Fakte Dhe Shifra Të Krimeve Saudite Në Jemen Në 700 Ditë

Publikuar në Mars 1, 2017, 10:09 p.m.

Mercenarët sauditë kanë hedhur, më shumë se dy milionë predha dhe bomba në Jemen në 700 ditë, pjesa më e madhe e të cilave, është përdorur kundër banorëve dhe objektivave njerëzore.

Më pak se një muaj dhe do të jetë trevjeçari, i cili shënon zanafillën, e luftës së padrejtë dhe një fushate të egër ushtarake, të Mbretërisë së Arabisë Saudite, kundër Republikës Arabe të Jemenit, ose e thënë më saktë, kundër popullit dhe shtetit më të varfër arab. Kjo luftë e cila, ka sjellur vetëm shkatërrim dhe masakra për Jemenin, është një fakt i pranuar nga organizatat ndërkombëtare ligjore dhe vëzhguesit e tyre.

Sipas të dhënave dhe duke u mbështetur në statistikat zyrtare dhe vendore, si brenda ashtu dhe jashtë Jemenit, afërsisht 485.731 xhami, universitete, qendra stërvitjeje, spitale, qendra mjekësore, punishte mbjellje pemësh, stacione dhe rrjete komunikimi, qendra tregtare, shtëpi, ura, ferma, pulari, stalla bagëtish, fabrika, transporti publik, depo uji, qendra industriale dhe porte, janë shkatërruar plotësisht dhe kanë nevojë që të rindërtohen.

Avionët luftarakë sauditë, kanë shkatërruar përafërsisht, gjysmë milioni shtëpi, tërësisht ose pjesërisht. Duke u nisur nga burimet e besueshme, 34.863 njerëz janë vrarë dhe plagosur, nga sulmet e avionëve luftarakë dhe luftanijeve saudite. Në mesin e tyre gjenden 10.000 fëmijë dhe gra dhe 25.000 të rinj të vdekur dhe të plagosur.

Që nga fillimi i sulmit saudit kundër Jemenit, mercenarët sauditë, kanë lëshuar mbi 2.524.380 predha ajër-ajër dhe tokë-ajër, mbi sipërfaqen e tokës, një numër të madh bombash fosfori, bomba termale dhe të ngjashme. Të tërë këto predha dhe bomba, janë përdorur kundër banorëve dhe objektivave njerëzore.

Sipas statistikave të bëra të ditura, mercenarët sauditë, kanë lëshuar 105.000 sulme ajrore, që do të thotë 150 sulme ajrore për çdo ditë. Sërish sipas statistikave, të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane dhe Britanike, mercenarët sauditë, kanë kryer 170.000 sulme ajrore kundër Jemenit, që përkthehet si 240 sulme ajrore në ditë.

Jemeni ka përjetuar, një luftë të pabarabartë në 700 ditë. Kjo luftë është kryer në një rrethim të dendur. Populli jemenas, po jeton në kushte të tmerrshme, si pasojë e bllokadës detare, tokësore dhe ajrore.

20 milionë jemenas kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore.

2 milionë fëmijë jemenas janë të privuar nga edukimi.

3 milionë fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja.

10 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për kujdes mjekësor.

8.000 fëmijë jemenas humbin jetën e tyre përditë, si pasojë e përhapjes, së helmeve luftarake dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.

3 milionë jemenas të pafajshëm janë shpërngulur dhe tani kanë mbetur pa shtëpi.

15 milionë jemenas po jetojnë në kufirin e zisë së bukës.



Burimi : http://iuvmpress.com/