Në zemër të botës islame është krijuar vorbulla e përçarjes

Publikuar në Mars 5, 2017, 1:18 a.m.

Reis ul ulema i Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqi ka marrë pjesë në samitin botëror të dijetarëve islam në qytetin Shanliurfa të Turqisë. Në samitin i cili sipas fjalëve të organizatorëve, guvernatorit të Shanliurfës, Dijanetit dhe Univerzitetit Harran ka për qëllim dërgimin e porosisë për ”islamin si fe e paqes, drejtësisë dhe lirisë”, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 50 lider fetare, shtetëror dhe akademik. Tema kryesore për të cilin është biseduar ishte çështja e pasojave të jo stabilitetit ekonomik dhe politik  në shumicën e vendeve myslimane si dhe rritjes së terrorizmit në ”gjeografinë islame”.

Ditën e parë të samitit dyditor, të premten me 3 mars 2017 reis ul ulema Hysein ef. Kavazoviq në fjalimin e tij, përveç tjerash ka cek:” në zemër të botës islame është krijuar vorbulla e cila ka rinis përçarjet e vjetra  e cila kërcënon ta shemb në humnerë shekuj të jetës së përbashkët dhe trashëgimisë dhe  traditës së gjithëmbarshme”. Pasi që ka folur për arsyet të cilët e kanë sjell gjer në këtë gjendje në shumicën e vendeve myslimane me vështrim të veçantë në rolin në atë proces  ka pas vuajtjet e popullit palestinez. Reisi ka shtuar se ”gjeneratat e mëhershme të myslimanëve kanë pasur sukses të ndërtojnë botën e vet, me themel të stilit të jetesës para asaj të sistemit dogmatik”. Për reisin Kavazoviq” pamja e fëmiut të mbytur në brigjet e Turqisë, të cilin e ka mbyt stuhia e luftës, flet gjallë nga cili do problem tjetër për gjendjen e myslimanëve, lëvizjeve politike dhe ideologjive të tyre”. Për këtë sipas mendimit të tij, këto lëvizje nuk kanë ofruar” kurrfarë programi të efektshëm politik, ekonomik apo kulturor, përveç programit të islamizimit të myslimanëve. Mossuksesi i tyre që të jetë alternativë regjimeve qeveritare dhe diktaturave ka prodhuar zhgënjim. Hordhitë të cilët po bëjnë kërdi në lindjen myslimane janë pasojë e këtij mossuksesi. Shënimet me të cilin disponojmë flasin se kjo e keqe po rritet gjer te kufijtë kur do të duhet forca dhe vendosmëria e madhe për ta ndaluar”.

Në fund të fjalimit të tij, Reis ul Ulema Hysein ef. Kavazoviqi ka thënë se duke shikuar në kohë afatgjate, myslimanët duhet të mendojnë, planifikojnë dhe të veprojnë ashtu që botës myslimane të sjellin paqe, drejtësi dhe liri. Nga kjo do të varet ardhmëria e ummetit islam, ka përfunduar fjalimin e tij Reis ul Ulema i Bosnjës e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqi.



Burimi : Vijesti.ba