Hizbullahu zotëron armë të mundësuara nga Irani që ‘do të ndryshojnë lojën’; ka ndërtuar tunele që shkojnë në Izrael dhe territore nga ku vrojtohen qytetet izraelite

Publikuar në Shk. 28, 2017, 7:09 a.m.

Gazetat libaneze: Hizbullahu zotëron armë të mundësuara nga Irani që ‘do të ndryshojnë lojën’; ka ndërtuar tunele që shkojnë në Izrael dhe territore nga ku vrojtohen qytetet izraelite

Middle East Media Research Institute (MEMRI)

 

Kohët e fundit, edhe një herë tjetër shtypi libanez ka rifilluar të shkruajë lajme rreth faktit se Hizbullahu po zhvillon një aktivitet  ushtarak në kundërshtim me vendimin 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lindje të Lumit Litani që ndodhet në kufirin Liban-Izrael dhe se gjatë viteve të fundit kjo organizatë është fuqizuar shumë, sidomos nga fuqia që ka marrë pasi vendosi të ndërhynte ushtarakish në luftën e Siri. Shtypi libanez u ka trasmetuar edhe të tjerëve informacionin se Hizbullahu ka ndërtuar tunelë në kufirin me Izraelin dhe se zotëron armë të fuqishme të marra nga Siria dhe Irani të cilat do të ndryshojnë balancat në lidhje me fuqinë kundër Izraelit. Për më tepër është bërë me dije se Hizbullahu është duke bashkëpunuar me krahun ushtarak të Hamasit, me oficerët e Izzeddin el-Kassam.

 

Lajmet që qarkullonin se Hizbullahu zhvillonte aktivitetin e tij ushtarak në Libanin Jugor në shtypin libanes janë konfirmuar nga vetë organizata më 17 janar 2017 në një deklartë. Në këtë deklaratë, antarët e Hizbullahut janë shprehur se dy ditë përpara deklaratës janë gjetur disa pjesë përbërëse të një avioni p pilot izraelit të rrëzuar dhe se ato janë duke e analizuar atë ‘në një vend të sigurt’. [1]

Më poshtë do të renditeten lajme që janë publikuar deri më tani në lidhje me aktivitetet e Hizbullahut në Libanin Jugor. 

 

Gazeta El-Ahbar: Pavarësisht sulmeve ajërore të Izraelit me qindra vagonë nga Siria kanë sjellë armë moderne për Hizbullahun; Hizbullahu zotëron armë ‘që do të ndryshojnë lojën’.

 

Më 24 janar 2017, në gazetën që publikohet në Liban, El Ahbar, drejtori ekzekutiv,  Ibrahim el-Emin i së cilës është personalisht i afërt me Hizbullahun është publikuar një lajm kyesor sipas të cilit gjatë viteve të fundit kapacitetet ushtarake të Hizbullahut si dhe kapacitetet e sigurisë dhe shërbimeve informative janë rritur. Këtë gjë e ka arritur me anë të bazës së armatimeve që përmbajnë armë të ndryshme, duke përfshirë edhe armët që kanë ardhur nga Siria dhe Irani, të cilat knë një rëndësi sa mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave të cilat gjenden jo vetëm në kufirin Liban-Izrael, por edhe në kufirin Siri-Izrael gjithashtu, me luajtjen e një roli kryesues në Siri, Irak dhe Jemen, e cila do të ndikojë edhe në situatat e vendeve arabe dhe botës myslimane, si dhe në të gjitha vendet e tjera kritike, me bashkëpunimin e krahut ushtarak të Hamasit, ky pozicion i ka dhënë Hizbullahut fuqinë për të vendosur rregullat e konfliktit me Izraelin. Madje, El-Emin është shprehur se Izraeli e ka nënvlerësuar kapacitetin e vërtetë të Hizbullahut kur ka deklaruar se organizata ka aftësinë të hedhë 1.500 raketa brenda një dite.

 

Ibrahim el-Emin ka shkruar kështu: “Në momentin që kemi bërë një analizë të detajuar të territoreve të konflikteve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Hizbullahut, kemi zbuluar diçka për të cilën Izraeli do të vërë në dyshim dhe shqetësohet për pozicionin udhëheqës: Izraeli ka dështuar në tentativën e tij për të ndryshuar rregullat e konfliktit me rezistencën, Hizbullahun.” Sulmet e Izraelit me objektiva goditjen e antarëve më të rëndësishëm të rezisencës, e ka detyruar udhëheqjen e Hizbullahut që të marrë masa dhe të jenë gjithnjë të përgtitur për të hyrë në konflikt dhe për t’i dhënë rëndësi një sër ngjarjeve të rëndësishmë.”

 

“Duke marrë parasysh këtë situatë, armiku vendosi që të ndërhyjë në territorin e Sirisë dhe në krizën atje dhe që të mund në këtë mënyrë që të masë kapacitetet e rezistencës, megjithatë edhe vetë Hizbullahu ka qënë i vetëdijshëm se me përfshirjen e tij në krizën e Sirisë do të ishte i ekspozuar edhe në kufirin e Sirisë dhe të Libanit me Izraelin edhe në bashkimin në fronin me ushtrinë e Sirisë. Gjendja që jemi tani është rezultat i depove me armë të Hizbullahut të mbushura me armë të ardhur nga Irani, me zhvillimiet e larta në sasi si dhe me armët e tekonologjisë së moderuar. Armiku mori vendimin që të bombardonte depot e armëve dhe vagonët ushtarakë të rezistencës dhe Hizbullahut të cilat gjenden në territoret e Sirisë.  Megjithatë, sulmet ajërore të publikuara dhe të papublikuara që prej vitit 2011 deri më tani nuk i kanë kaluar më shumë se pesë sulme në vit dhe Izraeli është i vetëdijshëm se Hizbullahu e ka gjetur gjithnjë një rrugë për të sjellë dhjetra, ndoshta qindra vagonë armësh të nevojshme për rezistencën në Liban...”

 

“Në praktikë, Izraeli mundohet të lexojë hartën, prej së cilës ka kuptuar se frontet e armatosura të Hizbullahut vazhdojnë të rriten me këmbëngulje dhe se tani ka arritur një madhësi disa herë më të madhe sesa kapaciteti që kishte në vitin 2006, gjithashtu është i vetëdijshëm se rezistenca zotëron armë me kapacitete të larta dhe sasi të mëdha, të cilët armiku është munduar ta pengojë t’i marrë – armë të cilat vetë Izraeli i përshkruan si ‘ndryshuese të rrjedhës së lojës’. Për më tepër, armiku mund të shohë se, nryshe nga si ndodhte më parë, Hizbullahu nuk e zhvillon aktivitetin e tij tani më vetëm në kufirin libanez, por e ka zhgjeruar atë edhe në pjesën e tërësore të Palestinës veriore [ përfshirë këtu edhe kufirin me Sirinë] dhe se tashmë Hizbullahu zotëron më shumë territore për manovra. Bashkëngjitur gjithë këtyre qëndrojnë edhe aftësitë e jashtëzakonshme të përftuara gjatë luftës së Sirisë...

Shërbimet inteligjente të Rezistencës, gjatë konfliktit të sigurisë që kanë pasur me rrymat tekfixhie (terroriste) kanë arritur të përftojnë aftësi shumë të rëndësishme të shërbimeve sekrete të cilat nuk i kanë pasur 10 vite më parë.”

 

“Tashmë armiku është i vetëdijshëm se roli i Hizbullahut në botën arabe dhe myslimane, si dhe në vendet e tjera do të rritet edhe më shumë, duke marrë parasysh rolin protagonist që ai vazhdon të luajë në konfliktet në Siri, Irak dhee Jemen. Hizbullahu tashmë ka aftësinë që të mund të ndikojë në rajonet delikate që kontrollohen nga boshti kundërshtar i arabëve, izraelitëve dhe elementëve perëndimorë. Për më tepër, tentativat për përçarje medhhebiste [mes sunnive dhe shiive] nuk kanë funksionuar në asnjë moment dhe Hizbullahu ka vazhduar që të bashkëpunojë me të gjithë forcat e rezistencës në Palestinë, duke përfshirë këtu edhe krahun ushtarak të Hamasit, Forcat Izzeddin el-Kassam...”

 

"A do të mundet armiku që të përballojë si drejtuese një luftë me Hizbullhun? Në këtë këndvështrim, duhet marrë parasysh si nga miqtë se ngaa armiqtë se, Izraeli është përpjekur shumë për të që të mund të parashikojë kapacitetet në raketa të Hizbullahut, megjithatë pas çdo konflikti kaë marrë rezultate të kundërta nga ato që kanë parashikuar fillimisht. Në luftën e korrikut, rezistenca e ka goditur Izraelin me 4.300 raketa. Tashmë, në konfliktin e ardhshëm të rradhës thuhet se Hizbullahu tashmë ka aftësinë të hedhë 1.500 raketa në ditë. Këto janë vetëm parashikimet e armikut dhe janë tërësisht të gabuara!”  [2]

 

Gazeta El Müstakbel : Hizbullahu ka ndërtuar baza ushtarake në kufirin izraelit, duke përfshirë edhe tunele

 

Një tjetër lajm n janar ë lidhje me përgatitjet e Hizbullahut për një konflikt të ardhshëm me Izraelin e ka publikuar më 18 janar 2017 një gazetëë e pozicionuar haptazi krah një ndër kundërshtarëve më të rëndësishëm politik të Hizbullahut në Liban, kryeministrit libanez Saad el-Hariri. Në lajm flitet rreth faktit se Hizbullahu po zhvillon një aktivitet  ushtarak që bie  drejtpërsëdrejti në kundërshtim me vendimin 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lindje të Lumit Litani. Në lajm shkruhet si më poshtë: “Hizbullahu ka fshehur mjete luftimi në kufirin ndërkombëtar [atë mes Libanit dhe Izraelit] dhe përtej kësaj prej një periudhe 10 vjeçare tashmë ka ndërtuar tunele të fshehta, veçanërisht në zonën El-Labuna, në jug të El-Nakuras. Në këtë rajon, mund të shohësh përtej me sy të lirë bregdetin palestinez dhe qytezat e banuara nga izraelitët Shlomi dhe Nehariye.”[3]

 

Gazeta El-Sefir : Antarët e Hizbulahut punojnë ditë e natë mbi kufirin me Izraelin, vëzhgojnë dhe hapin tunele

 

Këto lajme në lidhje me aktivitetet e Hizbullahut në Libanin Jugor dhe ndërtimin e tuneleve atje i bashkëngjiten edhe lajmeve të mëparshme të shtypit libanez të cilat janë publikuar edhe para se të publikohej raporti i MEMRI-it në lidhje me këtë temë. Për shembull, më 25 maj të vitit 2016, gazeta El-Sefir, një gazetë në mbështetje të Hizbullahut ka shkruar një artikull me rastin e 16 vjetorit të tërheqjes së Izraelit nga Libani Jugor ku thuhet se: Antarët e Hizbulahut punojnë ditë e natë mbi kufirin me Izraelin, vëzhgojnë, bëjnë përgatitje dhe hapin tunele të cilat do të tmerrojnë ushtarët armiq si dhe të vendosurit në tokat palestineze. Në të njëjtën kohë në artikull përcaktohet se, pasi të gjithë ishin bindur se Hizbullahu ishte e vetmja organizatë e cila kishte hapur tunele, gjatë luftës së Sirisë janë përballur me një armik që hapte tunele dhe është bërë me dije se të gjithë luftëtarët e rezistencës, duke përfshirë këtu fillimisht rezistencën e Palestinës, në Rripin e Gazës është përvetësuar doktrina e ndërtimit të tuneleve.”[4]

 

Më datë 8 tetor të vitit 2014, gazeta El Ahbar , e afërt me Hizbullahun ka bërë me dije se organizata ka rifilluar operacionet ushtarake në jug të Litanit dhe se atje po zhvillon aktivitete të ngjashme me aktivitetet që organizata ka ndërmarrë në vitet 2000-2006 në pjesë të tjera në rajon. [5]

 


[1] Moqawama.org, 17 Janar 2017.

[2] El-Ahbar (Liban), 24 Janar 2017.

[3] El-Müstakbel (Liban), 18 Janar 2017.

[4] Bkz. MEMRI Raporti Special me numër 6447, Lebanese 'Al-Safir' Daily Marks 16th Anniversary Of Israel's Withdrawal From South Lebanon: Hizbullah Is Digging Tunnels On Israel Border [Shkrimi i publikuar në Liban në gazetën El Sefir me rastin 16 vjetorit të  tërheqjes së Izraelit nga Libani Jugor me titullin: Hizbullahu po ndërton tunelë në kufirin me Izraelin] 25 maj 2016. Përsa i përket përvetësimit të doktrinës së tunelit tërheqin vëmendjen edhe ato që thotë  drejtori ekzekutiv i El Ahbar,  Ibrahim el-Emin i cili është personalisht i afërt me Hizbullahun. Më 13 janar 2014, El-Emin në artikullin e tij shkruan se antarët e Hamasit që luftojnë në rajonin e Kusejrit  në Siri dhe në në vendet e tjera kanë vërtetuar faktin se Hamasi ka ndërtuar tunele në Gazza. Në periudhën kur këto dy organizata bashkëpunoin për transportimin e armëve në Gazza dhe për përgatitjen e planeve të përbashkta ushtarake kundët Izraelit, Hamasi ka pranuar se ka qënë Hizbullahu ai që i ka mësuar të ndërtojnë tunelet.

[5] MEMRI Raporti Special me numër 5857, Daily Close To Hizbullah: In Violation Of UNSCR 1701, Hizbullah Has Resumed Operations South Of The Litani Rive [Gazeta e afërt me Hizbullahun: Hizbullahu ka rifilluar aktivitetet  ushtarake në kundërshtim me vendimin 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së], 13 tetor 2014.



Burimi : Medya Şafak