizbullahut për të ndërhyrë si nga toka ashtu edhe nga deti dhe po mundohen të vënë pengesa fizike për të penguar Hizbullahun të hyjë në Izrael.

Zëvendës kryetari i Forcave të Përgjithshme Ushtarake, Yair Golan në muajin prill të vitit të kaluar është shprehur se lufta e ardhshme e Izraelit me Hizbullahun do të jetë gjithëpërfshirëse dhe se me siguri do të ketë shumë dëme të shkaktuara. Yari Golan është shprehur se Hizbullahu zotëron rreth  mijë raketa dhe se disa prej ture drejtohen prej sistemeve shumë të zhvilluara.