Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetëetretë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Shk. 26, 2017, 2 a.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetëetretë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. “Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Fillimisht lejomëni t’iu bëj të ditur se, Imam Tahauiu përcjell se, i dërguari i Allahut (k.m.t.) pas kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, vendosi që të pushonte, në luginën e e quajtur Gadir Humi. Më pas ai shënon se Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Kini kujdes se si do të silleni me Librin e Allahut dhe me Farefisin tim që është Ehli Bejti im, të cilat janë pasardhësit e mi. Këta të dyja, nuk do të ndahen kurrë, nga njëra-tjetra derisa të më kthehen mua në krye të Lumit Keuther”. Imam Tahauiu pas shënimit të këtij hadithi, shton se zinxhiri i transmetimit të tij është i vërtetë”.

Prezantuesi: “Allahu ju dhëntë jetë të gjatë. Zotëri i nderuar, në programin e shkuar, ju cituat se dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, e kishte vlerësuar si të dobët, një pjesë të Hadithit Thekalejn, ndërsa Imam Ahmed Ibn Hanbeli, nuk e kishte vlerësuar si të dobët atë. Tani duam t’iu pyesim: “Vallë a gjenden dhe dijetarë të tjerë, përveç Imam Ahmed Ibn Hanbelit, të cilët e kanë vlerësuar si të dobët, këtë pjesë të Hadithit Thekalejn?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër”.

“Si fillim themi se, për t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj pyetjeje, ne duhet që t’i referohemi Imam Ahmed Ibn Hanbelit, i cili e ka përcjellur dhe e ka shënuar, këtë argument të padiskutueshëm, i cili në të njëjtën koë është dhe një hadith i vërtetë. Jam i bindur se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne kemi bërë të qartë, se në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka përmendur Hadith Thekalejn, në të paktën gjashtë vende”. (1)

“Duke u mbështetur në këtë fakt, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka cituar këtë hadith, me gjashtë zinxhirë të ndryshëm transmetimi dhe e ka shënuar këtë të fundit, të paktën gjashtë herë. Pikë së pari, na lind detyra që të hetojmë faktin, nëse Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka vlerësuar ose nuk e ka vlerësuar këtë hadith, si një hadith të dobët. Pikë së dyti, ne do t’i adresohemi shpjegimeve të muhaddithëve, për të zbuluar se cilët janë dijetarët, të cilët e kanë vlerësuar këtë hadith, si një hadith i dobët dhe jo të vërtetë”.

“Por fillimisht dua të nënvizojmë se, një pjesë e programit, të mbrëmjes së sotme, kërkon një eskpertizë dhe përpikmëri shkencore. Tani le t’i hedhim një vështrim, thënieve të përdorura në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Vallë a thotë ky dijetar, nëse hadithët e vërtetë dhe të dobët gjenden së bashku?! Ose vallë na lajmëron për dukuri të tjera?!”

“Në veprën e tij me titull: “Dhebbu Ahmedi An Musnedi Imami Ahmedi” (Thelbi i Imam Ahmedit Nga Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmedit), dijetari i ndjerë shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani kumton: “Hanbel Ibn Ishaku, citon se xhaxhai i tij Salihu dhe Abdullahu, i biri i Ahmed Ibn Hanbelit, së bashku mblodhën dhe shënuan shumë hadithë për të. Më pas këta të dy i lexuan atij dhe të tjerëve, veprën e të atit të tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit). Më pas tha: “Unë kam zgjedhur dhe shënuar në veprën time, hadithët me zinxhirë më të mirë dhe më të vërtetë transmetimi, nga 750.000 hadithë gjithsej. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, nëse Muhammedi (p.q.m.t.), ka cituar një hadith ose nuk e ka cituar, shikoni në veprën time, sepse aty gjenden të tërë hadithët e cituar të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe të tërë këta hadithë mund të përdoren si argumentë dhe nëse nuk gjenden aty, atëherë kjo nënkupton se nuk janë argumentë”. (2)

“Pra ju lutem t’i lexoni me kujdes, se çfarë thotë Imam Ahmedi. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), e ka cituar një hadith, ose nuk e ka cituar, shikoni veprën time. Nëse në veprën e lartpërmendur, gjendet hadithi që po kërkoni, atëherë ai mund të përdoret si argument, nëse nuk gjendet nënvizojmë se ai, nuk mund të përdoret si argument dhe se nuk ka asnjë lloj vlere. Pra duke u mbështetur, në këtë parim themelor, pohojmë se mes sunnitëve dhe shiitëve gjendet një mosmarrëveshje. Vallë a e ka thënë Muhammedi (p.q.m.t.), këtë pjesë të hadithit, ashtu siç besojmë ne, ose është një pjesë e dobët, ashtu siç aludon Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij?! Pohojmë se nëse kjo pjesë, është cekur në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbeli), e Imam Ahmedi Ibn Hanbelit, atëherë pohojmë është argument, në rast të kundërt nuk është argument”.

“Pyetja që do të pyesim tani është: “Vallë u ka dhënë, me të vërtetë vend Imam Ahmedi, thënieve që kalojnë në këtë fragment?! Citojmë se mund të ketë dhe një kundërshtim të llojit: “Nëse këto fjalë nuk i gjejmë në veprën “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), e Imam Ahmedit, atëherë cili i ka shprehur këto?!”

“Ndërsa tani le të vështrojmë se çfarë ka thënë Shejh Albani: “Në veprën e tij me titull: “Hasais” (Çështjet), Hafidh Medini dhe në veprën e tij me titull: “Menakibu Imam Ahmedi” (Tregimet e Imam Ahmedit), Ibn Xheuzi, i kanë përcjellur këto fjalë, me dy mënyra të ndryshme transmetimi nga Imam Ahmedi. Më pas kanë shtuar: “Fjala e Imam Ahmedit, është e prerë dhe e drejtë”. (3)

“Ose e thënë ndryshe, këto janë fjalët që ka përdorur, Imam Ahmed Ibn Hanbeli në veprën e tij: “Aty gjenden të tërë hadithët e cituar të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe të tërë këta hadithë mund të përdoren si argumentë dhe nëse nuk gjenden aty, atëherë kjo nënkupton se nuk janë argumentë”. Duke u mbështetur në këtë thënie, theksojmë se një hadith, që kalon në veprën e lartpërmendur është një argument”.

Prezantuesi: “Pra Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka vlerësuar si etalon veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), në çështjet në të cilat gjenden mosmarrëveshje?!”

I ftuari: “Abdullahu rrëfen se, e kishte pyetur të atin: “Ndonëse ti nuk e pëlqen të shkruash vepra, vallë cila ishte arsyeja, që të nxiti në shkrimin, e veprës me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit)?!” Ndërsa ai ia kishte kthyer: “Arsyeja e shkrimit tim të kësaj vepre, ishte se kisha për qëllim që, kur njerëzit të kenë ndonjë mosmarrëvëshje, mbi ndonjë hadith, sunnetin e të dërguarit të Allahut (k.m.t.), t’i adresohen kësaj vepre”. (4)

“Ose e shpalosur ndryshe, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, nënkupton se vepra e tij, është argument dhe një pikë mbështetjeje. Më tej Imam Ahmedi, iu drejtua të birit duke i shprehur: “Perceptoje mirë veprën time me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), sepse kjo do të jetë udhëheqësja e njerëzve në të ardhmen”. (5)

“Me këtë kuptojmë, se nëse në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ka përcjellur një argument të padiskutueshëm, jo vetëm në një vend të veprës së tij, por dhe në pjesët e tjera, duke shënuar vetëm, zinxhirë të ndryshëm transmetimi, duke na bërë të qartë se ai argument, është një argument i vërtetë. Tani dua t’i drejtohem Ibn Tejmijjes. Vallë ku mbështetet ky dijetar, kur aludon dhe duke e vlerësuar si të dobët, këtë pjesë të Hadithit Thekalejn të shënuar, nga Imam Ahmed Ibn Hanbeli?!”

“Ja pra kjo është ndërgjegjia dhe përgjegjësia e ulët fetare e Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij. Ibn Tejmijje ia adreson, vlerësimin e tij Imam Ahmedit, duke thënë se dhe ky i fundit mendon se ky hadith, është një hadith i dobët. Megjithatë ky është një aludim i rremë, sepse hadithi i mësipërm kalon në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), e Imam Ahmedit. Ky i fundit në veprën e tij shprehet: “Aty gjenden të tërë hadithët e cituar të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe të tërë këta hadithë mund të përdoren si argumentë dhe nëse nuk gjenden aty, atëherë kjo nënkupton se nuk janë argumentë”.

“Megjithatë çudia nuk mbaron këtu, sepse vetë Ibn Tejmijje, e ka pranuar gjykimin në fjalë, të Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Për ta sqaruar më mirë këtë, kumtojmë se Ibn Tejmijje ka pranuar faktin, se të tërë hadithët e shënuar në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), e Imam Ahmedit janë të vërtetë dhe nuk mund të vlerësohen si të dobët, si pasojë e e shënimit si hadithë të dërguar, ose për ndonjë pasojë tjetër. Madje ai vijon më tej duke bërë të ditur: “Nëse një hadith ceket, në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), ai nuk është as i dobët dhe as i dërguar. Madje nuk ka asnjë element tjetër, që mund të vlerësohet si i dobët, përveç faktit se është një hadith i dërguar”. (6)

“Për më tepër ai shton: “Imam Ahmedi ka përpiluar, veprën e njohur me titull: “Musned”. Përveç kësaj vepre, ai ka përgatitur dhe veprën tjetër të shquar me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.qm.t.)). Dua të them se Imam Ahmedi ka përcjellur disa hadithë, në veprën e tij me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.qm.t.)), të cilat nuk i ka përcjellur, nëveprën e tij me titull: “Musned”. Arsyeja e shënimit të tyre në këtë vepër, është se ata janë hadithë të dobët, prandaj nuk i ka shënuar, në veprën e tij me titull: “Musned”. Ja pra këta hadithë, nuk janë shënuar në veprën “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit), sepse janë hadithë të dërguar, ose përmbajnë elementë të tjerë të dobët, përveç dukurisë se janë hadithë të dërguar. Kjo është aryseja kryesore, se përse këta hadithë, nuk meritojnë që të shënohen në veprën e lartpërmendur”. (7)

“Pra me këtë pohim, kuptojmë se Imam Ahmedi, ka shënuar në veprën e tij me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.qm.t.)), disa hadithë të cilët nuk i ka shënuar, në veprën e tij të sipërcituar. Arsyeja e shënimit të tyre në këtë vepër, është se ata janë hadithë të dobët, prandaj nuk i ka shënuar, në veprën e tij të mësipërme, pra ajo të mos përmbante hadithë të dobët. Me këtë pohim Ibn Tejmijje, ka bërë të qartë, se ai ka rrëfyer hapur, se zinxhirët e transmetimit të hadithëve, që gjenden në veprën e tij në fjalë janë të vërtetë”.

“Por me një kusht kjo pikë, përbën një cilësi shkencore. Unë ka dëshirë, që ti tërheq vëmendjen, dijetarëve, analistëve, eskpertëve dhe muhaddithëve, që hetojnë këto lloj çështjesh dhe përmbledhjesh të hadithëve. Unë kërkoj ndjesë dhe nga ndjekësit tanë të nderuar, për këtë sqarim të hollësishëm dhe të imtësishëm”.

“Sërish dua që lexuesit tanë të dashur, të jenë në dijeni të faktit, se jo të tërë hadithët e shënuar, në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbeli), e Imam Ahmedi Ibn Hanbelit, nuk janë përcjellur dhe shënuar drejtpërdrejtë nga ky i fundit. Në këtë vepër, gjenden dhe disa hadithë dhe shtesa, që i përkasin të Abdullahut, të birit të Imam Ahmedit, të cilat janë bërë të ditur. Rishtas në këtë vepër, gjenden dhe hadithë të shtuar dhe të shënuar, nga Kati Abdullah Ibn Ahmedi. Si rrjedhojë, nënvizojmë faktin se bëhet fjalë, për tre lloj kategorish të ndryshme hadithësh, të shënuar në veprën e tij të lartpërmendur”.

1- “Në kategorinë e parë, përfshihen hadithët e shënuar drejtpërdrejtë, nga Imam Ahmed Ibn Hanbeli të cilët njihen dhe si titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbeli).

2- “Në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë hadithët e shtuar dhe të shënuar, nga i biri i tij Abdullah Ibn Ahmedi”.

3- “Ndërsa në kategorinë e tretë, bëjnë pjesë të tërë hadithët e shtuar dhe të shënuar nga Kati, i cili i ka dëgjuar nga Abdullah Ibn Ahmedi”.

“Në këtë pikë, është mëse e natyrshme, që të ngrihet pyetja: “Vallë a vlerësohen dhe këta hadithët e tjerë të shtuar si të vërtetë, ashtu siç janë dhe hadithët e shënuar drejtpërdrejtë, nga Imam Ahmed Ibn Hanbeli?!”

“Pasi i përgjigjemi kësaj pyetjeje me “Jo!”, shtojmë se një pjesë e këtyre hadithëvë të shtuar janë të vërtetë, ndërsa pjesa tjetër janë të dobët dhe madje të shpikur. Ndërsa tani mund të shtrohet pyetja: “Vallë a është ky hadith i shënuar, në mënyrë të pashkëputur, a nuk është një fjali, ose një pjesë e hadithit të përcjellur dhe të shënuar në veprën e tij të sipërcituar, nga ana e të birit të tij Abdullahut ose Katiut?!” Nëse kjo mundësi vlen për t’u marrur parasysh, vallë si është e mundur që muhaddithët sunnitë, i vlerësojnë si të vërtetë, të tërë hadithët e shënuar në veprën e tij të mësipërme?!”

Prezantuesi: “Vallë si mundemi, të mësojmë nëse ky hadith, është njëri nga hadithët e Imam Ahmedit?!”

I ftuari: “Allahu i Madhëruar, ua shpërbleftë për këtë vërejtje të duhur. Lërmëni t’iu bëj të ditur këtu shprehet e Ibn Tejmijjes, të cilat janë si vijon: “Madje dua të shtoj se, Abdullah Ibn Ahmedi, i biri i Imam Ahmedit, ka shtuar disa hadithë në veprën e të atit me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbeli). Për më tepër edhe Ebu Bekr Kati, ka vijuar në shtimin e disa hadithëve në të njëjtën vepër. Megjithatë nënvizojmë faktin, se muhaddithët janë të njëzëri, mbi pranimin e këtyre hadithëve të shtuar”. (8)

“Sipas këtij miratimi, kemi të drejtë të themi se, hadithët e shtuar në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhri i Transmetimeve), e Imam Ahmedit janë hadithë të vërtetë, por një pjesë e hadithëve të shtuar, nga i biri i tij Abdullahu dhe Katiu, janë të dobët dhe madje të shpikur”.

“Tani kumtojmë se një besimtari musliman, mund t’i krijohet përshtypja: “Mos vallë dhe Hadithi Thekalejn bën pjesë tek këta hadithë të shtuar”. Ose e thënë ndryshe, ndonëse është shënuar, në veprën e tij në fjalë, ky i fundit nuk na ka dëshmuar, se ky hadith është një hadith i vërtetë?!”

“Ndërsa ne përgjigjemi, duke theksuar se Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka shënuar personalisht me dorën e tij Hadithin Thekalejn, në të paktën gjashtë vende të ndryshme, të veprës së tij me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit) dhe nuk përfshihet as në kategorinë e shtesave të para të hadithëve dhe as në të dytën. Argumenti ynë mbi këtë çështje, janë shprehjet e vërtetuesit të kësaj vepre, dijetarit shqiptar Shuajb Arnautit: “Ne si muhaddithë, kemi vënë shenja të veçanta, të cilat dallojnë hadithët e shtuar, nga Abdullah Ibn Imam Ahmed Hanbeli, nga i ati i tij ose nga dijetarët e të atit, ose nga muhaddithët tjerë, në veprën e të atit të tij me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmedit). Ne kemi përdorur shenjën e rrethit të zi, për të dalluar hadithët e shtuar nga Abdullahu, ndërsa për hadithët të cilët i ka gjetur, mes rrugës së “uixhades” (gjetjes) kemi përdorur shenjën e rrethit të bardhë (9). Për sa i përket hadithëve që i ka shënuar nga i ati, ose nga dijetarët e të atit, ose nga muhaddithët e tjerë, ne kemi përdorur shenjën e rrethit të vogël”. (10)

“Si rrjedhojë, shpjegojmë se këto shenja, janë tregues se hadithët që i bartin këto, nuk janë pjesë e veprës së lartpërmendur. Kështu që shtojmë, se hadithët që kanë shenjën e rrethit të zi, të bardhë dhe të vogël, nuk janë pjesë e veprës së sipërcituar. Me synimin e perceptimit sa më të mirë, të kësaj dukurie, po e ilustrojmë me disa argumentë. Për shembull në hadithin nr: 518, në faqen 514, vëllimin e parë, gjendet shenja e rrethit të vogël, ndërsa në hadithin nr: 519 gjendet shenja e rrethit të bardhë. Për sa i përket hadithit nr: 520, në faqen 520, gjendet shenja e rrethit të zi. Ja pra siç shihet dukshëm, në veprën në fjalë janë përdorur të tria shenjat”.

Prezantuesi: “Pra me këtë nënkuptojmë, se hadithët të cilët, kanë njërën nga këto shenja, janë hadithë të shtuar”.

I ftuari: “Tani besojmë se ka ardhur çasti i duhur, që ndjekësit tanë të nderuar, të mësojnë se Hadithi Thekalejn, i cili është dhe çëshja kryesore, e zhvillimit të serisë së gjatë të programeve tona, është hadithi nr: 11.104 në veprën në fjalë, nuk ka asnjërën nga shenjat përkatëse. Kështu që ky hadith, përfshihet në veprën në fjalë, të shënuar drejtpërdrejtë, nga Imam Ahmed Ibn Hanbeli. Por jo vetëm në këtë hadith, por në gjashtë vendet, në të cilat kalon Hadithi Thekalejn, nuk kanë asnjërën nga këto tri shenja”.

“Tani po sjell disa shembuj, që ndjekësit tanë të nderuar, të binden thellësisht nga zemra. Në hadithin nr: 11.211, në faqen 308, në vëllimin 17 të së njëjtës vepër, gjendet një artikull i tërë, i cili ka të bëjë, me përmbajtjen e Hadithit Thekalejn. Gjithashtu dhe ky hadith, nuk ka asnjë nga të tria shenjat e mësipërme. Madje as në hadithin nr: 11.131, në të njëjtin vëllim (Hadithi Thekalejn i përcjellur nga Ebu Said Hudriu), nuk gjendet asnjëra nga shenjat në fjalë. Madje duke u nisur, në tërë këta argumentë, askush nuk ka të drejtë, të ngrihet dhe të thotë se Hadithi Thekalejn, i cili është si vijon: “Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”, nuk është e shënuar në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbeli)  dhe se vetë Imam Ahmed Ibn Hanbeli, nuk ka dëshmuar për vërtetësinë e këtij hadithi!”

“Për më tepër, përgjigjemi se jo vetëm Imam Ahmedi, por dhe Ibn Tejmijje ka dëshmuar, se një hadith i gjendur, në veprën me tij të sipërcituar, nuk mund të vlerësohet, si një hadith i dërguar, ose një hadith i dobët. Në këtë pikë delikate, duam t’i drejtohemi Ibn Tejmijjes, duke i thënë: “Vallë si është e mundur, që vetë Ibn Tejmijje, i cili ka pranuar vërtetësinë e Hadithit Thekalejn, që kalon në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmed Ibn Hanbeli), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, ndërsa në anën tjetër, citon pa ngurruar se Imam Ahmed Ibn Hanbeli, e ka vlerësuar këtë hadith si një hadith të dobët?!” Tani po ua përmendim edhe njëherë shprehjen e Ibn Tejmijjes, në mënyrë që ndjekësit tanë të nderuar, ta kenë tërësisht të qartë se Ibn Tejmijje, ka luajtur me të vërtëtën, duke tradhtuar ndërgjegjien dhe përgjegjsinë fetare. Ai vijon: “Kur e kanë pyetur Imam Ahmed Ibn Hanbelin, për vlerësimin e këtij hadithi, ai është përgjigjur, se ky është një hadith i dobët”.

Prezantuesi: “Ne çuditemi se vallë si është e mundur, që Imam Ahmedi e paksa vlerësuar, si një hadith të dobët, një hadith të cilin e ka shënuar, të paktën gjashtë herë në veprën e tij?!”

I ftuari: “Jo vetëm, që ai e ka shënuar, por ka sjellur dhe gjashtë zinxhirët e transmetimit, duke dëshmuar për vërtetësinë e Hadithit Thekalejn. Këtu theksojmë se Ibn Tejmijje, ka rënë ndesh me shprehjet e tij, sepse ai ka cituar, se hadithët e dërguar dhe të dobët, në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmedit), e Imam Ahmedit, nuk mund të cilësohen, as si hadithë të dobët dhe as të shpikur”.

Prezantuesi: “Pra me këtë kuptojmë, se Ibn Tejmijje ka dëshmuar kundër vetvetes”.

I ftuari: “Ja pra ku doli në dritë, se thënia e Ibn Tejmijjes, duke ia adresuar vlerësimin e Imam Ahmedit, se kjo pjesë e Hadithi Thekalejn është e dobët, është një gënjeshtër e pastër. Ndërsa tani le të kalojmë, në thënien tjetër të tij: “Shumë dijetarë të ndryshëm, kanë thënë se ky hadith, nuk është një hadith i vërtetë”.

“Pra zotëri i nderuar, a pasqyrojnë të vërtetën, apo e mohojnë atë, thëniet e Ibn Tejmijjes?!” Këtë pyetje e ngrejmë, sepse Ibn Tejmijje, të cilin uehhabistët, padrejtësist e cilësojnë si “Shejh Islam” (Dijetari i Islamit), shpalosin se thënia e tij, për sa i përket kësaj pjese, të Hadithit Thekalejn, nuk ka asnjë lloj vlere dhe nuk është vlefshme. Gjithashtu ai nuk mbështetet, në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare. Në këtë pikë unë, nuk dua të shpreh hapur, se Ibn Tejmijje ka një personalitet, prej thashethemexhiu, përgojuesi, gënjeshtari dhe mashtruesi, sepse kjo nuk është mënyra ime e shprehjes. Megjithatë më duhet të bëj të ditur, se ai është sjellur, si një i paditur i vërtetë, duke i  përdorur këto thënie. Nëse ai do të ishte një dijetar, ose një studiues i mirëfilltë, ai jo vetëm që do ta dinte, se Imam Ahmed Ibn Hanbeli, nuk e ka cilësuar hadithin e mësipërm, si një hadith të dobët, por përkundrazi ai, duhet ta kishte të qartë se ai ka dëshmuar, për vërtetësinë e këtij hadithi”.

“Për sa i përket, aludimit të Ibn Tejmijjes: “Disa dijetarë e kanë cilësuar këtë, si një hadith të dobët”, ne nuk e dimë se cilët dijetarë, ka patur për qëllim Ibn Tejmijje, kur i ka cilësuar si “këta autoritete, dijetarë dhe studiues”. Por dua që ndjekësit tanë të nderuar, të tregohen të vëmendshëm në këtë pikë: “Le të marrim si të mirëqënë për një çast, praninë e dijetarëve, të cilët e paskan cilësuar këtë, si një hadith të dobët. Në këtë rast Ibn Tejmijje, në njërën anë, duhet të kishte përcaktuar, duke dhënë emrat e dijetarëve, të cilët e paskan cilësuar të dobët këtë hadith, ndërsa në anën tjetër, ai duhet të kishte renditur, duke dhënë emrat e atyre muhaddithëve, që e paskan vlerësuar si të vërtetë”.

Prezantuesi: “Megjithatë dijetarë të ndryshëm, e kanë cilësuar Hadithin Thekalejn, si një hadith të vërtetë”.

I ftuari: “Ju lumtë goja! Pohojmë me bindje të plotë, se numri i muhaddithëve, të cilët e kanë cilësuar këtë hadith, si një hadith të vërtetë, është shumë herë më i madh, se sa numri i dijetarëve të cilët e kanë cilësuar këtë, si një hadith të dobët. Le të marrim si të mirëqënë, se një njeri ka thënë: “Ky dijetar e ka cilësuar këtë hadith si të shpikur”. Në programin paraardhës sqaruam se, një ose dy të ashtuquajtur dijetarë, nuk kanë asnjë lloj vlere, përballë një grupi dijetarësh të përbërë, nga dhjetë ose njëzet dijetarë. “Vallë çfarë lloj vlere, mund të ketë, kundërshtimi i një grushti dijetarësh, të cilët aludojnë se pjesa e Hadithit Thekalejn: vijon: “Këta të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”, përballë një grupi shumë të madh dijetarësh dhe muhaddithësh?!”

“Unë dua që ta shqyrtoj këtë çështje, brenda mundësisë së dhënë kohore. Ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta kenë të qartë, se kjo pjesë e hadithit, përbën majën dhe thelbin e përmbajtjes së Hadithit Thekalejn. Ashtu siç e dini dhe ju Ibn Tejmijje, është orvatur me mish e me shpirt, që ta ndajë veçmas këtë pjesë, duke e cilësuar si të dobët ose të shpikur. Ai e ka ditur se, nëse vërtetësia e kësaj pjese të hadithit argumentohet, do të arrijë të fitojë vendin e duhur, në besimin dhe argumentët e Shkollës së Ehli Bejtit, duke përforucuar kështu mendimin, se i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), i cili nuk flet nga epshet dhe dëshirat e tij por është vetëm shpalljen hyjnore”.

“Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura”, e dijetarit egjiptian Imam Tahauiut, i cili ka jetuar në të njëjtën kohë me këta imamë. Të tërë ne e dimë se viti 329 i mërgimit islam, përkon me fillimin e epokës, së fshehjes së madhe, të Imam Mehdiut (p.m.t.). Ndërsa vdekja e Imam Tahauiut, në vitin 321 të mërgimit islam, përfshihet brenda epokës, së fshehjes së vogël, të Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni t’iu rikujtoj se dijetari i ndjerë shqiptar, Shuajb Arnauti ka kryer analizën, vërtetimin dhe përmbledhjen e kësaj vepre. Tani do të bëjmë krahasimin, mes sqarimeve të dijetar Shuajb Arnautit dhe Imam Tahauiut. Më pas dhe ju do të bindeni se mes sqarimeve, të këtyre dy dijetarëve nuk ka asgjë të përbashkët”.

“Imam Tahauiu citon: “Na përcolli Ahmed Ibn Shuajbi (Imam Nesaiu), nga Ebu Tufejli, ky i fundit nga Zejd Ibn Erkami se: “Muhammedi (p.q.m.t.) pas kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, vendosi që të pushonte, në luginën e e quajtur Gadir Humi. Më pas ai shënon se Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Kini kujdes se si do të silleni me Librin e Allahut dhe me Farefisin tim që është Ehli Bejti im, të cilat janë pasardhësit e mi. Këta të dyja, nuk do të ndahen kurrë, nga njëra-tjetra derisa të më arrijnë mua në krue të Lumit Keuther”.

“Më tej Ebu Xhaferi, pra Imam Tahauiu, shton se zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi është i vërtetë, sepse për asnjërin nga muhaddithët, që gjenden në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, nuk është thënë asnjë fjalë e keqe”. (11)

“Ndërsa unë nuk dua të shtroj pyetjen: “Vallë përse Ibn Tejmijje, nuk e ka ndjekur mendimin e Imam Tahauiut në këtë çështje?!” Por këtu nuk mund të lë, pa theksuar se me thënien tij: “Dijetarë të ndryshëm të fushës së hadithit, e kanë cilësuar këtë si një hadth të dobët”, nënkuptojmë një numër tejet të vogël, të papërfillshëm të një grushti dijetarësh. Por për sa i përket thënies, dijetarët të fushës së hadithit (muhaddithët), të cilët e kanë cilësuar këtë, si një hadith i vërtetë, ky i fundit parapëlqen heshtjen. Në këtë mënyrë, në mendjen e ndjekësve tanë të nderuar, mund të krijohet përshtypja e gabuar, se asnjë muhaddith nuk e paska pranuar si të vërtetë, këtë pjesë të hadithit. Gjithsesi nuk dua të zgjatem më tej”.

“Unë do të mjaftohem, vetëm me përcjelljen e thënieve të dijetarëve dhe vërtetuesve të mëdhenj prandaj rrini të qetë dhe dëgjoni me vëmendje. Pohoj se do të mjaftohem, vetëm me përmendjen e thënieve, të dijetarëve të mëdhenj, sepse nëse do të llogarisim këtu dhe dijetarët e shallës së dytë dhe të tretë, siç janë vërtetuesit, komentuesit, muhaddithët, gjuhëtarët, leksikografët, pohojmë se numri i tyre, do të bëhet jashtëzakonisht i madh. Por meqënëse, koha jonë është e kufizuar, do të mjaftohem këtu, vetëm me përcjelljen e thënieve të dijetarëve të mëdhenj dhe të njohur”.

“Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Bidaje Ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), e Ibn Kethirit. Ky i fundit nga Zejd Ibn Erkami se ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një vend të quajtur Gadiru’l-Humi. Teksa i dërguari i Allahut (f.m.t.), mbante një hutbe, u bë një vend me hije, nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë hutbes së tij ai na u drejtua: “Pandeh se unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi, njëra është më e madhe se tjetra: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim. Këto dy porosi nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Ibn Kethiri, pasi e ka shënuar hadithin e mësipërm përcakton: “Mësuesi ynë Ebu Abdullah Dhehebiu, miraton se hadithi në fjalë është i vërtetë”. (12)

Prezantuesi: “Lejomëni të ndërhyj, duke thënë se si Imam Dhehebiu, ashtu dhe Hafidh Ibn Kethiri, ndajnë një botëkuptim të njëjtë fetar, me atë të Ibn Tejmijjes”.

I ftuari: “Kjo është mëse e vërtetë. Madje analisti i veprës së mësipërme, Ibn Turkiu kur përmend burimet në të cilat kalon, hadithi i lartpërmendur, përshkruan dhe veprën me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), e Ebu Hakim Nishaburiut. Arsyeja ime e mospërmendjes së kësaj vepre, është që ndjekësit tanë të nderuar, të mos krijojnë përshtypjen e gabuar, se në veprën e tij gjenden disa prirje dhe qasje shiite. Më pas analisti i kësaj vepre, Abdullah Ibn Muhsin Turkiu vë shënimin: “Në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), Hakim Nishaburiu, pasi e ka shënuar hadithin e sipërcituar, nga Habib Ibn Ebi Thabiti, ka vlerësuar se ky është një hadith i vërtetë. Kështu që dhe Imam Dhehebiu, iu është bashkangjitur gjykimit të tij”. (13)

“Me të vërtëtë ky pohim, është për t’u çuditur sepse, kur hapim kopjen e veprës së sipërcituar, vëmë re se, miratimi i mësipërm i Imam Dhehebiut, është fshirë qëllimisht nga fundi i hadithit”.

“Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), e Hafidh Ibn Kethirit. Në këtë vepër hafidhi, nuk e përmend hadithin nga mësuesi i tij. Ibn Kethiri gjatë komentimit, të ajetëve 23 dhe 24 të Sures Shura kumton: “Sipas një hadithi të vërtetë: “Muhammedi (p.q.m.t.) gjatë hutbes së tij, në vendin e quajtur Gadir Humi, na u drejtua: “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim. Këto dy porosi nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. (14)

“Ashtu siç shihet qartë, Ibn Kethiri pohon se ky, është një hadith i vërtetë”.

“Një tjetër dijetar, i cili pohon se hadithi i lartpërmendur është i vërtetë, është dhe autori i veprës me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), dijetar Alusiu. Ky i fundit citon: “Me termin “Ehli Bejti”, i cili kalon në Hadithin Thekalejn, kuptojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), ka për qëllim nënkuptimin e elementit të dytë, të përmendur në këtë hadith. Ashtu siç është bërë e qartë dhe në Hadithin Thekalejn: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Rënda. Ato janë Libri i Allahut, që është një litar i zgjatur dhe Ehli Bejti im. Këto të dyja, nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më kthehen mua, në krye të lumit (Keuther)”. Si rrjedhojë pohojmë se është e pamundur, përfshirja e bashkëshorteve të papastra të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda pjesës së dytë të hadithit, përkatësisht termit të “Ehli Bejtit”. (15)

Prezantuesi: “Pra ashtu siç miraton dhe dijetar Alusiu, ky është një hadith i vërtetë. Pra ai pohon me bindje të plotë se dhe pjesa e fundit, e Hadithit Thekalejn është e vërtetë. Megjithatë dua të nënvizoj faktin, se nuk e kam hasur në asnjë vend tjetër dhe nuk njoh asnjë njeri, i cili të ketë rrëfyer këtë. Shkurtimisht ai kumton: “Edhe nëse përdorim termin “Ehli Bejti im”, ky term nuk përfshin bashkëshortet e të dërguarit të Allahut (k.m.t.)”.

Prezantuesi: “Këtë e themi sepse arsyeja, është se “halife” (prijësi), është Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.)”.

I ftuari: “Nënvizojmë se kjo është një gjetje e goditur. Dijetar Alusiu është i mendimit, se bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) nuk përfshihen brenda Ajetit të Pastrimit. Kini kujdes thënien e tij: “Si rrjedhojë pohojmë se është e pamundur, përfshirja e bashkëshorteve të papastra të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda pjesës së dytë të hadithit, përkatësisht termit të “Ehli Bejtit”. Me të vërtetë, përfundimi i përfituar i dijetar Alusiut, përmban një nuancë shumë të hollë. Me fjalë të tjera ai thotë: “Edhe në rast se, qasemi ndaj pranimit, së ajetit 33, të Sures Ahzab, në të cilin thuhet: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, nënkuptojmë përfshirjen e bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.), sërish theksojmë se Hadithi Thekalejn, e përjashton përfshrjen e tyre, brenda termit të Ehli Bejtit. Themi se ky është një pohim jetik”.

“Dijetar Alusiu më tej vijon: “Ashtu siç kalon dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, Farefisi i Pastër i të dërguarit të Allahut (l.m.t.), është Ehli Bejti i tij, pra bashkësia e tij më e ngushtë, pra familja e tij. Termi “Ehli Bejti” që ceket në këtë hadith, është e qartë dhe është ose “përcaktuesi” i farefisit ose “kundrinori i drejtë i tij”, ose një zëvendësues, i cili i zëvendëson këtë tërësisht”. (16)

“Sido që të jetë, kuptimi është i njëjtë, ose e thënë ndryshe me fjalë të tjera, bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk përfshihen as në fushën e përcaktuesit dhe as në atë të kundrinorit të drejtë. Me fjalë të tjera, ato janë plotësisht të përjashtuara, nga përfshirja brenda Farefisit të tij të Pastër, ashtu dhe nga përfshirja brenda termit të “Ehli Bejtit””.

“Një dijetar tjetër, i cili ka miratuar vërtetësinë e Hadithit Thekalejn, është dhe autori i veprës me titull: “Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël), Hafidh Sujuti. Ai citon nga Zejd Ibn Erkami se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”. Pas shënimit të këtij hadithi, ka vënë shenjat “S” dhe “H”, duke nënkuptuar kështu se si Imam Buhariu ashtu dhe Imam Muslimi, e kanë shënuar këtë hadith në veprat e tyre. Për më tepër, vërtetëuesi i kësa vepre, Hamdi Demredash Muhammedi, shton se ky është një hadith i vërtetë”. (17)

“Një tjetër dijetar, i cili na ka lajmëruar, për vërtetësinë e këtij hadithi, është autori i veprës me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), e Ibn Haxher Hejthemiu. Ky i fundit nënvizon: “I dërguari i Allahut (f.m.t.) ka thënë: “Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më bashkohen mua, në krye të Lumit Keuther. Unë i kam kërkuar Zotit tim, që ju t’i ndiqni dhe të mos shmangeni nga ato. Atëherë mos dilni përpara tyre, sepse do të shkatërroheni”. (18)

“Një dijetar tjetër, i cili pranon vërtetësinë e Hadithit Thekalejn, është dhe shkrimtari i veprës me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Sunetëve të Vërtetë të Tirmidhiut), dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani. Ky i fundit përshkruan, se i dërguari i Allahut (k.m.t.) ka cituar: “Unë do të lë në mesin tuaj dy porosi, që për sa kohë që do të lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë...Këto të dyja, nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më vijnë mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit. Kini kujdes se si do të nënshtroheni këtyre të dyjave, pas largimit tim”.

“Pas shënimit të hadithit të sipërcituar, dijetari shqiptar Shejh Albani, citon se ky është një hadith i vërtetë”. (19)

“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), dijetari shqiptar Shejh Albani, pasi shënon hadithin e mësipërm: “Këto të dyja nuk do ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të të më vijnë mua në krye të Lumit Keuther”, thekson se ky është një hadith i vërtetë”. (20)

“Lejomëni t’iu bëj të qartë, se nuk janë vetëm komentuesit dhe, shkrimtarët e përmbledhjeve të hadithit dhe muhaddithët ata të cilët, e kanë përmendur vërtetësinë e këtij hadithi. Por janë dhe gjuhëtarët dhe leksikografët. Dua të cek këtu, vetëm një burim, si pasojë e kohës së kufizuar. Në veprën e tij me titull: “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), Ibn Mensuri përshkruan: “Hadithi Thekalejn në formën: “Unë do t’iu lë Dy Porosi të Rënda pas meje: Librin e Allahut dhe Farefisin tim. Këto të dyja nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më vijnë mua, në krye të Lumit Keuther, në Ditën e Kijametit”, është një hadith i vërtetë. Më tej dhe Muhammed Ibn Ishaku shton: “Ky është një hadith i vërtetë”. (21)

Prezantuesi: “Këtu duam të themi se edhe gjuhëtar Ibn Mensuri, e ka cilësuar hadithin në fjalë, si një hadith të vërtetë”.

I ftuari: “Duhet ta keni të qartë, se askush nuk e ka vlerësuar, hadithin e lartpërmendur si të dobët. Tani kam dëshirë, që pa kaluar në çështjen pasardhëse, t’u përgjigjem pyetjeve, të ndjekësve tanë të nderuar. “Vallë sa mund të përputhet, me ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, aludimi i rremë: “Imam Ahmed Ibn Hanbeli dhe dijetarët dhe muhaddithët e tjerë, janë të njëzëri se Hadithi Thekalejn është i dobët”, në një kohë kur, një numër jashtë mase i madh dijetarësh, analistësh, komentuesish, muhaddithësh, leksikografësh, gjuhëtarësh dhe burimesh dhe veprash, këmbëngulin se ky është një hadith i vërtetë”.

“Mënyra e përdorur nga Ibn Tejmijja, krijon përshtypjen në mendjen e lexuesit, se ai e vlerëson një hadith si të dobët, ose të vërtetë, në mënyrë të prerë, sipas dëshirës së tij, në mungesë të plotë të zinxhirëve të tij të transmetimit. Edhe dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, përdor të njëjtën mënyrë. “Vallë cilët janë ata, që e cilësojnë këtë si një hadith të dobët?!” Ne gjatë tërë serisë së programeve tona dhe në programin e mbrëmjes së sotme, kemi treguar të paktën pesëmbëdhjetë burime, të dijetarëve dhe muhaddithëtë të mëdhenj dhe të njohur sunnitë, si Imam Tahauiu, Hafidh Ibn Kethiri, Imam Dhehebiu, dijetar Alusiu dhe Shejh Albani”.

“Vallë të tërë dijetarët e sipërcituar, nuk kanë asnjë lloj vlere, në sytë e Ibn Tejmijjes?!” Ky i fundit e ka tepruar me prirjet e tij të theksuara emeuiste, sepse kapet dhe pas mustaqeve të misrit, vetëm për t’i mbrojtur këta të fundit. Ndërsa kur vjen puna, për të vlerësuar, ashtu siç duhet, postin e lartë e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, ai orvatet me të tëra mundësitë, me mish e me shpirt, për të kundërshtuar dhe mohuar, cilësitë e tyre të larta dhe virtytet e tyre fisnike. Këtu nuk mund të lëmë pa sqaruar se ky post, është një nga postet më të rëndësishme, të dymbëdhjetë imamëve të Ehli Bejtit dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë vëllain tonë, Muhammed Mehdiun nga Iraku. Urdhëroni”.

Muhammed  Mehdiu: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit dhe do të doja të citoja dy të vërteta, rreth kësaj çështjeje dhe kisha një pyetje, për Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Pika e parë është se, përveç komentimit të dijetar Alusiut, të një vërtete të cekur, në komentimin e tij, gjendet dhe një e vërtetë tjetër. Sërish sipas këtij hadithi, ceket se bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), duhet të ndahen nga Kur’ani Famëlartë. Kjo ndarje nuk është, si pasojë e mëkatimit të tyre, por sepse ato nuk janë të pranishme, së bashkë me Muhammedin (p.q.m.t.) deri në ditët e sotme”.

“Pika e dytë është se, në hadithin që kalon tek vepra e Ibn Kethirit, është përdorur përcaktuesi “lem” (nuk janë të ndara) dhe nuk është përdorur “len” (nuk do të ndahen). Vallë cili është kuptimi i këtij parapëlqimi?!”

I ftuari: “Alejkum Selam! Kjo është çështje, të cilën do ta sqarojmë më vonë”.

Muhammed  Mehdiu: “Si përfundim, zotëri i nderuar, kam dëgjuar thashetheme të ndryshme, se Ibn Tejmijje, cilësohet si muxhtehid, në fushën e hadithit. Vallë a nuk gjendet ndonjë rregull, i cili duhet ta zbatojë muxhethidi, në vlerësimin e një hadithi, si një hadith të vërtetë ose të dobët?!”

I ftuari: “Themi se nga hadithi në fjalë, arrijmë në përfundimin, se ky është një tregues, i mungesës së pranisë së vijmësisë, së bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

Prezantuesi: “Sejjid Kemal Hajdari thotë se Ibn Tejmijje, i ka vlerësuar sipas dëshirës, disa hadithë si të vërtetë dhe disa të tjerë të dobët. Më pas ai vijon duke shtuar, se mendimi i dijetarëve për këta hadithë, është ashtu dhe kështu. Të njëjtën dukuri, e hasim dhe ne veprën me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), e Imam Kulejnit. Dijetarët shiitë, kanë mendime të ndryshme, mbi hadithët e shënuar, në veprën e mësipërme. Si për shembull, nëse një dijetar shiit, e ka vlerësuar si të vërtetë një hadith, ndërsa një tjetër ka pohuar të kundërtën. Kjo është një çështje, që ka të bëjë me dhënien e miratimeve, prandaj Kemal Hajdari nuk e sheh të arsyeshme, që të bëjë qortime mbi miratimet e Ibn Tejmijjes, sepse ky i fundit e ka dhënë tanimë miratimin e tij”.

“Pikë së dyti, Sejjid Kemali na bën të ditur se, përkufizimet dhe veprat e Shejh Albanit dhe Shejh Alusiut, nuk kanë asnjë vlerë, në sytë e Ibn Tejmijjes. Këtu duhet të nënvizojmë se këta dy dijetarë, kanë jetuar shumë kohë më vonë, pas vdekjes së Ibn Tejmijjes”.

“Si përfundim, duhet të theksojmë faktin, se nuk gjendet ndonjë mospërputhje mendimesh, mes dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe atyre të Ehli Bejtit. Sejjid Kemal Hajdari synon të na bëjë të qartë se mospërputhja e mendimeve ëshët mes shitëve dhe uehhabistëve. Kam një pyetje për ju: “Nëse ju besoni se Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani do të hyjnë në Xhennet, ne jemi të njëjtin mendim me ju...

Prezantuesi: “Themi se është e vërtetë se ata dijetarë, kanë jetuar pas Ibn tejmijjes. Megjithatë ejjidi na shpjegoi se vërtetëia e këtij hadithi ëshët argumentuar si nga dijetarët e epokës së hershme dhe asja të vonshme islame. Beoj se keni kuptuar përmbajtjen e meszhit të dhënë. Por ne tani nuk jemi duke shqyrtuar mospërputhjen e mendimeve dhe ccështjen e bashëkohësvë të Muhammedit (p.qm.t.)

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë vëllain tonë, Halidin nga Katari. Urdhëroni”.

Halidi: “Es-selamu alejkum! Mirëmbrëma! Me lejen tuaj dua të cek një çështje”.

I ftuari: “Tani le t’i përgjigjemi pyetjes, që ka të bëjë me programin tonë, të drejtuar nga vëllai ynë nga Katari. Ai po orvatet të thotë se shqetësimi i tij, nuk është përcjellja e mendimeve të Ibn Tejmijjes. Fillimisht pjesa e jashtme e thënies na tregon: “Ibn Tejmijje synon, që të na shfaqë se ky kuptim dhe ky transmetim, nuk është i qëndrueshëm dhe nuk orvatet në përcjelljen e këndvështrimeve të tij. Duke u nisur nga thënia e tij, të krijohet përshtypja se hadithi  i lartpërmendur, nuk është i vërtetë. Nëse qëllimi i Ibn Tejmijjes, është citimi i dobësisë së hadithit të sipërcituar, atëherë ai duhet të kryente, sqarimin e duhur përkatës, mbi përmbajtjen e këtij hadithi, zinxhirit të transmetimit të tij, muhaddithëve dhe dëshmitarëve të tij”.

“Pikë së dyti, duke bërë lidhjen, me programin tonë, të vëllait tonë nga Katari, pohojmë se ai po orvatet të thotë: “Por edhe në veprat tuaja, gjenden hadithë, të cilët një pjesë e dijetarëve tuaj, i kanë vlerësuar si hadithë të dobët, ndërsa disa të tjerë, i kanë vlerësuar si hadithë të vërtetë”, kështu që mesazhi i tij është “Edhe në mesin e dijetarëve shiitë, është e njëjta gjendje”. Kjo është një çështje, që ka të bëjë, me adresimin e Ibn Tejmijjes dhe jo me miratimin e tij. Të paktën aludimi i dytë dhe adresimi i tij Ibn Tejmijjes, kuptohet lehtësisht se është një gënjeshtër dhe i gabuar. Nëse çështja ka të bëjë me miratimin e tij dhe nëse ai me miratimin e tij ka cituar se hadithi është i dobët, atëherë ai duhet të përcaktonte: “Ky është mendimi im, duke u nisur nga kjo arsye”.

Prezantuesi: “Tani do të kalojmë në dhënien përgjigje të pyetjes: “Vallë përse krijoni një përshtypje, se gjendet një mospërputhje, mes shiitëve dhe uehhabistëve?!

I ftuari: “Këtë arsye e kemi stërthënë me dhjetra herë. Shtyllat mbështetëse, të Shkollës së Ehli Bejtit, ndryshojnë nga parimet mbështetëse, të Shkollës së Ehli Sunnetit. Në këtë pikë, unë do t’i drejtoj një pyetje, në dy pika ndjekësve të Ibn Tejmijjes: “Vallë përse orvaten, në përhapjen e mendimit se Ibn Tejmijje, ishte një dijetar sunnit, ndërkohë që ai nuk ka qënë?!” Ai ka një doktrinë ndryshe nga ajo sunnite. Ju lutem që të tregohen guximtarë, të mos frikësohen nga njerëzit dhe të mos fshehin të vërtetën. Ndjekësit e tij pretendojnë se Ibn Tejmijje, ka përfaqësuar Ehli Sunnetin”.

“Çështja e dytë, duam të sqarojmë se ndonëse ne, kemi disa mospërputhje, në disa çështje me Ehli Sunnetin, ne gjithsesi jemi të mendimit të njëjtë, me disa çështje të tjera. Imam Tahauiu, pasi e ka përcjellur hadithin në fjalë, ka shtuar se është një hadith i vërtetë, por nuk e ka kuptuar përmbajtjen e tij”.

“Madje dhe ne disa herë, nuk arrijmë të kuptojmë përmbajtjen e hadithit, megjithatë ne nuk e mohojmë atë. Shqetësimi ynë, ka të bëjë me Ibn Tejmijjen, përfaqësuesin e botëkuptimit fetar emeuist. Ky i fundit orvatet me të tëra mundësitë, me mish e me shpirt, për të kundërshtuar dhe mohuar, cilësitë e larta dhe virtytet fisnike, të anëtarëve të Ehli Bejtit”.

“Ndërsa në anën tjetër, kemi Shejh Alusiun, të cilin askush nuk e ka akuzuar si shiit. Ai edhe e ka përcjellur edhe e ka kuptuar hadithin. Shqetësimi ynë, është në lidhje me hedhjen dritë, mbi dy pika me ndjekësit e Ibn Tejmijjes. Shqetësimi i parë është se si Ibn Tejmijje, ashtu dhe ideologjia uehhabiste, nuk kanë të bëjnë me Ehli Sunnetin. Ndërsa i dyti, është se ne ndajmë, disa çështje të përbashkëta me Ehli Sunnetin, megjithatë ne nuk kemi asgjë të përbashkët, me botëkuptimin fetar emeuist, të themeluar nga Ibn Tejmijje”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Së bashku do të rishihemi, në programin tonë vijues dhe mirëmbetshi.  Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 170, 211, 308; vëll. 18, fq. 114; vëll. 35, fq. 456 dhe 512. Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

2- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Dhebbu Ahmedi An Musnedi Imami Ahmedi” (Thelbi i Imam Ahmedit Nga Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmedit), fq. 12, Shtëpia Botuese: “Besniku”.

3- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Dhebbu Ahmedi An Musnedi Imami Ahmedi” (Thelbi i Imam Ahmedit Nga Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmedit), fq. 12, Shtëpia Botuese: “Besniku”.

4- Hafidh Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Kajmaz Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 11, fq. 329.

5- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Dhebbu Ahmedi An Musnedi Imami Ahmedi” (Thelbi i Imam Ahmedit Nga Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmedit), fq. 13, Shtëpia Botuese: “Besniku”.

6- Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 303.

7- Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 303.

8- Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 303.

9- “Në shencën me këtë dukuri nënkuptojmë, përvetësimin e një vepre, ose disa hadithëve të shkruar, nga një muhaddith ose ndonjë klasifikues, me dorëshkrimin e tij, në shkencën e hadithit”.

10- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 1, fq. 147, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

11- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështje të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

12- Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje Ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi), vëll. 7, fq. 668, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”.

13- Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje Ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi), vëll. 7, fq. 668, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”.

14- Hafidh Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), Komentimi i Sures Ali Imran, vëll. 6, fq. 548, Vërtetimi Nga Hikmet Ibn Beshir Ibn Jasini, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Botimi i Parë.

15- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebu’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh Dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 305, Analiza Dhe Vërtetimi Nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”, Botimi i Parë.

16- “Me kundrinorin e drejtë, nënkuptojmë dhe si përcaktuesin, si zëvendësuesin. Me fjalë të tjera ndonëse këta të dyja, mund të tregojnë të njëjtin njeri, nuk mund të nënkuptojnë të njëjtin gjë. Si për shembull: “Xhaeni Zejdun Ehuke” (Mua më erdhi vëllai yt Zejdi). Ja pra siç shihet, si përcaktuesi “eh” (vëllai), si zëvendësuesi “Zejdit”, nënkuptojnë të njëjtin gjë. Sherif Radiu citon: “Unë deri më tani, nuk kam parë ndonjë ndryshim, mes kudrinorit të drejtë dhe përcaktuesit”. Nuruddin Abdurrahman Xhamii, “Feuaidi’d-Dijaijje Sherhu’l-Kifajeti’l-Ibni’l-Haxhibi” (Dobitë e Thirrjeve Në Shpjegimin e Mjaftimit të Ibn Haxhibit), vëll. 2, fq. 63, 64, Vërtetimi Nga Usame Taha Rufaiui, Shtëpia Botuese: “Veprat Islame”, Stamboll, Turqi.

17- Hafidh Xhelaluddin Sujuti, “Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël), vëll. 2, fq. 544, Hadithi Nr: 2631, Vërtetimi Nga Hamdi Timurtash Muhammedi, Shtëpia Botuese: “Institucioni i Këndvështrimit të Mustafait”, Mekka e Nderuar, Mbretëria e Arabisë Saudite.

18- Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemiu, “Sauaiku’l-Muhrika Ala’l-Ehli’Rafidi’d-Dalali ue’z-Zindika” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, Të Shmangurit Dhe Të Pafetë), vëll. 2, fq. 635, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu Dhe Kamil Muhammed Harrati dhe, Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

19- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Sunneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë në Sunetët e Tirmidhiut), vëll. 3, fq. 543, 544.

20- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 482, Hadithi Nr: 2457 dhe 2458.

21- Dijetar Ebu Fadl Ibn Mensur Ibn Mukerrem Xhemaluddini, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), vëll. 9, fq. 34.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak